Valdete Daka dhe KQZ-ja të paditen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Bruksel, favorizohen votuesit serb jashtë Kosovë, diskriminohen diaspora shqiptare

Valdete Daka dhe KQZ-ja të paditen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Bruksel, favorizohen votuesit serb jashtë Kosovë, diskriminohen diaspora shqiptare

Gani Qarri

  • 17 January 2021 - 08:29

Shkruan: Gani Qarri

Qindra mijëra mërgimtarëve që sot punojnë jashtë vendit, të cilëve mbi një dekadë nga vet KQZ, po u shkelen në mënyrën më brutale dhe primitive të drejtat që u takojnë, konformë Konventës Evropiane të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, për dhënien fund diskriminimit të pashembullt që u bëhet nga KQZ dhe mafia politike në Kosovë, nuk kanë rrugëdalje tjetër, përveç ngritjes së një padie të drejtpërdrejt kundër Valdete Dakës dhe KQZ-së, në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Bruksel, për shkeljen me të dy këmbët të të drejtave dhe lirive njerëzore ekskluziv të shtetasve shqiptar të Kosovës në mërgim, gjë që nuk ndodhë edhe me serbët apo pakicat tjera, si dhe cenimin e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sipas diktimeve të mafies politike të partive të inkriminuara të cilat shihet hapur se ende vazhdojnë të mbajnë të kapur fort vet KQZ-në dhe çdo ent e institucion tjetër shtetëror të Republikës së Kosovës.

Përderisa për habi, në Kosovë vazhdojnë të votojnë lirshëm edhe kolonistët serb nga Bosnja e Kroacia pa asnjë dokument valid të Republikës së Kosovës, të cilët në vendet e tyre mund të kenë bërë edhe krime lufte, prej nga kanë ikur dhe janë vendosur ilegalisht në veri të vendit tonë, mund të votojnë, po ashtu pa asnjë pengesë edhe oficer, polic e ushtarak serb, nga Serbia, që mbanin me dhunë të okupuar Kosovën të cilët pas lufte ,Serbia i shpalli si "refugjatë" dhe pakot e mbushura me votat e tyre, futen në Kosovë nëpërmes rrugëve ilegale, pa asnjë kontroll, kjo e drejtë u mohohet, nga po i njëjti Komision i korruptuar i Zgjedhjeve në Kosovë, shqiptarëve të mërguar jashtë vendit, ani pse edhe pas kalimit të dekadave ata mbështesin dhe ndihmojnë pareshtur vendin e vet dhe ruajnë ende me dashuri dhe përkushtim deri në fanatizëm, shtetësinë e Republikës së Kosovës, duke poseduar edhe dokumentet zyrtare të saj.

Madje, sikur mos të mjaftonin as skandalet e lartcekura, para hundëve të po këtij të ashtuquajturi Komision Qendror Zgjedhor, legalizohen dhe guxojnë të votojnë edhe deputet të dënuar me vendime të plotfuqishme gjyqësore dhe me votat e tyre të paligjshme, krijohen edhe qeveri kundër-kushtetuese, lojëra mafioze para të cilave KQZ, bën sehir, ndërsa shkarkimin u dashtë ta bënte Gjykata Kushtetuese, por fatkeqësisht pa ndërmarrë asnjë masë apo veprim adekuat kundër fajtorit kryesor, të ashtuquajturit Komision Qendror Zgjedhor, që i dominuar nga mafitë politike, legalizon edhe veprime të tilla antiligjore dhe anti-kushtetuese në Kosovën me prokurori dhe gjyqësi inekzistente.

Për aq më tepër, nën ndikimin e anëtarëve shumicë nga partitë e inkriminuara edhe vet bishti i këtij Komisioni Zgjedhor, si Paneli për Ankesa dhe Parashtresa, e hodhi poshtë dhe atë me procedurë të përshpejtuar, ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës “Germin”, mbi mënyrën mafioze të verifikimit të aplikacioneve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, për vet faktin se pushteti i tej inkriminuar aktual, po i frikësohet, jo pak, por tepër shumë, votimit të diasporës, e cila nuk ua shet as dhuron votat e veta kriminelëve ordiner, që varfëruan vendin dhe izoluan Kosovën nga e gjithë bota.

