Shteti në kolaps, kuvendi i turpit me vetëm 30 vota

Shteti në kolaps, kuvendi i turpit me vetëm 30 vota
Shteti në kolaps, kuvendi i turpit me vetëm 30 vota

Hasan Preteni

  • 30 November 2020 - 18:22

Shkruan: Hasan Preteni

Asnjë ditë pa skandal. Legjislativi më i dobët i shekullit 21, qeveria më fragjile e gjithë historisë. Më funksionale ishin mekanizmat e paraluftës se tani. Në atë kohe bile funksiononte arsimi dhe shëndetësia. Tani asgjë, krize morale, zyrtar pa etikë e pa integritet. Institucione jo funksionale me mungesa në strukturën menaxheriale, pa borde e me ushtrues detyre. Krizë e thellë e dyfishtë, institucione jofunksionale e në menaxhimin e covidit tërësisht jashtë kontrolle.

Mjerimi nuk ka brirë. Heshtje e pa justifikueshme, nuk reagojnë mediat, nuk reagojnë shoqëritë civile, nuk reagon askush. Kuvendi eshte për te ardhur keq. Bllokadë totale nga 30 e me shume pika nuk kaluan as pese prej tyre. Nuk kaluan as marrëveshjet ndërkombëtarë. Qeveritë dhe parlamentet e shteteve të rajonit, i kanë ndërmarrë disa pako të rimëkëmbjes ekonomike. Kosova me një ligj që u bënë horë dhe në leximin e parë kaloj pas 10 tentimeve, nëpër komisione nuk po kalon, tani për të ardhur në leximin e dytë nuk po veprojnë asgjë, nuk po i sigurojnë më shumë se 30 deputet-30 vota.

Luajtën me ndjenjat e popullit, ju premtuan tërheqjen e mjeteve të tyre ( trustin) dhe prapë asgjë. Për çudi dhe të pajustifikueshme janë veprimet, heshtjet e mediave dhe shoqërisë civile. Nuk ka ngritje të zërit në asnjë mënyrë, asnjë tryezë, asnjë reagim publik, asnjë reagim. Po reagojnë edhe atë shumë plogësht vetëm dy odat ekonomike, ajo Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës , askush tjetër. Asnjë vendim në favor të shtetit e në anën tjetër skandalet nuk kanë të ndalur. Nuk kalon dita pa ndonjë skandal. Sot skandali-ngritja e aktakuzës kundër zv. ministrit të shëndetësisë, skandale me konsuj, skandal me thesar, skandal me tender brenda qeverisë. Ministri i Zhvillimit Ekonomik merr tender në Ministrinë e Shëndetësisë. Ministri me Covid del në fushatë, vidhen kasafortat qindra kilogramësh nga një institucion i rëndësishëm, shuhen mekanizmat hetues, miqtë ndërkombëtar tërhiqen nga monitorimi i përzgjedhjes së kryeprokurorëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".