Lulzim Basha, altenativa politike e qeverisëse ndryshe dhe e duhura për Shqipërinë

Lulzim Basha, altenativa politike e qeverisëse ndryshe dhe e duhura për Shqipërinë
Lulzim Basha, altenativa politike e qeverisëse ndryshe dhe e duhura për Shqipërinë

Skender Kapiti

  • 02 December 2020 - 13:31

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

 Me Lulzim Bashën si kryetar i PD-së filloi një politikë e re ndryshe nga ajo që e ka dominuar Shqipërinë në këto 30 vite të tranzicionit traumatik, tranzicion i cili mbeti në vëndnumro së pari si rezultat i asaj se vetë aktorët politikë, partitë politike shqiptare nuk kishin as frymë dhe as shpirt demokratik sepse ato nuk kishin demokracitet të brëndshëm por funksionojnë si parti private të kryetarëve dhe të kapësve të saj që është   oligakia partiake.

Së pari Lulzim Basha e ka hapur Partinë Demokratike dhe gjuthçka çfarë zhvillohet brënda saj është dhe zhvillohet në liri  e demokraci  të plotë dhe si mundësi që gjithkujt i lejohet dhe ka të drejtë që të  konkurojë, që të zgjidhet si në strukturat drejtuese të partisë ashtu edhe  për karrierë të lartë politike dhe për kandidat për deputetë.

Pra, PD tashmë është një Parti gjithpërfshirëse e cila gjeneron dhe respekton personalitetin dhe dinjitetin e individit politik, gjë për të cilën edhe vetë PD ka qenë mjaft deficitare në këtë drejtim, e cila  është dhe esenca demokratike e një partie demokratike.

Kjo duket në mënyrën transparente dhe demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë , ku për herë të parë në këto 30 vite tranzicion Kryetari Basha dhe PD e ripërtërirë po  japin  shëmbull  emancipimi lirie e demokracie të brëndshme të një partie politike shqiptare.

Demokracia shqiptare së pari,dhe vetë partitë politike kanë   vuajtur nga cilësia, aftësia dhe përzgjedhja e keqe që është bërë dhe nga kualiteti i dobët që arritën të jenë deputetë në parlamentin shqiptar gjatë këtyre 30 viteve tranzicion.

Z. Basha e hapi dhe e demokratizoi Partinë Demokratike në mënyrë që paraprakisht për zgjedhjen dhe seleksionimin e më të mirëve, Partia Demokratike këtë të drejtë ua delegoi  bazës së PD , antarësisë së saj, më mënyrë që t’i jepet fund ndikimeve dhe preferencave subjektiviste, nepotike dhe mundesive të korruptimit.

Kjo pasi parlamenti shqiptar gjatë këtyre viteve ishte i mbushur plot me individë me të kaluar komuniste, me ishkomunistë  e ishfunksionarë  të devotshëm të regjimit komunist dhe me ishsigurimsa të shtetit si dhe me indivdë me rekorde krimi e hajdutërie sidomos nga Partia Socialiste   me rilindasit e saj.

Pra tashmë PD-ja po bën brënda vetes së saj VETING-un dekomunistifikimin e Partisë, pastrimin e saj prej individëve me karrierë nga ishdiktatura, gjë të cilën PD-ja nuk e ka bërë si duhet deri më sot, por ashtu si e gjithë politika shqiptare që vetem sa ka manipuluar me dosjet e ishregjimit dhe të sigurimit të shtetit.

Këtë risi që solli Lulzim Basha në Partinë Demokratike ai me siguri që do ta aplikojë edhe në Qeverisje si kryeministër, ku qeverisja e tij do të jetë e përgjegjshme para publikut dhe kombit, do të jetë transparente dhe e hapur, dhe ku vendimmarrjet qeveritare nuk do të bëhen skutave, hoteleve e lokaleve me bosët, partnerët dhe me ortakërinë  private siç ka bërë në këto 7-8 vite Edi Rama dhe rilindja me rilindasit e tij. Lulzim Basha do ta çmontojë modelin keqqeverisës të Edi Ramës i cili ka montuar një qeverisje private antipublike, oligarko-korruptive dhe hajdutërie,  si pasojë e së cilës Shqipëria mbeti për 8 vite pa  iu hapur negociatat për antarësimin në BE, ku Shqipëria tashmë është shteti më borxhli në Europë, si dhe prej kultivimit e trafikimit të drogës u etiletua si një narkoshtet, Kanabistan. Jo vetë kaq por Shqipëria është bërë problem dhe shqetësim i madh europian për regresin e standardeve demokratike, si dhe përsa i përket plagës së rëndë të eksodit ku 79% e rinisë shqiptare kërkojnë që të largohen nga Shqipëria. Pra me qeverinë Basha do të ndërpritet kjo tragjedi kombëtare, kjo gjëndje alarmante për Shqipërinë, do të ndërpritet procesi i shpopullimit të vëndit si dhe do t'u kthehet besimi dhe shpresa e shqiptarëve se Shqipëria bëhet dhe duhet të bëhet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".