Më i zoti Vuçiqi se Hoti dhe Skender(beu) Hyseni!

Më i zoti Vuçiqi se Hoti dhe Skender(beu) Hyseni!
Më i zoti Vuçiqi se Hoti dhe Skender(beu) Hyseni!

Fadil Maloku

  • 24 August 2020 - 12:39

1. Thuhet se në betejen e Kosovës, pas fiaskos së aleancës anti osmane, despoti serb zhagazi dhe me kokë skajshmërisht të përulur (as edhe një milimetër – thuhet nga kronistët e kohës!?) s’e ka lëvizur, deri sa i është ofruar çadrës së sulltanit…, vetëm e vetëm që t’i “kreditoj” status të benificuar serbëve..!?

2. Tani pas 631 viti, Vuçiqi po shkon te Trumpi në Washington, por, për dallim nga parardhësi i tij i atëbotshëm… që kishte shkuar zhagaz dhe barkas, ky po shkon në këmbë të veta! Bile edhe krenar dhe me përplotë shpresë, për me përfitua diçka nga kjo Marrëveshje “historike! E KM ynë A. Hoti, jam kurreshtar me dijtë a ka nej informacion me nda me neve të vdekshmëve, lidhur me këtë takim! Apo Unë jam në gabim! Sido kudo, Ai bashkë me Skender(beun) Hysenin na ka premtu që do e nënshkruan një “njohje reciproke me Serbinë”!

3. Por, poenta s’është këtu. Ajo është diku tjetër. Se; më shumë po kuptojmë nga Vuçiqi (i cili edhe publikisht ka deklaruar se”Serbia është shumë e interesuar të fitoj Trumpi”, pastaj po na “informon” se takimi i Washingtonit po shtyhet, pastaj, se ka shumë gjasa që takimi të kurorëzohet… bile edhe me prezencën fizike të Presidentit amerikan) për “Marrëveshjen historike” mes Serbisë e Kosovës, se sa nga KM Hoti dhe Skender(beu) i Kosovës!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".