Një teknoburokratizëm dhe mungesë e përgjegjësisë funksionale

Një teknoburokratizëm  dhe mungesë e përgjegjësisë  funksionale
Një teknoburokratizëm  dhe mungesë e përgjegjësisë  funksionale

Riza Smaka

  • 08 September 2020 - 11:41

Dje, në datën 7 shtator 2020, në  Kuvendin e RK-së, ka qenë organizuar një  solemnitet i rastit për hir të 30 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së RK-së, në Kaçanik ,në datën 7  shtator 1990.

Në atë  solemnitet të rastit ,  aktualisht të gjallë , ishin të  ftuar ish anëtarët e Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së RK-së , z. Prof dr Ismet Salihu, Prof dr Riza Smaka dhe z Halit Muharremi  si dhe ish delegatët e delegatet ( deputetët e deputetet) e legjislaturës së vitit 1990.

Seancën solemne të Kuvendit  e RK-së e kryesoi z Vjosë Osmani,  kryetare aktuale e Kuvendit të RK-së   me z Iljaz Ramajlin ish kryetar të Kuvendit të RK-së,  kur në datën 7 shtator 1990, në Kaçanik ka qenë miratuar Kushtetuta e RK-së. 

Për  diskutim me disa propozime të rastit , në procedurë të rregulltë ka qenë paraqitur z Halit Muharremi dhe unë, Riza Smaka, por asnjëri nga kryesuesit e   sipërthënë ,nuk qenë dënjësuar as nuk na e patën dhën oportunitetin e diskutimit konkret e përmbajtësor. Ignorimi dhe neglizhimi i tillë e kryesuesëve në fjalë  ishte teknoburokratik, i papërgjegjëshëm funksionalisht dhe shpërfillës ,të cilët ,në vijim, vetëm ish delegateve dhe delegatëve ju ndanë mirënjohje të formës më të thjeshtë dhe në një organizim të improvizuar. Ndërkaq , në atë rast,  ishin anashkaluar, ignoruar dhe lënë në harresë ish anëterët e Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së RK-së, të miratuar në Kaçanik në datën 7 shtator 1990!

Në  këtë kontekst , vlenë të theksohet se ,përgatitja e tekstit të Kushtetutës në rrethana të regjimit sërb të egër kundër shqiptareve dhe shqiptarëve të Kosovës  si dhe të kanosjes juridike – penale me burgosje afatgjate të anëtarëve të ish Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së RK-së ‘’ për shkak të aktivitetit armiqsor për  ndryshimin e sistemit kushtetutar të ish YU II”, ishte akt vetësakrifikues, i guximshëmsi dhe i mburrjes për një kontribut kombëtar të caktuar. 

Pasi që ,  ishte ditë jubilare e Kushtetutës së RK-së,të parës  në historinë e shtetit dhe të drejtës së Kosovës, të miratuar në datën 7  shtator 1990 , do të ishte e rendit dhe e nderit që të hapej një diskutim i  rastit , të interesuarëve tu jepej oportuniteti për të propozuar nder të tjera qe, data 7 shtator 1990 ,me akt ligjor, të  caktohej Ditë e Kushtetutës përkatësisht Ditë e Republikës dhe, ish anëtarëve të Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së RK-së ,sikundër ish delegateve dhe delegatëve, tu jepeshin  mirënjohje të merituara.

Pasi që  , dje , në  ditën jubilare  të 30 vjetorit të  miratimit të Kushtetutës  së parë të RK-së , është vepruar  në mënyrën e sipërthënë,duke u ndjerë  i indinjuar, i injuruar dhe padrejtësisht i anashkaluar sikundër edhe kolegët e mi, vlerësoj se z. Vjosë Osmani dhe z. Ilaz Ramajli,  thënë më së buti, janë sjelluar teknoburokratisht dhe me një papërgjegjësia funksionale elementare!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".