Skandaloze: Këshilli Prokurorial e mbron politikën e korruptuar, i fshehë emrat e figurave politike më aktakuzave të ngritura për krim e korrupsion

Skandaloze: Këshilli Prokurorial e mbron politikën e korruptuar,  i fshehë emrat e figurave politike më aktakuzave të ngritura  për krim e korrupsion
Skandaloze: Këshilli Prokurorial e mbron politikën e korruptuar,  i fshehë emrat e figurave politike më aktakuzave të ngritura  për krim e korrupsion

Hasan Preteni

  • 04 January 2021 - 07:55

Shkruan: Hasan Preteni

Shefi i KPK-se i përmend edhe partitë politike ( nga të gjitha partitë) Po cila prokurori duhet të mbaj evidencë se nga cilat parti janë të akuzuarit. Atyre nuk duhet të ju interesojnë partitë dhe të mos mendojnë ne lidhje me ato. Pse kryetari i KPK-së nuk e përmendi asnjë rast suksesi, pse kryetari nuk tregoi se sa raste i kanë fituar.

-U raportua për 298 aktakuza kundër 216 politikanëve shtetëror, që ju takojnë të gjitha partive. Numri më i madh i aktakuzave se zyrtarëve të akuzuar! Kjo nuk ka logjike, cilat vepra? Tek krimi i organizuar numri i personave duhet të jetë shumë më i madhe se numri i aktakuzave. Në të kundërtën kjo është cirk. Në krimin e organizuar dëmi është i madh dhe numri i zyrtarëve është më i madhe edhe në përfshirjen e zyrtarëve të lartë. Kjo është mafia. Shumë zyrtar nga shumë institucione bashkohen për të kryer një vepër penale. Përfshihen institucionet nga ekzekutivi, prokuroria, policia dhe gjykata.

Zgjidhja e lëndëve nuk është sukses sepse këta si të zgjedhura ata i raportojnë rastet e mbyllura, rastet e vjetruara, rastet e humbura. Një prokurori duhet të vlerësohet në bazë të rasteve të fituara në gjykata. Le të tregojnë ata sa raste i kanë fituara, sa zyrtar të lartë janë në burg dhe cila pasuri është konfiskuara. I gjithë prezantimi i kryetarit të KPK-së ishte një prezantim jo serioz, bosh, pa asnjë kuptim dhe pa asnjë vlerë. Një blla blla i përsëritur ndër vite.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".