Megjithëse KQZ duhet të jetë i vetëdijshëm se pikërisht në klauzolën e protokollit nr.1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, thuhet qartë se për të gjithë shtetasit e një vendi, pavarësisht faktit se ku ata jetojnë, është e garantuar e drejta për të votuar (aspekti “aktiv”) si dhe e drejta për të kandiduar në zgjedhje (aspekti “pasiv”)-(§§ 48-51;§ 102), zonja Daka dhe vet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, dëshmuan edhe një herë më tepër, se pa marrë parasysh dëmin që i shkaktohet shtetit të Kosovës, nuk janë të interesuar të veprojnë konformë Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, por sipas dirigjimeve mafioze të partive të inkriminuara politike në vend.

E gjitha kjo, për vet faktin, tanimë të ditur publikisht se vota e diasporës edhe në këto zgjedhje, do të jetë votë vendimtare e përcaktimit të fatit të partisë fituese, ngjashëm apo ndoshta edhe më fuqishëm se në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, prandaj partitë në pushtet të cilat kanë uzurpuar shumicën në KQZ dhe vazhdojnë të ushtrojnë ndikimin e vet mafioz edhe në drejtësi, e kanë dirigjuar edhe vendimin e PZAP-it, për hedhjen poshtë të ankesave kundër vendimit diskriminues lidhur me mënyrën e verifikimit të votës së diasporës që ka ndërmarr apriori KQZ.

Për aq më tepër, neni 3 i Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, është obligativ për të gjitha shtetet që pretendojnë integrimin në BE, të cilat përveç organizimit të zgjedhjeve brenda vendit, duhet tu garantojnë mundësi të barabarta për votim dhe shprehjen e vullnetit të lirë me votën e vet edhe shtetasve jashtë vendit, jo përmes talljes siç lajkaton pa asnjë fije turpi zonja Daka, me aktin e padëgjuar kund në botë me "thirrje telefonike", të paprecedent nga BE deri në SHBA, por duke hapur Ambasadat dhe Konsullatat e vendit, për organizimin e votimit të mërgimtarëve, siç veprojnë të gjitha shtetet tjera normale në Evropë dhe kudo tjetër në botën demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon ti diskriminojë hapur mërgimtarët, mohon publikisht të drejtat që u takojnë sipas Konventës Evropiane dhe cenon brutalisht shprehjen e vullnetit të lirë të tyre, si njëra nga bazat prioritare të demokracisë dhe shtyllat themelore të të drejtave të njeriut.

Ky akt tendencioz e i paprecedent i KQZ-së, bëhet edhe më diskriminues e i pakuptueshëm, edhe për faktin se vetëm shqiptarëve të Kosovës edhe mbi dy dekada pas lufte me Serbinë, u ndalohet nga KQZ, të votojnë në përfaqësitë e vendit të vet, apo të paktën të dorëzojnë aplikacionet me dokumente autentike, numër të telefonave dhe adresa të vendbanimeve, madje nga vet KQZ, shpifen ide primitive, se si u dashka KQZ, tu telefonojë nga Kosova-mërgimtarëve, për verifikimin e tyre në diasporë, përrallë që nuk e dëgjon askund në botë.

Ky vendim i çoroditur i KQZ, përveç diskriminimit të hapur dhe shkeljes brutale të të drejtave dhe lirive njerëzore të mërgimtarëve, ka edhe një qëllim tjetër, tejet të rëndë e inkriminues, që nën dirigjimin e mafies politike në Kosovë, me arsyetimin se qindra apo mijëra aplikues jashtë vendit, ishin të pa çasshëm përmes thirrjes telefonike, të keqpërdoren aplikimet e tyre për përsëritjen e vjedhjes industriale të votave dhe tjetërsimin e ndikuar të rezultateve, për favorizimin e partive që dirigjojnë me vet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe organet e korruptuara e inekzistente të drejtësisë në vend.

Partitë e inkriminuara politike, të vetëdijshme se Diaspora shqiptare dhe mërgimtarët kudo në vendet demokratike të botes, janë kundër mafies politike në Kosovë, kanë filluar përsëri presionin e pa kompromis, për ta abuzuar dhe keqpërdorur deri në fund KQZ-në e kapur nga to, pasi që interesimi diasporës është në rritje e sipër, si kurrë më parë, jo thjeshtë vetëm për të votuar, por edhe për ta ndëshkuar përfundimisht qeverisjen e stërkequr dhe pushtetarët e kriminalizuar, për 20 vitet me radhë, të cilët e kanë izoluar tërësisht edhe Kosovën nga e gjithë bota përparimtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".