Reagim i një qytetari të Kosovës ndaj takimit Hoti- Vuçiq

Reagim i një qytetari të Kosovës ndaj takimit Hoti- Vuçiq
Reagim i një qytetari të Kosovës ndaj takimit Hoti- Vuçiq

Halim Hyseni

  • 15 August 2020 - 10:37

Asnjëherë  dhe  askund  shtetin ligjor dhe lirinë e kombeve nuk e kanë   ndërtuar dhe nuk e ndërtojnë dot hajnat!

 

Vaj hallit për  Kosovën dhe  qytetarët e saj. Ditë të vështira po e presin.  Këto ditë  xhandarmeria  serbe   filloi “shëtitjet” e saj nëpër territorin e  Kosovës. U ngut KFORI të argumentoj se ky veprim është i koordinuar ndërmjet   KFOR-it dhe   organeve  të sigurisë së Serbisë, në kufijtë  administrativ Serbi – Kosovë. U përpoq ta  “bind” popullin e   Kosovës se  kështu garantohet siguria në Kosovë, duke   ia  sjellë  në kujtim këtij populli të mjerë tmerret e viteve  të ’90 të shekullit të kaluar.   Vizitat e këtilla  KFORI  nuk i bën brenda territorit të Serbisë, ta  zëmë në   komunat  e Kurshumlisë, Medvegjës ( ku ka ndodhur   dhe  po ndodh  gjenocidi i vetëm  në dekadën e dyte të shekullit  XXI në Evropë, mbi  shqiptarët e  kësaj komune)  Bujanocit dhe  Preshevës. Para  pak ditësh  krimineli Aleksandër Vuçiq, trabanti i  kasapi të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, deklaroi: “Nuk  më intereson Kushtetuta e  Kosovës,  Bashkësia e   komunave  serbe do të themelohet. Pikë!”. Kështu tha  dhe kështu  dhe kështu si duket  do të  bëhet!. Ne takimin e radhës temë e bisedave   e caktuar nga kasapi Millosheviq (Evropa ia ka  dhen këtë epitet, jo unë), pardon  alter ego-ja   Aleksandër Vuçiqi,  ekzekutori i vëllezërve  Bytyqi, shtetas të SHBA-ve, më 19 korrik të vitit 1999, dhe  Bashkimi Evropian do të jetë Zajdenica-  Republika  Serbe  e Kosovës. Në takim nuk do të bisedohet për   mbi 1600 të pagjetur, për mbi 20.000 gra të dhunuara shqiptarë të Kosovës, për 1397  fëmijë të vrarë, për mbi 9.400 civilë pafajshëm  shqiptarë të vrarë dhe të masakruar, për  1001  fshatra të djegur  dhe të shkatërruar shqiptare, për  mbi 29 miliardë dëme të cilat  pushteti  gjenocidal serb i ka shkaktuar  popullit shqiptar dhe  Kosovës në periudhën 1989 - 2000. Aty nuk do të diskutohet për trafikimin e organeve  të fëmijëve  shqiptarë për të cilat  flet Mark Skinner, për  helmin  sarin të përdorur ndaj  rinisë shkollore në vitet  1987 -1990, si dhe të  aplikuar edhe  në Betejën e Kosharës në vitin 1999. Rrëzimi i Qeverisë Kurti, i  inskenuar nga Isa  Mustafa dhe   Hashim Thaçi, nuk është rastësi, as interes  i Kosovës dhe  i qytetarëve të saj, por  skenar ndërkombëtar  për  zhbërjen e  Republikës së  Kosovës  të degdisur dhe sakatuar nga pushtetarët hajna, pseudopatriotët, mercenarët  dhe renegatët e infiltruar  të  shërbimeve   sekrete  të   Serbisë në të gjitha  fushat e jetës dhe në të gjitha nivelet e pushteti, duke përfshirë edhe  Qeverinë dhe  Presidencën( kujto: këshilltarin serbe  të presidentit   Thaçi, tani  anëtar i   partisë “Sërpska” e cila në program  e ka  kthimin e  Serbisë në Kosovë).  Pushtetarët, pardon  sunduesit  dhe “patriotët” e  Kosovës, për të gjitha këto  nuk bëjnë as gëk as mëk.  Ata janë pajtuar ta  heqin parimin e reciprocitetit- parimin themelor për zgjidhje  jo të dhunshme, konstruktive  dhe humane   të problemeve ndërkombëtare i cili do të kishte  rrjedhojë zgjidhjet  fitore – fitore  dhe   jo zgjidhjen fitues ( Serbi) dhe  humbës ( Kosovë dhe qytetarët e saj). E para,  sjell paqe pozitive, konstruktive  të qëndrueshme ( Johan Galtung); e dyta,  sjell konflikte, luftë, shkatërrime , kthen kohën e  viteve  ‘80 , kohë  në të cilën në botë  kanë  ndodhur në 50 shtete konflikte të bazuara  në identitete  etnike, në të cilat kanë humbur jetën  mbi dy milionë fëmijë dhe 6 milionë fëmijë të plagosur me  pasoja  gjatë gjithë jetës. Për themelimin  e “Zajednicës” një  organizatë ( nuk ia mbajta  në mend emrin, si dhe  një përfaqësues i cili  fliste  shqip, dhe  argumente “bindëse “  me të cilat argumentonte pse duhet  themeluar një ”shtet” në “shtet”, duke  “harruar” se  vendi më  homogjen në aspektin  etnik në Evropë ( 90%  e popullsisë i takojnë një etnie)me  Kushtetutën e saj, është shpallur shtet multi etnik, andaj  ky ka  harruar ose nuk e di se në shtete multi etnike  nuk ka ndarje  në vija  etnike, as pushtet të tretë. Themelimi  i “Zajednicës”  nuk përputhet me Planin Ahtisaari, plan  i cili ka qenë kompromis i dhimbshëm dhe me pasoja tepër të mëdha  për  shtet-ndërtimin e Kosovës. Themelimi  i   Zajednicës në Kosovë, është  Ahtisari ++. Ky,  dhe ky institucion që nuk ia mbajta  emrin, e paska  bërë një “analizë ” a “studim shkencor”,por pa e lexuar Memorandumin e  Akademisë Serbe të Shkencave  dhe të Arteve të  vitit 1986,  i cila ka qenë dhe  sot është skenar për krijimin e  Serbisë së Madhe,  dhe  mbi bazën e të cilit filluan luftërat e përgjakshme në  ish- Jugosllavi, me  synim  që të krijohet  Serbia e Madhe  dhe  Homogjene. Sikur ta kishin lexuar ketë projekt  fashizoid,  in extremis racist, të mos them homofob, do ta kuptonin se  aty  është  përcaktuar qartë LIDHJA HORIZONALE E TË GJITHË SERBËVE e cila  do të përfundonte me LIDHJEN VERTIKALE TË TË GJITHË SERBËVE me   KOKËN  dhe  TRURIN  E TYRE NË BEOGRAD. Kjo tendencë e Serbisë dhe   ideologëve   gjenocidal serbe, burimin e ka  në projektin e hartuar nga  Vuk Karaxhiqi, në vitin 1836, me  emrin “RASTKO”, motoja  e të cilit është“ Ku është një serb  apo një varr serb, aty është tokë serbe”. Me  themelimin e  “Zajednicës”, Serbia me mbështetjen ndërkombëtare,   zyrtarisht  do të përcaktojë  kornizën e  Serbisë Madhe. Edhe këtë herë, po vërtetohet  fakti, se   Serbia  i  humbë të gjitha luftërat e nisura  gjenocide, por të gjitha humbjet e luftërave, me gënjeshtra “patriotike” në paqe i kthen në fitore.

