Pazarin me Ujmanin e bëri Hashimi i Brojës, Avdullah Hoti zbatues i planit të gërshërëve mbi harta

Pazarin me Ujmanin e bëri Hashimi i Brojës, Avdullah Hoti zbatues i planit të gërshërëve mbi harta
Pazarin me Ujmanin e bëri Hashimi i Brojës, Avdullah Hoti zbatues i planit të gërshërëve mbi harta

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 19 September 2020 - 17:06

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhurjani

“Dulla mundohet të fol me salltanete! Dhe, nga ana tjetër ai Ramush Gjoko me dajak në krah dhe me hu biki, mendon se kësaj i thonë diplomaci! Atje nuk shkojnë ekspertë pos matrapazëve dhe mundohen t´ia hedhin fajin njëra palë tjetrës! Ose, çka mund të ndryshohet me këto lehje dhe që i çojnë selam njëri tjetrit. Ndryshim jo se jo që do të ketë, por e kanë të lehin me rrahje gjoksi për diçka që e ka bishtin prapa. Këtu nuk duhet harruar një gjë shumë të rëndësishme: Po, ku po jetë ajo që ka lehur ai Hashimi i Brojes, se nuk është folur për Ujmanin dhe se Kosova nuk do të jep asnjë milimetër toke e ujë? Shikoni pra se po zbardhen të gjitha, ndonëse është ditur edhe pse me vonesë për ata që nuk kanë besuar dhe që kanë lehur ata këlyshët që i kanë rrotull dhe që kanë gërryer një asht. Unë mendoj ndryshe, se edhe në qoftë se do të ishin ekspertët më të mirë të vendit nuk do të bënin asgjë, ama asgjë. Dhe përse?! Sepse kjo tradhti daton herët si thash më lartë dhe nga cilët shpirtshitur dhe nga cilët tradhtar e shkuar tradhtarëve”.

Kur flasim për Ujmanin dhe jo vetëm për këtë tradhti, nuk është vetëm fjala e këtyre dy bandave, ajo e dal nga bishtat e UDB-së serbe që quhet LDK dhe ajo banda tyxharësh që quhet AAK, por ky skandal tradhtish daton hershëm, fjalën e kam te ajo e klanit mafio-kolumbian, sicilian por që quhet klani "Pronto", 55 herë më i rrezikshëm se klani i Zemunpoljes. Populli nuk e harron kurrë imzan e Hashim zezës, dhe të kopilit të qenit plak Titos, Isa Mustafa që ndër dej i buron gjaku pan sllavist duke mos harruar as udbashin me librezë zyrtare, langoin dhe këlyshin e Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiun, që e prenë Kosovën me gërshërë hartash. Pra, kjo që lehin këto banda në Kosovë, me kopenë që e drejton DUlla, nuk janë asgjë tjetër pos pallavrave sepse kanë për të dal dhe zbardhur një nga një se cila është hilja e Ujmanit, Trepçës dhe më tej. këta matrapaz dhe dilenxhi mendojnë se populli nuk kupton gjë dhe mashtrohen me këtë pluhur që në pikë të ditës mundohen t´ia hedhin syve.

Ndaj, po e them se populli nuk duhet besuar fare këtyre lehjeve të këtyre bandave. Dhe, unë po ju pyes publikisht:Kur e kanë thënë të vërtetën këta banda para popullit dhe si ka dal në fund. Vetëm rrena dhe mashtrime dhe serish janë bërë bashkë këta matrapaz dhe kanë hëngër gjellën me një çanak, dhe kanë pirë ujë me një tas. Sipas këtyre bandave nuk ka asgjë tjetër pos inatit të kaurrit dhe luftës për bajraktarizëm. Të shkojnë bashke deri në Amerike me parat e djersa paguesve dhe të mos flasin me një zë dhe pos fshehtësisë nga njëra tjetra këtu ka dallavere. A ka më turp se këta turistë të shkojnë atje e të flasin për një marrëveshje dhe tani dalin hilet dhe të tallen me popullin!? Këtë mundë ta bëjë vetë ky lloj soj sojsëzësh dhe të pafytyrë. Kam thënë dhe po e ripërsëris që fal zotit të madh që e kemi Amerikën se përndryshe këta matrapaz që deri dje e kanë ngrënë sapunin për djathë na kishte marr lumi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".