Shteti i Kosovës ta financon testimin e secilit qytetar për Covid-10, në laboratorët publik-shtetëror dhe në ata privat

Shteti i Kosovës ta financon testimin e secilit qytetar për Covid-10, në laboratorët publik-shtetëror dhe në ata privat

Gani Qarri

  • 15 August 2020 - 09:08

Shkruan: Gani Qarri

“Degjenerimi i kastës aktuale politike,ka arritur deri në atë shkallë, sa që sot më tepër se kurrë më parë, shihet hapur se ekzistojnë tendencat serioze që pushtetarët e tanishëm, duke keqpërdorur brishtësinë e funksionimit të kësaj Qeverie, pandeminë e koronavirusit dhe masat për ballafaqim me këtë situatë të vështirë, ti shndërrojnë të gjitha këto në domene të përshtatshme të përfitimit individual, grupeve të tyre të interesit dhe të bizneseve personale. Për aq më tepër, në vend se të pajisen Qendrat e Mjekësisë Familjare me kapacitete të nevojshme për realizimin e testeve, janë licencuar institucionet private, qendra dhe laboratorët personal, që do ti kushtojnë gjithnjë e më shumë xhepit dhe standardit të ulët të qytetarëve, nga të cilët edhe në këtë gjendje, vazhdojnë të përfitojnë dhe pasurohen pushtetarët kriminel”.

-Në Kosovë mjerisht, si në asnjë vend tjetër në botë edhe në këtë gjendje të rëndë pandemie të shkaktuar nga virusi Covid-19, pushtetarët e kriminalizuar, kanë filluar të luajnë hapur me fatin e njerëzve në hall, duke shpikur ente të mjekësisë amatore dhe lejuar qendra private të pa atestuara medicinave, për të plotësuar,-jo nevojat e qytetarëve, por mungesën e përfitimeve dhe të grabitjes nga qendra e ashtuquajtur, për "homologim" e makinave nga Evropa, të cilat për shkak të pandemisë, këtë vit kanë stagnuar tërësisht. Madje të ndodhur para konfirmimit të akuzave të para, që sipas afateve të parapara ligjore, këto ditë pritet të shpallen nga Gjykata Speciale, komandantët " sy pa trembur" duke hetuar se ku ende mund të vilet leku dhe grumbullohen në masë sa më të madhe para, jo vetëm që nuk brengosen për numrin e tepërt të vdekjeve ditore, por kanë filluar të bëjnë biznes edhe me jetën e të gjallëve, duke shpikur e licencuar,në vend të enteve profesionale, institucione private dhe qendra e laboratorët personal, për kryerjen me çmime të kripura, të testeve (fallco), nga qytetarët në nevojë. Degjenerimi i kastës aktuale politike,ka arritur deri në atë shkallë, sa që sot më tepër se kurrë më parë, shihet hapur se ekzistojnë tendencat serioze që pushtetarët e tanishëm, duke keqpërdorur brishtësinë e funksionimit të kësaj Qeverie, pandeminë e koronavirusit dhe masat për ballafaqim me këtë situatë të vështirë, ti shndërrojnë të gjitha këto në domene të përshtatshme të përfitimit individual, grupeve të tyre të interesit dhe të bizneseve personale. Për aq më tepër, në vend se të pajisen Qendrat e Mjekësisë Familjare me kapacitete të nevojshme për realizimin e testeve, janë licencuar institucionet private, qendra dhe laboratorët personal, që do ti kushtojnë gjithnjë e më shumë xhepit dhe standardit të ulët të qytetarëve, nga të cilët edhe në këtë gjendje, vazhdojnë të përfitojnë dhe pasurohen pushtetarët kriminel. Qeveria e Kosovës, shteti si shtet serioz, do të duhej ta merrte përsipër secilin shpenzim sa i takon testimit të qytetarëve për Covid-10, edhe në laboratorët publik-shtetëror dhe në ata privat. Për këtë arsye edhe anëtarja e vjetër e LDK-së, Melihate Tërmkolli e njohur për qasjen e saj kritike ndaj abuzimeve me pushtetin, e ka kritikuar ashpër Qeverinë Hoti për shndërrimin e fushatës kundër pandemisë në fushatë biznesi dhe përfitimi, përderisa kritika për menaxhim të dobët të situatës jo vetëm me pandeminë, ditë më parë ka shprehur publikisht edhe vet nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".