Vala e re e arrestimeve nga Gjykata Speciale në javën e parë të dhjetorit, ekzistenca e mëtejme e PDK-së në opsionin e bashkimit me AAK-në dhe NISMA

Vala e re e arrestimeve nga Gjykata Speciale në javën e parë të dhjetorit, ekzistenca e mëtejme e PDK-së në opsionin e bashkimit me AAK-në dhe NISMA
Vala e re e arrestimeve nga Gjykata Speciale në javën e parë të dhjetorit, ekzistenca e mëtejme e PDK-së në opsionin e bashkimit me AAK-në dhe NISMA

Blerim Burjani

  • 24 November 2020 - 07:38

Shkruan: Blerim Burjani

Gjykata Speciale e ka goditë rëndë këtë subjekt politik dhe në mënyrë të padrejtë por shpresat janë që Kadriu e Hashimi të lirohen në mbrojte në liri , sepse prokuroria nuk është e përgatitur fare për këtë proces, ka mungesë të provave dhe se aktakuza është konfirmuar herët shumë dhe pa fakte e dëshmi, pa prova. Siç dihet botërisht pa fakte s’ka drejtësi as padrejtësi, faktet janë instrumentet kryesore për lirim apo dënim. Hashimi dhe të gjithë tjerët do të jenë të lirë në fund të këtyre proceseve por do të ju merret kohë e konsiderueshëm për të cilën kohe nuk ka kompensim material juridik. Vala e re arrestimeve mund të pritet në javën e parë të dhjetorit tash këto procese do të zgjasin rreth 5 vjet.

-PDK do të ballafaqohet me shume risi, dhe do të duhej reformuar skajshëm, ky subjekt e ka një gjasë të mirë të heq persona problematik në kundërshtim me rendin dhe ligjin , si parti e dal nga lufta , AAK dhe NISMA do të duhet që në të ardhmen e afërt të gjitha të bëhen një parti politike. Këto parti kanë të njëjtën qeverisje që përkufizohet si problematike me rendin dhe ligjin , korrupsionin dhe forma të tjera të shumta negative. Tani më janë dy rrugë: ose vetë të distanciohen nga pasurimi pa bazë ose duhet të ballafaqohen me rendin dhe ligjin. Rrugë tjera nuk ka për këto parti që s’janë parti por janë pronë e një njeriu ose tre a katër njerëzve. Pra duhet reformë e skajshme, duhet të bashkëpunojnë me organet e rendit për konfiskimin e pasurive të paligjshme , në të kundërtën këta mendojnë ta vazhdojnë kështu si është, mençuria do të ishte sikur këto parti të bashkëpunojnë me organet e rendit. Nëse kjo nuk bëhet këto parti herë do kur do të ballafaqohen me rendin e ligjin dhe me gjykata të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".