Drejtësia e kapur nga krimo politika i shkakton miliona humbje buxhetit të shtetit të Kosovës, kompensohet palët e dëmtuara me shkelje të së drejtës dhe të ligjit

Drejtësia e kapur nga krimo politika i shkakton miliona humbje buxhetit të shtetit të Kosovës, kompensohet palët e dëmtuara me shkelje të së drejtës dhe të ligjit
Drejtësia e kapur nga krimo politika i shkakton miliona humbje buxhetit të shtetit të Kosovës, kompensohet palët e dëmtuara me shkelje të së drejtës dhe të ligjit

Ragip Guraziu

  • 23 November 2020 - 18:17

Shkruan: Ragip Guraziu

Është koha e fundit që kjo politikë të pastrohet, dekriminalizohet dhe të tërhiqet përgjithmonë nga ndikimi në sistemin e drejtësisë. Buxheti i Kosovës po u humbë milionat në raste të veçanta kur gjyqtar të guximshëm i japin të drejtë palës së dëmtuar me shkelje të ligjit nga sistemi i kalbur i drejtësisë, prandaj kjo praktikë nuk duhet të tolerohet të vazhdohet. Përves politikës e cila duhet të largohet nga drejtësia, urgjentisht duhet të reformohet pastrohet dhe dekriminalizohet edhe sistemi i sundimit të ligjit, prokuroria, gjykata dhe policia.

Edhe këtyre institucioneve të drejtësisë që po e shkelin ligjin, në raport me qytetarët e pa fajshëm, vetëm për shkak se janë bërë servile dhe të instrumentalizuara të politikës, më duhet të ju them: Ngadalë beg se ka hendek. Disa herë në shkrimet e mia jam munduar të kontribuojë te ata të korruptuarit apo edhe ata që udhëheqin shtetin prej të pas lufte, e që sot po gjenden edhe para Gjykatës së Hagës, në veçanti për Kosovën, për prokuroret, gjykatësi, gjykatat ,etj. etj. që të jenë në funksion të zbatimit të drejtë të ligjit dhe në interes të avancimit të shtetit të së drejtës. Ja tani po i afrohemi 22 viteve pas lufte dhe 13 pas pavarësisë së Kosovës dhe akoma na mbetet për trajtim tema e shumë trajtuar, se sa po e dëmton drejtësia e korruptuar dhe jo profesionale, e instrumentalizuar nga grupet kriminale të interesit, edhe buxhetin e shtetit, me spektaklet e saja të porositura nga politika kinse në emër të luftës kundër krimit e korrupsionit, ndjekjes së individëve të përfolur për afera të cilët paraburgosen me muaj e vite dhe pastaj shteti detyrohet të jua kompenson mbajtjen e pa drejtë në arrest, kompensimin e dëmit moral dhe material.

Është rasti konkret më i freskët i ish- guvernatorit Hashim Rexhepit që shteti tani e ka për obligim të ja kompenson dëmin prej më se 200 mijë euro për arrestimin e tij dhe mbajtjen e në paraburgim gjatë vitit 2010. Pra, ditë më parë është raportuar rasti më i freskët i ish guvernatorit Hashim Rexhepi të cilit shteti i detyrohet ti kompenson dëmin prej më se 200 mijë euro për arrestimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim gjatë vitit 2010. Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Hashim Rexhepi, i cili kishte kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), kompensimin e dëmit material dhe jo material në shumën prej 1,953,104.00 euro, për shkak të mbajtjes së tij në paraburgim si dhe masave tjera për sigurimin e pranisë së tij. Një shumë të tillë, ai e kishte kërkuar për shkak të pretendimeve se nga 23 korriku e deri më 23 nëntor 2010 ishte mbajtur në paraburgim, ku pas kësaj atij i ishin shqiptuar edhe masat tjera si dorëzania dhe paraqitja në Stacionin e Policisë deri më 16 shkurt të vitit 2011, ku sipas padisë edhe ishte liruar nga aktakuza me aktvendim nga ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë, Nga shuma totale prej 1,953,104.00 eurove, që ai kishte kërkuar në emër të dëmit material dhe jo material që i ishin shkaktuar me rastin e arrestimit të tij dhe qëndrimit në paraburgim për katër muaj, si dhe masat tjera, me aktgjykimin e 27 tetorit të këtij viti, Rexhepi do të kompensohet nga shteti në shumën prej 204,307.00 euro. Edhe jo rastësisht sot jemi ku jemi, ja tani po i afrohemi 22 viteve pas lufte dhe 13 pas pavarësisë së Kosovës por kjo politikë nuk po e gjen rrugën e largimit nga ndikimi dhe uzurpimi i sistemit të drejtësisë për interesat e vetë të ngushta, për përfitim puro kriminal të grupeve të ngushta të interesit. Për pasojë po e pëson imazhi i shtetit të ri të Kosovës që po pasqyrohet me njollë të zezë në arenën ndërkombëtare si një shoqëri e pa aftë për luftimin e dukurive kriminale, dhe për abuzim me drejtësinë. Është koha e fundit që kjo politikë të pastrohet, dekriminalizohet dhe të tërhiqet përgjithmonë nga ndikimi në sistemin e drejtësisë. Buxheti i Kosovës po u humbë milionat në raste të veçanta kur gjyqtar të guximshëm i japin të drejtë palës së dëmtuar me shkelje të ligjit nga sistemi i kalbur i drejtësisë, prandaj kjo praktikë nuk duhet të tolerohet të vazhdohet. Përves politikës e cila duhet të largohet nga drejtësia, urgjentisht duhet të reformohet pastrohet dhe dekriminalizohet edhe sistemi i sundimit të ligjit, prokuroria, gjykatat dhe policia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".