Këto janë të gjitha shkaqet alarmante nga të cilat po zbrazet Kosova

Këto janë të gjitha shkaqet alarmante nga  të cilat po zbrazet Kosova
Këto janë të gjitha shkaqet alarmante nga  të cilat po zbrazet Kosova

Fadil Maloku

  • 26 December 2020 - 10:08

Shkruan: Fadil Maloku

Kosova s’po zbrazet vetëm shkaku i krimit e korrupsionit, po edhe dezorientimit social! Një studimi i yni (në Shoqatën e Sociologëve) mbi SHKAQET E MIGRIMIT (lexo: arratisjen!) të rinjve kosovar, ka rezultuar, se përveç arsyeve të: papunësisë, varfërisë, krimit, korrupsionit, nepotizmit, konformizmit qytetar, etj. ata Kosovën po e lëshojnë edhe shkaku i dezorientimit social.

Fakti dhe akti i ndërprerjes apo mos aplikimit të sjelljeve tona të ish kodit standard të solidaritetit (ndër familjar, gatishmërisë për t'u sakrifikuar për të afërmin e komunitetit, ndershmërinë në punë, sinqeritetin dhe fisnikërinë në raport me tjetrin, etj.) në shoqërinë tone, ka bërë që këta të rinj të ndjehen të vetmuar, të injoruara, madje edhe të padobishëm, e të pa perspektive…, pra, edhe të tjetërsuar që nga rrethi i vendimmarrjes (që është shumë me rëndësi!) qytetare dhe nga vetja e tyre! Ky tjetërsim apo abstenim që në një farë mënyre u josh, u stis, e madje edhe u "afirmua" përmes konzumerizmit e hedonizmit të tepruar (që sociologjikisht mund të adresohet si i pavullnetshëm por, i varur nga lakmia, vrulli e epshi!), arriti te të rinjtë kosovar të amputoj si ndjenjën inferioritetit social ashtu edhe intuitën e pasigurisë ekonomike dhe motivimin për të ikur sa më larg nga Kosova...!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".