Nuk është koha as për dialog e as për specialen, pa u ndëshkuar edhe krimet e gjenocidit serb në Kosovë!

Nuk është koha as për dialog e as për specialen, pa u ndëshkuar edhe krimet e gjenocidit serb në Kosovë!
Nuk është koha as për dialog e as për specialen, pa u ndëshkuar edhe krimet e gjenocidit serb në Kosovë!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 11 November 2020 - 08:48

PS

Natyrisht krimet e luftës, duhet të ndëshkohen, por jo vetëm të UÇK-së çlirimtare, por para së gjithash krimet e gjenocidit çetniko-fashist të Serbisë agresore pushtuese, sepse kjo ishte shkaktari dhe fajtori kryesor  i luftës gjenicdale në Kosovë (1989-1999).

Referendum për Dialogun dhe për Specialen njëetnike. Kjo do të ishte drejtësia pas fjalës së sovranit  

Prandaj, shqiptarët nuk duhet të pranojnë kurrfarë dialogu me Serbinë, pa ndëshkimin e saj sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare.

***  Sepse Serbia në Hagë po e gjykon UÇK-në, kurse në Bruksel po kërkon rikthimin e Kosovës nën Serbi!

Prandaj, edhe  Dialogu i Brukselit (2011-2020), edhe Gjykata Speciale Njëetnike për gjykimin e UÇK-së, janë në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara, duke qenë se nuk kanë bazë juridike të qëndrueshme, ngase  Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga më se 100 shtete-anëtare të OKB-së.

Prandaj, “o të urtit” dhe “vizionarët” e botës, askush nuk ka të drejtë që të dialogojë me Serbinë në Bruksel për statusin e pavarësisë së Kosovës, sepse kjo që nga 17 shkurti 2008 de fakto dhe de jure nuk është më koloni e Serbisë së Madhe. Pra, si faktikisht edhe juridikisht ky është “Muri Kinez” përtej të cilit, askush nuk ka të drejtë ta fus në dialog Kosovën me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Gjithashtu, objekt Referendumi, duhet të jetë edhe Gjykata Speciale e Kosovës, e cila nuk ka bazë juridike ndërkombëtare, sepse  është “njëetnike”-gjykon vetëm UÇK-në, që ishte palë në konflikt me  Serbinë agresore pushtuese të Kosovës. Në këtë rast konkret të anashkalimit të krimeve  të palës serbe, Gjykata Speciale ka shkelur rregullat dhe normat e së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare, sepse gjykon vetëm   shqiptarët, jo edhe serbët agresorë që kanë kryer krime të gjenocidit, gjatë luftës së tyre pushtuese në Kosovës  (1989-1999). Me këtë rast janë shkelur edhe rregullat dhe parimet e Konventave të Gjenevës së vitit 1949 të palëve në konflikt ngaqë gjykohet vetëm UÇK-ja shqiptare, që ka zhvilluar luftë të drejtë dhe vetëmbrojtëse kundër okupatorit pushtues serb,  i cili nuk është “objekt”  i kësaj Gjykate Speciale. Ky lapsus juridik ndërkombëtar  sheshit dëshmon se kjo gjykatë është “NJËNACIONALE” dhe në shpërputhje të plotë me Kartën e OKB-së, si dhe me të gjitha konventat, marrëbeshjet, deklaratat, rezolutat dhe protokollet për mbrojtjen dhe  respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Kjo është arsyeja, pse formimi i kësaj gjykate nevojitet të vihet në REFERENDUMIN e shpallur dhe të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës (në bazë të Nenit 65).

Me iluzione politike, me gënjeshtra dhe me padrejtësi nuk mbrohet as UÇK-ja e as shteti i pavarur i Kosovës !

Prandaj, mos u vetëmashtroni, se me “Minishengenin serbo-jugosllav”: Vuçiq-Rama-Zaev, kurrë nuk do të bashkohet kombi shqiptar e as Kosova dhe Shqipëria, porse, do të zgjerohet edhe më shumë Serbia e Madhe në territoret autoktone të Shqipërisë Etnike, duke dalë edhe në brigjet e Detit Adriatik, që përbën një rrezik sui generis edhe për Shqipërinë, edhe për Kroacinë

S’ka asnjë dilemë se Minishengeni jugosllav, i patentuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk bashkon shqiptarët ( o të marrë dhe të dehur), por serbët nëpër të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike në Ballkan, si dhe hapë rrugë dhe shtigje të reja për rizgjerimin e kolonializmit, të ekspansionizmit, të hegjemonizimit dhe të imperializmit agresiv pushtues serbo-sllav në Ballkan.

