Qeveria në ikje abuzon edhe me fatkeqësi natyrore, Fondi për ndërhyrje emergjente krijohet për vota në fushatë zgjedhore

Qeveria në ikje abuzon edhe me fatkeqësi natyrore, Fondi për ndërhyrje emergjente krijohet për vota në fushatë zgjedhore

Hajrullah Tërnava

  • 17 January 2021 - 08:25

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka ndërmarr veprim për formimin ekspres të Fondit për ndërhyrje Emergjente, në mënyrë që nga java e ardhshme të mundë të ju dilet në ndihmë qytetarëve që kanë pësuar nga vërshimet që përfshinë ekonomitë familjare por dhe bizneset e dëmtuara nga vërshimet. Sipas përvojave të deritashme pushtetarët i kanë shfrytëzuar këto situata për përfitime në favor të partive të tyre dhe i kanë favorizua elektoratin e tyre, duke i mbështetur kryesisht dhe vetëm klientelat e veta, qoftë aty ku konsideron se e ka bastionin e partisë politike apo edhe lidhjet tjera të klientelave krimo - biznesore.

Politikat partiake kosovare që zhvillohen në kohëra të krizave, e sidomos kur ka gjendje të jashtëzakonshme, sikur që është tani pandemia, e sidomos tani që në shumë territore të Kosovës kanë ndodhur vërshimet nga ujërat, që i janë shkaktua dëme të mëdha popullatës, qeveritë në pushtet i shfrytëzojnë këto situata, e sidomos kur gjinden tani para zgjedhjeve. Prandaj Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, vetëm pas vërshimeve të mëdha dhe dëmeve që shkaktuan ato gjatë kësaj jave, është kujtuar të flet për këtë fakt, dhe ky angazhim i tij për të ju dalë në ndihmë të rrezikuarave për dështimin e kësaj kaste politike në mirë qeverisje të vendit dhe dështim total për mungesë të vullnetit pozitiv të programit të mirëfilltëve të qeverisjes së shtetit, pasi që secili shtet normal, me ndarjet buxhetore planifikon dhe ndanë fond të veçantë që ndërlidhet me situata të tilla, që ato fonde iu nevojiten shtetit për situata të jashtëzakonshme sikur në këtë rastin tonë tani. Është momenti që tani të varfërve dhe të tjerëve që janë të dëmtuar, që janë shumica nëpër fshatra e që kanë pësua shumë damë, t’iu ndihmohet në mënyrë të drejtë dhe pa anime, sepse edhe në këtë mënyrë qytetarët do të dinë për i vlerësua dhe me votë me i shpërblye në zgjedhjet e radhës, ata që iu ndihmojnë në këto kohëra të vështira, prandaj ndihma që është tani shumë e nevojshme në teren, që sa më parë t’iu shpërndahet qytetarëve, që ta kalojnë këtë situatë të pa lakmueshme në këto kohëra të vështira dimri. Mirëpo duke mos e pasur një fond të veçante të planifikuar kur të ndodhin situata të tilla, tash këtij veprimi i vjen era e joshjes për vota.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".