Dy mandate të qeverisjes së Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës, histori e lidhjes me krimin e organizuar

Dy mandate të qeverisjes së Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës, histori e lidhjes me krimin e organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 03 October 2020 - 17:16

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Është e kuptueshme që në situatën në të cilën tani gjendet Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu me kompani, fundin e këtij mandati po e përdorin për ti shërbyer mafies së ndërtimeve duke bërë edhe seleksionimin e dhënies se lejeve ndërtimore, me refuzim për vite të tëra të kërkesave të drejtë ta pronarëve të pa lidhur me krimin. Mbetet për tu pa se a do ta ketë guximin Prokuroria Speciale e Kosoveës që të zhvillon hetim të detajuar të lidhjes së krerëve të komunës së Prishtinës, në krye me Shpend Ahmetin, me mafien e ndërtimeve që kanë krijuar një kaos të pa përmireësuesheëm dhe të pa riparuesheëm urbanistik të cilin do vuajnë e trashëgojne me dekada të tëra edhe mandatet e reja qeverisëse që do të vijnë në krye të Prishtinës, por mos ti harrojmë edhe paraprijësit e këtij qyteti që nga paslufta e deri me tani, që në të njëjtën mënyrë edhe ata kanë përfituar nga kjo mënyrë e krimit të organizuar, prandaj edhe tani në mënyrë rapide është duke u zhvilluar krimi i organizuar në ndërtimtari, dhe shpresat janë shumë të vogla me besua se do të luftohet më në fund krimi i organizuar që mbretëron në ndërtimtari.

-Sikur të luftohej krimi i organizuar, ashtu si e parashohin aktet juridike të Kosovës, e sidomos të luftohej pamëshirshëm nga vetë kokat e shtetit, sot s’do ta kishim një Kosovë të tillë qe edhe të moshuarve iu ka humbur shpresa për të jetuar në këtë vend, e mos të flasim për të rinjtë që ditë e për ditë po bëjnë plane si me u largua nga Kosova. Të mëdhenjtë e shtetit le që nuk janë duke u brengosur me këtë dukuri por bash këta janë duke e shkaktuar këtë krim të organizuar vetëm për përfitime të tyre që tani edhe pasardhësve të tyre të pa lindur iu kanë sigurua jetët e tyre. Tani kemi dukuri që vazhdojnë të zbulohen e të kapen rrënjët e krimit të organizuar në komunën e Prishtinës, regëtinë që është zhvilluar dhe po vazhdon të zhvillohet me leje ndërtimore përgjatë gjithë mandatit, të parë dhe të dytë te Shpend Ahmetit. Qytetarët përvecë që kushtëzohen pa të drejtë me dhënien e lejeve ndërtimore, atyre ju kërkohet ryshfet edhe pasi ti marrin ato, për të vazhduar punimet. Rasti më i freskët është lajmi të cilin e ka dhënë drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit duke treguar se në Prishtinë ka arrestuar një inspektor ndërtimi të Komunës së Prishtinës për kërkim ryshfeti për të cilin zyrtarisht dhe publikisht ka njoftuar Policia e Kosoveës.

Me këtë rast dëshmohet që krimi i organizuar në Kosovën tonë është i pranishëm dhe nuk po luftohet qysh nga fillimi i pasluftës, por është duke u zhvillua dhe ka marrë përmasa të mëdha, e që s’është luftuar fare deri me tani, gjë që besoj se edhe ky rast do të mbetet vetëm me kaq, dhe do të burgoset personi në fjalë që e ka kryer këtë vepër e që në esencë prapë është punë e kotë se luftimi i krimit të organizuar duhet të fillohet nga kokat e të mëdhenjve, dhe sikur te luftohej kështu, sot Kosova do ishte një shtet i përmendur për së miri, shembull në rajon dhe në botë, e jo sikur që ka shumë shtete mike të cilat janë të zhgënjyera që na kanë ndihmuar të çlirohemi e tash ne po dëshmohemi si shtet akoma i pa konsoliduar dhe pa sundim të së drejtës. Prandaj ky rasti i freskët i arrestimit të inspektorit të ndërtimit që shërben në komunën e Prishtinës është dëshmia më e mirë se i gjithë ky degradim që i është shkaktuar qytetit të Prishtineës me rrethinë, është bërë dhe po bëhet duke shitur leje ndërtimore, duke favorizuar kompanitëë e lidhura me krimin e Organizuar duke u lidhur e gjithë administrate komunale e drejtuar nga kryetari klubi kriminal i Dardan Sejdiut dhe shefi i tij Shpend Ahmeti, me Krimin e Organizuar, pasi që dora e zgjatur e këtij krimi janë vetë inspektorët të cilët nuk mundë të veprojnë nëse nuk e ndajnë gjahun në marrëveshje me kryetarin, para të cilit japin llogari dhe i përgjigjen për gjendjen në teren, dhe tani këta të mëdhenjtë e komunës e shohin si shans ideal pasurimin e tyre enorm e të pa ngopshim në fund të mandatit, sepse nuk do të kenë më shansin që të gjenden në këto poste të larta, mbasi partia e tyre PSD edhe ashtu ma nuk ekziston.

Sikur të ishte e mbara që të fillohet luftimi real i krimit të organizuar edhe nga këtu mund te fillonte luftimi i shumë të këqijave dhe do ti sheërbente Prokurorisë Speciale ky rast i freskët për motiv shtesë që të iniciohen hetimet në raste të tilla edhe ndaj kryetrarit dhe zinxhirit të vartësve të tij për të quar deri në fund zbardhjen e aferës me tregëtinë e lejeve ndërtimore dhe lidhjen e kupolës drejtuese të komunës me mafien e ndërtimeve. Sikur të donin seriozisht ta luftojnë krimin e organizuar, mirë do bënin të bashkëpunojnë institucionet e drejtësisë së Kosovës me ato të shtetit të Kroacisë , i cili shtete është mik i yni, dhe të mësohen nga ata se si luftohet krimi i organizuar, që para disa viteve i burgosen Kryeministrin e tyre e shumë Ministra, por edhe para disa javëve vepruan në të njëjtën mënyrë dhe u burgosen shumë udhëheqës shtetërorë që ishin pjesëmarrës në krim të organizuara. Sikur të veprohej kështu në Kosovë, qysh moti do e kishim Liberalizimin e Vizave dhe do të ishim të anëtarësuar edhe në shume institucione ndërkombëtare si UNESKO, INTERPOL dhe Kosovës do i hapeshin dyert e rrugëtimit drejtë BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".