Mos na i mbyllni shkollat që i mbajtëm gjallë deri më sot, edhe në kohën e Rankoviqit dhe të Millosheviqit

Mos na i mbyllni shkollat që i mbajtëm gjallë deri më sot, edhe në kohën e Rankoviqit dhe të Millosheviqit
Mos na i mbyllni shkollat që i mbajtëm gjallë deri më sot, edhe në kohën e Rankoviqit dhe të Millosheviqit

Selver Lenjani

  • 11 December 2020 - 10:32

Shkruan: Selver Lenjani

 Mbyllja e 15 shkollave në Komunën e Kamenicës(prej klasës 1 deri në klasën e 9),ka ngjallur reagime të mëdha për qytetarët e kësaj Komune. Në mesin e këtyre shkollave është edhe shkolla fillore "Asllan Thaçi",në brezin kufitar në Karaçev që numëron mbi 100 nxënës. Bashkësia Lokale në Karaçevë ka reaguar në lidhje me mbylljen e shkollave duke iu drejtuar qeverisë për të ndërrmarrë hapa për hapjen e tyre.

Deklarata nga Bashkësia Lokale Kësaj here në fillim të këtij viti nuk arritën të ulen në bankat shkollore 12 nxënësit e parë që ishin në klasën e parë gjithashtu edhe 100 nxënësit e kësaj shkolle. Shkollat fillore të cilat u mbyllën janë, shkolla fillore në fshatin Koprnicë, shkolla fillore në Petrovcë, shkolla fillore në Shipasnis e poshtme, shkolla fillore Strezovfci, shkolla fillore në fshatin Krilevë, shkolla fillore në fshatin Busavat, shkolla fillore në fshatin Tuxhevc, shkolla fillore në fshatin Svirxë ,shkolla fillore në Gmicë, Lisovsk dhe Desivojsk etj.

Mbyllja e këtyre shkollave është bërë me urdhër të kryetarit të komunës, Qëndron Kastrati. Momentalisht nuk vijojnë mësimin 548 nxënës në nivel të komunës dhe njëherit çfarë është më me rëndësi,është Shkolla fillore "Asllan Thaçi" e cila ka filluar mësimin një dit pune, mirpo në ditën e dytë drejtoresha nga Komuna, Mihane Morina, i ka ftuar arsimtarët dhe i ka kërcnuar se do i suspendoj nga puna nëse vazhdojnë punën, kështu arsimtarët janë detyruar të dalin në Shkollën fillore "Avni Rrustemi", në Karaçevë e epërme të vazhdojnë punën. Mirpo aty vetëm lajmërohen dhe nuk vazhdojnë punën por që në shkollën fillore "Asllan Thaçi", është një arsimtar, Musa Konesha dhe Aferdita Keka nuk përfillin vendimin sepse shkollen e kanë dhe aty lajmërohen. Po ashtu edhe puntorët teknik lajmërohen për çdo ditë në shkollë.

As në kohën e Aleksandër Rankoviqit e Millosheviqit kemi arritë të mbajmë mësimin dhe mos të mbyllim shkollat mirpo asnjë gjë të tillë nuk do ta lejojmë, nëse ka një ekspertë për këto reforma në arsim për brezin kufitar,ne na duhen arsimtar, psikolog, pedagog që të pajisemi me personel shkollor që përcjellin mbarvajtjen e mësimit,këto i mirëpresim.

Letër publike nga Bashkësia Lokale për kryeministrin Hoti

I nderuar kryeministri Hoti ishe i pranishëm në gurthemeli në Rahovecë, ne u gëzuam shumë për këtë veprim mirpo kthehu edhe pak nga Kamenica, pse qendrove e heshte dhe nuk reagove. Merr guximin dhe hapi shkollat sepse je vet profesor universitar dhe nuk duhet lejuar mbylljen e shkollave, ktheja buzëqeshjen kësaj komune dhe qytetarëve, nxënësve dhe tërë personelin arsimor.

Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës mbesim me shpresë që të mbajmë një takim me kryeministrin dhe të i'a tregojmë të gjitha hallet dhe kjo kërkesë e Bashkësia Lokale të merret parasyshë dhe të kalojmë në anën pozitive që këto shkolla do të hapen.

Urojmë që në drejtimin tënd kryeministër Hoti të ndodhë kjo hapje sepse jemi nën ombrellën tënde, njoftoi të gjithë ministrat dhe bëj presion që të vazhdojnë punën këto shkolla duke shfuqizuar të gjitha vendime. Jemi krenar shumë nëse merr këtë hapë të rëndësishëm për hapjen e këtyre shkollave.

Image

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".