Të parandalohet biznesomania në kohë pandemie e lidhur kriminalisht mes qeverisë dhe institucioneve private shëndetësore

Të parandalohet biznesomania në kohë pandemie e lidhur kriminalisht mes qeverisë dhe institucioneve private shëndetësore
Të parandalohet biznesomania në kohë pandemie e lidhur kriminalisht mes qeverisë dhe institucioneve private shëndetësore

Arsim Haziri

  • 15 August 2020 - 12:19

Shkruan: Arsim Haziri

“Është raportuar se 50 euro kushton analiza aerologjike për covid 19 në laboratorët privat të licencuar. Saktësisht ky çmim vlen për qytetarët, ndryshe pushtetarët e të gjitha rangjeve i kanë laboratorët e shtetit dhe klinikat e shtetit në të cilat testet i bëjnë pa pagesë. Këta, zyrtarët, edhe maskat i kanë pa para. Një qeveri e cila në kohë pandemie bënë ndarje të tilla do të duhej detyruar që të jep dorëheqje ose të rrëzohet nga vetë qytetarët brenda natës. Kush janë këtë zotërinj si Hoti, Krasniqi , Thaçi, Selmanaj, Zemaj, të cilëve jo vetëm maskat por u dashka t'u blihen edhe pelenat e fëmijëve të tyre, edhe brekët, edhe testet të ju bëhen falas, edhe maskat më thasë të ju sigurohen falas nga më të shtrenjtat. Të Gjitha këto pa e cenuar gjepin dhe buxhetin e tyre familjar, nga djersa e popullit?”.

-Vlerësimi i procedurës dhe rregullshmërisë së licencimit të laboratorëve privat për testet COVID 19 natyrisht se është më se i nevojshëm, duke e ditur për koston dhe ngarkimet që mund t'i ketë për qytetaret e vendit. Madje edhe siç i raportua se një testim kushton mbi 20 euro, atëherë përveç frikës nga pandemia vërtet është edhe nga ngarkim tjetër për secilin qytetarë. Parlamentarëve iu takon që përmes një bashkëpunimi harmonik ta hartojnë një komision që ta vlerësoj normativitetin për kalimin e disa përgjegjësive tek ordinancat private, për testet Covid. Për t'i shuar dyshimet se në këtë kohë mund edhe të përfitoj dikur financiarisht, është e drejt një kërkesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që përmes angazhimit të tërësishëm politik ta ndërtoj një trup që do ta kishte hetuar këtë çështje, në mënyrë që qytetarit të mos i vendosen edhe disa ngarkesa të rënda. Është raportuar se 50 euro kushton analiza aerologjike për covid 19 në laboratorët privat të licencuar. Saktësisht ky çmim vlen për qytetarët, ndryshe pushtetarët e të gjitha rangjeve i kanë laboratorët e shtetit dhe klinikat e shtetit në të cilat testet i bëjnë pa pagesë. Këta, zyrtarët, edhe maskat i kanë pa para. Një qeveri e cila në kohë pandemie bënë ndarje të tilla do të duhej detyruar që të jep dorëheqje ose të rrëzohet nga vetë qytetarët brenda natës. Kush janë këtë zotërinj si Hoti, Krasniqi , Thaçi, Selmanaj, Zemaj, të cilëve jo vetëm maskat por u dashka t'u blihen edhe pelenat e fëmijëve të tyre, edhe brekët, edhe testet të ju bëhen falas, edhe maskat më thasë të ju sigurohen falas nga më të shtrenjtat. Të Gjitha këto pa e cenuar gjepin dhe buxhetin e tyre familjar, nga djersa e popullit? Se po jetojmë në një situatë në të cilën milionat shkojnë te milionat, kjo është praktikë, rregull që funksionon në tërë boten, por institucionet shtetërore e shëndetësore gjithkund në botë, janë në shërbim të popullit dhe atje investohen ato miliona, në shërbim të kategorive sociale me të ardhura të vogla. Sa për privatët, ata si ve në thumb askush sepse është e kuptueshme që shërbimet e tyre nuk mundë të bëhen pa pagesë por shteti duhet të ketë kontroll dhe të shërben si rregullator edhe në këtë sektor. Këtu po e shohim dështimin dhe po vërtetohet se Qeveria Hoti po del të jetë qeveri 100% qeveri koti sepse popull është në këtë kohë pandemie po shndërrohet në një fuqi investive të arkave të bizneseve të lidhura me aparaturën shtetërore të grupeve të ngushta të interesit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".