A po sfidohet Mali i Zi nga rrymat nacionaliste ekstreme serbe

A po sfidohet Mali i Zi nga rrymat nacionaliste ekstreme serbe
A po sfidohet Mali i Zi nga rrymat nacionaliste ekstreme serbe

Ismail Muçiqi

  • 03 September 2020 - 09:24

Zgjedhjet e fundit nacionale në Malë të Zi sollën zhvillime të reja të cilat e befasuan opinionin Malazezë për sigurinë dhe të ardhmen e shtetit.
Edhe kësaj radhe u dëshmue qartë se elaborati i Kishës Ortodokse dhe Akademisë të Shkencave dhe të Arteve në beograd, i gërshetuar dhe i mishëruar me politikën institucionale të serbisë nuk ka përfundua asnjëherë dhe ky projekt paraqetë rrezikë përmanent për destabilizimin jo vetëm të Malit të Zi por të shteteve të ballkanit në përgjithësi.

Rezultatet zgjedhore për parlamentin Malazezë treguan se rrymat nacionaliste serbe të cilat që nga Pranvera e këti viti janë aktivizua gjithandej qyteteve të Malit të Zi për të krijue kaos përmes protestave dhe demonstratave të cilat kësaj radhe projekti i serbisë së madhe po zhvillohet përmes Kishës Ortodokse dhe udhëheqjes së saj.
Presidenti Malazezë Millo Gjukanoviq ishte liderë me përmasa Botërore i cili me politikën e ti konsistente arriti ta shkëpusë Malin e Zi nga ideologjia nacionaliste Serbe e cila u kultivue nga memorandumi për Serbinë e madhe. Presidenti Malazezë me përvojën e ti të gjatë politike arriti që Malin e Zi ta drejtojë kah Perëndimi dhe vlerat Veri Atlantike e deri te anëtarësimi në aleancën e NATO-së.

Gjykanoviqi ka merita edhe për pranimin e shtetit të Kosovës dhe ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale si dy shtete të barabarta. Ky veprimë i ti ishte grushti më rende që e përjetojë politika Serbe në Beogradë.
Rezultatet e komisionit zgjedhorë në Mal të Zi tregojnë se rrymat nacionaliste serbe të përkrahura dhe të ndihmuara financiarishtë nga Serbia dhe Rusia arritën ti balancojnë forcat duke pretendue se janë fitues të zgjedhjeve dhe presin ta formojnë qeverinë në Podgoricë.

Kjo është goditje e madhe për shtetin Malazezë si vende demokratikë i cili që nga Pavarësia nga ish Jugusllavia gëzojë simpati dhe respekt në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë.
Shqiptaret në Malë të Zi viteve të fundit zhvilluan politikë parimore duke përkrahur partinë e Gjukanoviqit dhe kështu arritën të shndërrohen në faktorë si forcë politike dhe elektorale duke u bë pjesë e institucioneve Qeveritare të Malit të Zi.

Në këto momente kur po sfidohet siguria dhe demokracia e Malit të Zi liderët e partive politike Shqiptare, deputetet e zgjedhure duhet të jenë syqelë dhe unikë duke i dhënë përkrahje partisë së Gjukanoviqit, për ndryshe çdo kalkulime tjetër është kundër interesave të tyre dhe shkonë në dëmë të interesave Shqipëtare në përgjithësi.
Andaj cili do qoftë nga liderët apo deputetet Shqipëtarë i cili i bashkohet koalicionit të opozitës Serbe do të mbetët në faqen e zezë të historisë kombëtare Shqipëtare.

Të gjitha këto zhvillime që ndodhën në Malë të Zi po e vërtetojnë teorinë destruktive të politikës serbe e cila nuk ndryshon nga koha e milloshoviqit por vetëm ka ndryshue metodologjia që tani projektin për Serbinë e madhe e ka vu në lëvizje përmes Kishës e cila është përgjegjëse për të gjitha luftrat që u zhvilluan në ish Jugusllavi dhe gjenocidin në Bosnje dhe Kosovë.
Institucionet e Shtetit të Kosovës dhe ata të cilët kanë marë përgjegjësi për udhëheqjen e shtetit, dhe ata të cilët po kërkojnë pozita edhe më të larta me shkurtpamësin e tyre po e mashtrojnë opinionin se këto ditë apo së shpejti Serbia do ta njehë shtetin e Kosovës.

Këta nuk janë të vetëdijshëm se Serbia përditë e më shumë po e sfidonë shtetësinë e Kosovës përmes strukturave të zgjedhura nga kabineti i Aleksander Vuqiqit e të cilat tani përmes listës serbe janë faktorizue në Parlamentin e Kosovës në

Qeveri, në krye me goran rakiqin i cili tani është Zavendës Krueministër i Abdullah Hotit. Liderët tanë të padishëm nuk janë në gjendje të kuptojnë se momerandumi serbë para pak ditës u shfaqë edhe në manastirin e Deqanit i cili kishte karakterë puro politik. "Liderve" të Kosovës nuk po u bënë përshtypje deklarata e ministrit të mbrojtëjës aleksanderë vulinë i cili para pak ditësh deklarojë se Trepqa dhe pasuritë e sajë janë pronë e Serbisë dhe ashtu do të mbetën. Këta liderë nuk po shqetësohën fare kur Shteti Serbë po vendosë për fillimin e mësimit me 1 Shtatorë në shkollat serbe të Kosovës, duke anashkalue vendimin e Ministrisë të Arsimit të Kosovës që viti shkollor të shtyhet deri me 14 Shtator.

Liderët e Kosovës nuk po e qajnë hallin për Shtetin e Kosovës i cili po goditet vahzdimishtë nga politika në Beogradë. Edhe pas 20 vitesh ende nëpër instuticionet shkollore- shëndetësore dhe ato të pushtetit lokalë punohet me planë programet e Serbisë dhe ende qëndrojnë mbishkrimet e republikës të serbisë, ku vazhdimisht valvon flamuri i Shtetit serbë. Këta mekanizma janë në veprime permanente kundër Pavarësisë dhe Sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Koha do të dëshmojë se memorandumi për Serbinë e madhe është aktivizua në Republikën e Bosnjës e tani ky projekt po vazhdonë në Malë të Zi e nuk ka dyshime se pritet të aktivizohet dhe manifestohet edhe në Republikën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".