Për krimin ekologjik me aferën e mini-hidrocentraleve të hetohen të gjitha qeveritë e kaluara

Për krimin ekologjik me aferën e mini-hidrocentraleve të hetohen të gjitha qeveritë e kaluara
Për krimin ekologjik me aferën e mini-hidrocentraleve të hetohen të gjitha qeveritë e kaluara

Muhamet Kelmendi

  • 07 October 2020 - 13:06

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Duhet të theksohet se është e rrugës që për çështje të ndërtimit të hidrocentraleve të merren dhe japin llogari para komisionit hetimor edhe ministrat dhe kryeministri para Isa Mustafës, vetë ky dhe qeveria aktuale. Vetëm me një kombinim dhe rishikim të tërësishëm mundë të konstatohet gjendja, e cila veç dihet se si është. Në këtë anë, ka përgjegjësi të llojllojshme. Por mbi të gjitha ministrat përkatës si dhe organet tjera kompetente që kanë lejuar ndërtimet e tilla. Përgjegjësia shkon deri te vetë Parlamenti. Është koha e domosdoshme për këtë. Kjo, për faktin se duhet ndalur këto ndërtime dhe të zhvillohet një politikë adekuate energjetike me natyrën dhe nevojat e vendit. Pa i kombinuar këto dy tre elemente të çështjes nuk mund të kemi energji të pastër dhe produktive.

Drejtpeshimi ekologjike në Kosovë veç është dërmuar së tepërmi dhe tash vendi hynë në kuadër të vendeve më të ndotura në Evropë. Faktet që kanë ndikuar në përkeqësimin e kësaj gjendjeje janë të natyrave të ndryshme, por mbi të gjitha është ndërtimi i hidrocentraleve nëpër lumenjtë e Kosovës që de-fakto e kanë dërmuar ekologjinë. Nëpër lumenjtë janë ndërtuar hidrocentrale që nuk përkojnë me rrjedhat e lumit dhe as me sistemin ekologjik, të natyrës dhe të interesave jetike për vendin tonë. Kështu kemi hidrocentrale nëpër të gjithë lumenjtë e vendit. I vetmi lum që ka mbetur ende pa u shkatërruar është Lum Bardhi (Bistrica) në Grykën e Rugovës. Në vendet tjera janë ndërtuar dhe tërësisht lumenjtë janë futur nëpër gypa. Fakti tjetër që ka dëmtuar natyrën e vendit janë termocentralet që janë në Kosovë. Natyrisht se Kosovës i duhet energji elektrike. Vendi pa energji nuk mundë të zhvillohet. Por, në këtë politikë, është shkuar në rrugën e gabuar.

Është investuar në termocentralet ekzistuese dhe fare në energjinë alternative, sikurse është me ajër dhe me diel. Ikja nga kjo energji në emër të asaj se kemi thëngjill dhe nënshkrimi i marrëveshjes për Kosovën e Re ka bërë që Kosova të bëj hapin në ndërtimin e energjisë alternative. Kuptohet se KELKOS është një subjekt që duhet organet e shtetit të marrin në shqyrtim dhe të vendosin përfundimisht mbi të ardhmen e saj. Mos plotësimi i detyrave është një ndër faktet që tregojnë dështimin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".