*** Në Hagë po gjykohet UÇK-ja, që pavarësoi Kosovën,  kurse  Edi Rama nëpër “ekskursione” të Minishengit serbo-jugsollav me presidentin serb Aleksandar Vuçiq ! Sa turp e skandal ! – “Palla si ha “ as për Kosovë e as për UÇK. –Asgjë e re, dhe, asgjë e papritur-vazhdon tradhtia 100-vjeçare ndaj Kosovës, Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, Iliridës, Çamërisë dhe Malësisë së Madhe (1912-2020).

Mirëpo, dikush së bashku me “biznesmenët” e Serbisë po i duartrokasin dhe po i brohorisin gjykimit të UÇK-së në Hagë-vetëm le të “ecën pazaret” e biznesit të Shqipërisë me Serbinë, sikurse në vitet ’90, kur Kosova digjej flakë dhe mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë vriteshin si qentë dhe groposeshin nëpër varreza masive. Mirëpo, kjo targjedi gjithëkombëtare e fundshekullit XX, nuk e trandi as diplomacinë publike, as diplomacinë ushtarake e as politikën  statike dhe asnjanëse  shtetërore të Shqipërisë (1989-1999).

-E kuptoj logjikën e praptë të “biznesit” pluralist të papengesa kufitare, se injorantët kolaboracionistë “brenda natës” duan të bëhen milionerë dhe patricë të llojit të veçantë, duke i sunduar dhe duke i “mjelur” të tjerët, por, ama tërë jetën(brez pas brezi) të jetosh në ferr dhe në skallvëri,  të jesh rob dhe pa liri, jeta nuk ka asnjë kuptim. Këtë e kanë provuar në lëkurën e tyre mbi 4 milionë shqiptarë në gjysmën e Shqipërisë Etnike, të cilët edhe sot në “demokraci” kanë të njëjtin status. –Kërkojnë liri, drejtësi dhe demorkaci sikurse popujt e tjerë të robëruar të botës, por hëpërhë nuk ka as liri, as drejtësi, as dekolonizim e as bashkim, por vetëm mjerim, skallvërim, shfrytëzim, dhunë dhe plaçkë.

Ndërkaq, “Minishengi serbo-jugosllav” nuk është kurrfarë “shkopi magjik” e as kurrfarë profeti që mundëson shkolonizimin dhe ribashkimin e shqiptarëve nga tutela 100-vjeçare e kolonializimit serbo-sllav-bizantin ballkanik. Përkundrazi,  është në frymën e Dialogut të Brukselit “me ia lëshue mjekrrën” Kosovës për ta rikthyer nën sovranitetin kolonial të Serbisë , si dhe për t’ua zgjatur “mandatin” kolonial shekullor serb Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës  (1878-2020).

Kjo është filozofia serbo-sllave e politikës dhe e diplomacisë së Beogradit zyrtar, jo NJOHJA  e Republikës së Pavarur të Kosovës nga Serbia kolonialiste, ashtu siç po gënjejnë negociuesit e palës kosovare.

Logjika e arsyes  larghedhëse pragmatike  e përjashton “Minishengenin” dhe “Dialogun e Brukselit”, sepse janë në favorin e kolonializmit serbomadh në Ballkan

-Thjesht, sikur Serbia të ishte e gatshme dhe e  vullnetshme, që ta njihte Republikën e Kosovës, qeverisë së Kosovës nuk do t’ia impononte Dialogun e Brukselit dhe Gjykatën Speciale Njëetnike kundër UÇK-së, përkatësisht kundër pavarësisë së Kosovës.

Prandaj, as Shqipëria e as Kosova nuk se çfarë të kërkojnë në “Minishengenin” serbo-jugosllav, as në Serbinë Aleksandar Vuçiqit e as në Maqedoninë e Veriut të Zoran Zaevit, por në Evropën e Bashkuar. Atje  duhet të integrohen  të gjithë shqiptarët. Mirëpo, këtë synim, do të mund ta arrinim vetëm atherë pasi të jetë  bashkuar Kosova dhe Shqipëria, si hap i parë drejt ribashkimit të gjithë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale në Ballkan.

Vetëm ata që duan ta rikthejnë Kosovën nën Serbi po i “fryjnë qullit”  për të hyrë në “Minishengenin jugosllav”=Vuçiq-Zaev-Rama. Mirëpo, as politika e as diplomacia shqiptare nuk duhet pranuar këtë farsë mashtruese dhe, tejet perfide që paralajmëron rikthimin e Serbisë kolonialiste në Kosovë si këtu e 100 vjet më parë. Këtë nuk duhet pranuar me asnjë çmim, sepse kësisoj, do t’u rihapej rruga forcave policore dhe ushtarake të Serbisë. Ky do të ishte një fatalitet i ri për Kosovën, që pa dyshim, do të eskalonte në një luftë të re me Serbinë, sepse , ndryshe këto forca nuk do të tërheqeshin nga Kosova në mënyrë paqësore, pa e përdorur forcën ushtarake.

Repriza e antidilomacisë shqiptare e viteve ’90 !?

