Preke kokën Avdullah Hoti se të morri lumi

Preke kokën Avdullah Hoti se të morri lumi
Preke kokën Avdullah Hoti se të morri lumi

Ragip Guraziu

  • 15 August 2020 - 09:16

Shkruan: Ragip Guraziu

“Tani me të drejtë po ngjallen dyshimet e po flitet dhe po pëshpëritet se si eksitojnë tendencat serioze që pushtetarët e tanishëm, duke parë brishtësinë e funksionimit të kësaj Qeverie, edhe pandeminë e koronavirusit dhe masat për ballafaqim me këtë situatë, ti shndërrojnë në situatë të përshtatshme të përfitimit individual dhe grupeve të tyre të interesit dhe të biznesit, derisa në vend që të pajiset Qendrat e Mjekësisë Familjare me kapacitete për realizimin e testeve, janë licencuar institucionet private, laboratorët privat që do ti kushtojnë shumë xhepit dhe standardit të qytetarëve. Prandaj i them, preke kokën Avdullah Hoti se të morri lumi”.

-Edhe anëtarja e LDK-së, MelihateTërmkolli dhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, kritika kryeministrit Hoti dhe Qeverisjes së tij për brishtësinë e funksionimit të kësaj Qeverie. Pyetja që shtrohet në këtë situatë të kësaj pandemie,që ka përfshirë e gjithë Botën,Qeveria Hoti më shumë po kritikohet nga të vetët, subjektit të tij LDK-së. Thuhet a eksitojnë tendencat serioze që pushtetarët e tanishëm, duke parë brishtësinë e funksionimit të kësaj Qeverie, edhe pandeminë e koronavirusit dhe masat për ballafaqim me këtë situatë, ti shndërrojnë në situatë të përshtatshme të përfitimit individual dhe grupeve të tyre të interesit dhe të biznesit, derisa në vend që të pajiset Qendrat e Mjekësisë Familjare me kapacitete për realizimin e testeve, janë licencuar institucionet private, laboratorët privat që do ti kushtojnë shumë xhepit dhe standardit të qytetarëve. Kjo situatë aktuale po kalon gati 5 muaj ku e gjithë bota ka hallet e veta secili shtet,dhe secili shtet mundohet për qytetarët e vetë ta jep maksimumin e duhur, e te ne në Kosovë pak më ndryshe po menaxhohet ky rast. Secila Qeveri, tani mu në këtë moment edhe politika po e luan këtë lojë profitabile për interesat e vetë mu në këtë pandemi. Në politikë asgjë nuk është fiktive dhe e pa ndryshueshme, prandaj edhe ka një rrezik serioz për Qeverinë Hoti i cili vjen nga mocion për mosbesimin e kësaj Qeveria Hoti nga VV-ja në krye me Albin Kurti. Fati në këtë fatkeqësi që po i kanoset Qeverisë Hoti është nëse do ti bashkohet ose jo edhe PDK-ja këtij mocioni në momentin e fundit. Prandaj me këtë spektër politik të degraduar e të deformuar nuk ka ardhmëri për qytetarët. Le të presim edhe ndonjë ditë por unë nuk e di se kur do të ju vije fundi këtyre lojërave politike që po i tronditin qytetarët dita ditës. Nuk është aspak e befasishme pse doli edhe anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli e njohur për qasjen e saj kritike ndaj abuzimeve me pushtetin, e cila hapur e ka kritikuar Qeverinë Hoti për shndërrimin e fushatës kundër pandemisë në një fushatë biznesi. E kritika për menaxhim të dobët të situatës, ditë më parë ka pasur edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri. Tani me të drejtë po ngjallen dyshimet e po flitet dhe po pëshpëritet se si eksitojnë tendencat serioze që pushtetarët e tanishëm, duke parë brishtësinë e funksionimit të kësaj Qeverie, edhe pandeminë e koronavirusit dhe masat për ballafaqim me këtë situatë, ti shndërrojnë në situatë të përshtatshme të përfitimit individual dhe grupeve të tyre të interesit dhe të biznesit, derisa në vend që të pajiset Qendrat e Mjekësisë Familjare me kapacitete për realizimin e testeve, janë licencuar institucionet private, laboratorët privat që do ti kushtojnë shumë xhepit dhe standardit të qytetarëve. Prandaj i them, preke kokën Avdullah Hoti se të morri lumi”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".