Qeveria dhe Kuvendi të blerë nga oligarkët Devolli po e tradhtojnë Telekomin e Kosovës

Qeveria dhe Kuvendi të blerë nga oligarkët Devolli po e tradhtojnë Telekomin e Kosovës
Qeveria dhe Kuvendi të blerë nga oligarkët Devolli po e tradhtojnë Telekomin e Kosovës

Dardan Grapci

  • 21 October 2020 - 07:34

Shkruan: Dardan Grapci

Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit me arsye shumë të fortë po kërkon drejtësi dhe transparencë nga Qeveria aktuale, ku në fakt kjo e fundit as nuk dëshiron me ditë se çka do të ndodhë me Telekomin e Kosovës në të ardhmen, duke e ditur që shumica e deputetëve janë të blerë nga Korporata DEVOLLI.

Qeveria e Kosovës jo vetëm që po i injoron kërcënimet dhe shantazhet nga ish operatori Z-MOBILE në drejtim të Telekomit, por gjithashtu me këtë heshtje Qeveria po synon që operatorin IPKO e cila është në shitje nga shteti Slloven, t'ia jap Devollëve në vend të të hollave të cilat në fakt nuk i takojnë ish kompanisë virtuale Z-MOBILE. Ish Operatori Z-MOBILE i ka të gjitha mjetet, prandaj nëse e blejnë kompaninë IPKO, atëherë shumë lehtë mundë të mbesin pa punë mbi 60% të punëtorëve që punojnë në IPKO. Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit me arsye shumë të fortë po kërkon drejtësi dhe transparencë nga Qeveria aktuale, ku në fakt kjo e fundit as nuk dëshiron me ditë se çka do të ndodhë me Telekomin e Kosovës në të ardhmen, duke e ditur që shumica e deputetëve janë të blerë nga Korporata DEVOLLI.

Çështja është kjo, në qoftë se Qeveria e Kosovës në njëfarë mënyre ia paguan borxhin prej 23 milion eurosh Devollëve, lirisht mundë të them që operatori nr.1 në Kosovë IPKO do ta ketë fatin e gabuar që të drejtohet nga Devollët në të ardhmen. Kështu që IPKO do rritet, VALA 900 dhe Telekomi i Kosovës ose do të shuhen komplet ose do të detyrohen ti largojnë nga puna mijëra punëtor. Ku në këtë problem Qeveria e Kosovës është në mes të dy zjarreve, por e vetmja rrugë - dalje nga ky skenar kriminalistik, është që të fillohen hetimet e thella nga departamenti i AKI-s, C.I.A-s dhe FBI për ta zgjidhur këtë rast dhe të gjinden personat e dyshuar nga këto dy kompani TELEKOMI dhe ISH Z-MOBILE se kush kanë qenë dhe pse e kanë sjellë Telekomin e Kosovës deri në ketë fazë të rrezikut që është falimentimi total.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".