-Marre u qoftë atyre neotoptanistëve, të cilët në këto tri dekadat e shkuara(1990-2020) ua kanë tejkaluar edhe esadistëve dhe larove të tyre të shekullit XX. -Derisa në Hagë po gjykohet UÇK-ja, kryeministri Edi Rama në dreka e në darka me Aleksandar Vuçiqin (president i Serbisë) dhe me Zoran Zaevin (kryeministër i Maqedonisë Veriore), duke u hedhur pluhur syve shqiptarëve se kinse po punon për të “mirën” dhe për “interesin” e tyre si partnerë të “Minishengenit ballkanik”! –Marre u qoftë, a s’u ngopën me tradhti qe më se 100 vjet, ku gjysma e kombit shqiptar dhe e territorit të Shqipërisë Etnike, edhe sot, në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI kanë ngelur pa liri, pa të drejta, pa mirëqenie dhe pa ardhmëri-në “mëshirën” e sundimit kolonial sllavo-bizantin ballkanik (1878-2020).  Kjo është “tema”, që do të duhej të debatohej edhe në sfondin e politikës brendashqiptare, edhe në atë politikës ndërkombëtare, jo kursesi statusi i Kosovës e as gjykimi i luftës së drejtë të ligjshme çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Po shihet çfarë “ e mire” po gatuhet për UÇK-në  dhe për fatin e shtetit sovran të Kosovës! Kjo është padrejtësia kolonialiste e Serbisë, që antidiploamcia shqiptare është dashuruar në të pa kurrfarë “mbulese” dhe justifikimi, në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Nuk ka dyshim se, edhe kjo antidiplomaci e Edi Ramës është krejtësisht e ngjashme me antidiplomacinë e dështuar  të viteve ’90, kur Kosova u ripushtua me tanke, me polici e me ushtri nga Serbia agresore e Slobodan Milosheviqit, diplomacia e esat pashë toptanëve të Tiranës nuk denjoi që t’i ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Beogradin, as të kërkonte nga OKB-ja dhe nga BE-ja vënien nën sanksione ndërkombëtare të Serbisë për shkak të agresionit militar dhe paramilitar në Kosovë, me ç’rast kriminelët vranë dhe masakruan me qindra e mijëra shqiptarë të pafajshëm, si dhe i dëbuan me forcë dhe me terror mbi 1 milion sish nga Kosova e pushtuar, e përgjakur dhe e bërë shkrum e hi nga fallangat çetniko-fashiste barbare serbe.

Mirëpo, e gjithë kjo mynxyrë dhe tragjedi gjithëkombëtare nuk mjaftoi, që politika  e jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë t’i prente lidhjet dhe bashkëpunimin diplomatik, tregtar, ekonomik dhe kulturor  ndërshtetëror me Serbinë (1989-1998).

Të njëjtin gabim politik, ushtarak e diplomatik po e përsërit edhe sot regjimi antidemokratik i Edi Ramës, ashtu sikurse në vitet ’90, kur Shqipëria, Kosovën  e la në flakën dhe në zjarrin e gjenocidit  të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, duke mos e ndihmuar as politikisht, as diplomatikisht  e as ushtarakisht!

 Çfarë “Shengeni” dhe çfarë “pajtimi” me Vuçiqin, kur ai me gjithë Serbinë, UÇK-në e akuzojnë dhe e padisin si “organizatë terroriste” në Gjykatën Speciale Njëetnike Ndërkombëtare?!

Si mund të kesh marrëdhënie diplomatike, ekonomike, tregtare dhe kulturore me Serbinë, kur ajo është shtet armiqësor kolonialist qindravjeçar, e cila Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën i “konservuar”  edhe më tej si plaçkë koloniale (1878-2020), si dhe  nuk po e njeh Kosovën si shtet të pavrur, që është krijuar në saje të të luftës së drejtë të dëshmorëve dhe të heronjve të UÇK-së me Adem Jasharin në krye (1992-1999)? 

Prandaj, si Tirana, ashtu edhe Prishtina, duhet të pezullojnë çdo kontakt diplomatik dhe politik me Beogradin derisa të përfundojë procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale Njënacionale të Hagës, ku po gjykohet UÇK-ja.

Pra, po të kishte një gram mend politika dhe diploamcia e regjimit të Edi Ramës, do të duhej të distancohej nga politika dhe nga diplomacia dështeuse shqiptare e vieteve ’90, kur Kosovën e tradhtoi, duke e lënë me të “dy këmbët zbathur” në zjarrin dhe në flakën e terrorit gjenocidal të Serbisë. Ndryshe, neotoptanistët  besnikë të Serbisë së Nikola Pashiqit dhe të Aleksandar Vuçiqit, do të tradhtojnë prapë Kosovën, sikur 30-të vite më parë, duke mos prerë marrëdhëniet ndërshtetërore diplomatike me Beogradin zyrtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".