Kosovës s'i duhet opozitë emocionale që ndjek lajmin por një sosh racionale që lajmi e ndjek atë

Kosovës s'i duhet opozitë emocionale që ndjek lajmin por një sosh racionale që lajmi e ndjek atë
Kosovës s'i duhet opozitë emocionale që ndjek lajmin por një sosh racionale që lajmi e ndjek atë

Fadil Maloku

  • 16 September 2020 - 11:17

Që fillim duhet sqaruar distingsionin midis kornizës së të qenurit e opozitar racional dhe opozitarit emocional. Opozitari racional, duke qenë i vetëdijshëm për pamundësinë e posedimit të argumentit të vendimmarrjes, në shumicën e rasteve është i detyruar ta përdor trustin e mendjes apo të racios në veprimet e veta ditore politike. Dhe këtë qasje Ai duhet t'i konsumoj e shfrytëzoj me elokuencë dhe me ndjenjë ekonomizimi.

Që nënkupton, se çdo veprim pragmatik dhe praktik që e bënë në skenën aktuale politike, duhet ta bëjë me saktësi milimetrike dhe mundësisht me fuqinë e argumentimit! E sidomos me faktin dhe aktin e transparencës dhe llogaridhënies publike, në mënyrë që kështu ta animoj online qytetarinë për temat e interesit publik.  

Po pse opozitë emocionale, shtrohet pyetja? Në rastin tonë këtu aludimi është më shumë tek VETËVENDOSJA se sa te PDK-ja (e cila e gjendur ende në deliriumin e prijatarisë politike) ngase, ajo e ridëshmoj dhe e ri dimensionoj këtë model të sjelljes, që në sociologjinë politike shihet dhe konsiderohet jo si përparësi por si dobësi (kështu ka gjasa që të konsiderohet, sidomos në shoqëritë me traditë dhe përvojë të gjatë demokratike) politike.

Arsyeja, është shumë e thjeshtë; Në politikën realiste, pastaj në pozicionimet blanko pro lidershipit global, e sidomos në shoqëritë, që s'kanë pas tradite demokratike, e as mundësi ndërtimi sovraniteti e pavarësie, sikurse jemi ne kosovarët, nëse, e tepron me "paradigmën e emocianalitetit", gjasat për të mbetur pothuajse shumicën e kohës politike, në cilësinë dhe pozicionin opozitarit janë reale!? 

 E si dhe çfarë duhet të bëhet VV? Natyrisht, pa asnjë dilemë, një këshilltarë i strategjisë së komunikimit dhe një sish i komunikimit strategjik do përgjigjej; opozitë racionale! Por, racionaliteti këtu më shumë ka të bëjë me raportin që ky subjekt e "ndërtoj dhe konsumoj" si mandat bashkëqeverisës me LDK-n. Ku LDK-ja finoke e (Isa Mustafës) njohur me "kulturën e cinizmit" dhe me traditën e dredhive dhe oportunitetin politik që e trashëgoj padyshim nga grupet dhe klanet e shkollës (së Kumrovcit!) komuniste, që u infiltruan qysh nga koha e inaugurimit të Ibrahim Rugovës, arriti ta fus VV në grackën e emocionalitetit sociopolitik, ku asaj iu amputuan " thikat, hartat dhe gjaku", që kinse po përgatitet jo në "shtëpinë e kuqe, e as atë të katërtë", po pikërisht aty ky caktohen fatet e kombeve të vogla, pra, në Shtëpinë e Bardhë! Së këndejmi, Kosovës aktualisht i duhet një opozitë që di mundet dhe vepron në mënyrë milimetrike racionalisht, e jo emocionalisht”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".