Mendoj se  në Kosovë ka  ardhur koha të shtrohet në pyetja edhe   ekzistenca e  Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kështu si  është, sepse  është krejtësisht e padobishme  dhe shumë e kushtueshme  për këtë popull të saj të varfër dhe të nëpërkëmbur nga “udhëheqësit” e saj  mashtrues.

Lidhur me  “Zajednicën” kam shkruar  shumë, andaj nuk do ta  zgjas, duke  përfunduar  këtë reagim  ndaj takimit të ardhshëm në Bruksel të Vuçiqit  dhe të Hotit  në të cilën do të trajtohen modalitetet  e formimit të “Zajendicës”, formimi  i cilës vrastar për të ardhmen e  Kosovës dhe  qytetarëve të saj, andaj  në vend  të themelimit  të saj      për  Kosovën është më  mirë kthimi  i kufijve të  fund viteve të ’50 të shekullit XX, që Serbisë t’i kthehet territori i asaj kohe i komunës së Leposaviqit, dhe   Kosovës t’i kthehet territori i plotë i Preshevës dhe Bujonocit, por me kushtëzim  që të ndërpritet zbatimi i projektit  gjenocidal të Serbisë me mërin  PASIVIZIMI, duke  anuluara   të gjitha ç’ regjistrimet e shqiptareve të Medvegjes, si dhe duke u garantuar  atyre  të gjitha   ato të  drejta  të cilat   i gëzojnë serbët e Kosovës. Sigurisht problemi tjetër në këto biseda (+ i dytë për serbët) do të jetë ekstra territorialiteti  i kishave dhe manastire  që padrejtësisht quhen serbe, e që nuk janë  serbe,por ortodokse sepse sa janë të serbëve  ato janë të  shqiptarëve, meqë po të mos kishin qenë të tyre  ata me shekuj  nuk do t’i ruanin dhe po të mos i ruanin  shqiptarët, ata sot  nuk do të ekzistonin dhe për ta  as që do të flitej. Nëse nga  Serbia  arrin  t’i plotësojë këto kërkesa, shteti i   Kosovës  bëhet  tërësisht i panevojshëm, ndërsa  shqiptarët dhe  qytetarët tjerë jo serbë  nuk do të jenë as të lirë as të sigurt. As Ballkani, as Evropa nuk do të jenë  në paqe, sepse  po mbillet  fara e re e konflikteve të armatosura.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".