Këta janë liderët politik që i mblodhën fondet në emër të luftës së UÇK-së, i abuzuan dhe u bënë biznesmen e super milioner në liri

Këta janë liderët politik që i mblodhën fondet në emër të luftës së UÇK-së, i abuzuan dhe u bënë biznesmen e super milioner në liri
Këta janë liderët politik që i mblodhën fondet në emër të luftës së UÇK-së, i abuzuan dhe u bënë biznesmen e super milioner në liri

Faik Krasniqi

  • 27 September 2020 - 08:20

Shkruan: Faik Krasniqi

Në Kosovë ushtarët e UÇK-së kishin mungesë të armatimit, kurse në këto tre fonde ishin me qindra miliona marka. Diçka nuk shkonte. Kjo tregon që udhëheqësit e këtyre fondeve kanë abuzuat masovikisht me këto fonde. Nga keqpërdorimi i këtyre fondeve ka filluar pasurimi i tyre, që sot pjesa dërrmuese e tyre janë në skenën politike ose biznesmen të fuqishëm. Është vështirë të hidhet dritë mbi këto fonde deri sa këta janë në skenën politike. Jo vetëm për këto fonde, por për çdo gjë të keqe që i ka ndodhur këtij vendi.

Diaspora shqiptare ka bërë shumë për Kosovën. Edhe sot paratë e diasporës janë një infuzion i shëndetshëm ekonomik. Pa diasporën Kosova do ta kishte të pa mundur të çlirohet. Kuptohet që meritat kryesore i kanë SHBA-të. Fillimisht u patë krijuar fondi 3% nga qeveria në ekzil. Në atë fond për një dekadë janë mbledhur me dhjetëra-qindra miliona marka, dollarë dhe franga zvicerane. Të gjithë shqiptarët e Kosovës kanë kontribuar në atë fond. Çdo familje ka qenë e obliguar të paguaj 3% të të ardhurave mujore. Kjo është arsyeja që është quajtur fondi 3%. Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, LPK e atëhershme themeloi fondin "Vendlindja Thërret". Shumica e zyrtarëve të PDK-së kanë qenë themelues të atij fondi. E mbaj në mend që çdo shqiptar që ishte në marrëdhënie pune, ka qenë i obliguar që çdo muaj të jap 1000 marka gjermane në muaj. Për disa vite edhe vetë kam paguar. Jo vetëm unë por të gjithë anëtarët e familjes që kemi qenë në marrëdhënie pune. Edhe në atë fond janë grumbulluar me qindra miliona marka. Pas disa kohëve u krijua edhe një fond tjetër. "Atdheu në rrezik" quhej ai fond. Edhe në atë fond u grumbulluan qindra miliona. Pa llogaritur edhe ndihma në forma të ndryshme nga shqiptarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".