Është koha që Gjykata Kushtetuese ta përmbys qeverinë e kontrabanduar të Avdullah Hotit dhe partnerëve pa legjitimitet demokratik

Është koha që Gjykata Kushtetuese ta përmbys qeverinë e kontrabanduar të Avdullah Hotit dhe partnerëve pa legjitimitet demokratik
Është koha që Gjykata Kushtetuese ta përmbys qeverinë e kontrabanduar të Avdullah Hotit dhe partnerëve pa legjitimitet demokratik

Skender Mulliqi

  • 15 November 2020 - 09:19

Shkruan : Skënder Mulliqi

Gjykata Kushtetuese dhe në përgjithësi organet e drejtësisë ka ardhur koha që të shkëputën nga ndikimet e politikave ditore . Edhe Gjykata në fjalë pritët të merre vendim të drejtë lidhur më rastin, Arifi që të kthehet besueshmëria në organet vendimmarrëse, se vetëm kështu mund të formojmë shtet ligjor dhe funksional. Nëse një qeveri nuk e ka legjitimitetin ligjor dhe legjitimitetin e shumicës shqiptare, nuk është qeveri që ka mundësi të avancimet të proceseve zhvillimore. Kosova nëse dëshiron të bëhet vend me perspektivë, nëse dëshiron të inkuadrohet në Evropë, i duhet një qasje krejt më ndryshe karshi problemeve të grumbulluara, për ti arritur objektivat e synuara .Tepër gjatë jemi duke bashkëjetuar me korrupsion e dukuri tjera negative, të niveleve jo normale. Vendi që shumë kohë është duke u përballur më krizë politike, institucionale , krizë ekonomike , krizë te moralit, dhe më krizën shumë të rëndë nga pandemia globale.

Qeveria Hoti eshte zgjedhur jashtë praktikave te deritashme kushtetuese. Nuk kemi pasur rastin deri me tash që partia e dytë fituese e zgjedhjeve nacionale , të formon qeverinë. E dimë të gjithë së çfarë ndodhi dhe si ndodhi rënia e Qeverisë të mirë Kurti , e dalë nga koalicioni LVV dhe LDK.U rrëzua qeveria Kurti së nuk u pajtuan më ndryshime pozitive në vend garda e vjetër reaksionare politike. Ishte edhe atëherë shumë diskutabile rrëzimi i qeverisë më votën e Etem Arifit që kishte një proces gjyqësor.

s

LVV kishte bërë padi duke e dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese, ku edhe pritet seanca dëgjimore me 2 dhjetor. Vetëm në vendet e Ballkanit mund të ndodhin që dikush të ushtron detyrën e deputetit pas dënimit më burg, në këtë rast të Etem Arifit. Qeveria e cila u formua po funksionon më votat e pakicës , më Listën Serbe, jashtë shumicës shqiptare e cila ka mbetur në opozitë. Asgjë të hajrit nuk ka kur një qeveri varet në votat e minoritetit, e aq më keq në këtë rast që Qeveria Hoti, varet nga Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi zyrtar. Ju ka ardhur fundi të gjitha makinacioneve politike për pushtet, që janë duke i sjell që shumë kohë dëme te mëdha Kosovës.

Një mobilizim i ri i forcave politike , i shoqërive civile dhe mbare popullit , duhet bërë që të shkëputemi nga kalvari i shpresave të venitura .Duhet të ndalët ky trend i mos zhvillimit të përgjithshëm , në të kundërtën do na presin ditë edhe më të vështira.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".