Vjen paralajmërimi serioz për zhvatësit e shtetit: Pas 14 shkurtit të gjithë hajnat në burg

Vjen paralajmërimi serioz për zhvatësit e shtetit: Pas 14 shkurtit të gjithë hajnat në burg

Gani Qarri

  • 21 January 2021 - 07:46

Shkruan: Gani Qarri

Butaku Hoti deklaron pa fije turpi, se ai dhe Qeveria e tij kundër kushtetuese, jo vetëm, që nuk u dashka pyetur rreth procesit të hetimeve për vjedhjen e Thesarit të Shtetit muaj më parë, por vjedhja e ndodhur, nuk guxuaka as të lidhet me qeverinë e tij kundërligjore, duke e quajtur skandalin në fjale, vetëm si një rast të zakonshëm dhe megjithëse deri më tani, nga qeveria e tij nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim, organet e drejtësisë do t’i shkuakan deri në fund, pa cekur se kur do të fillojë as mbarojë ky proces, përgjigje që tingëllon jo vetëm shumë qesharake, por dhe tepër e dyshimtë, se mos vallë, vërtetë vet ai dhe Isa Mustafa me partnerë, pas zbrazjes së Dardania Bank, zbrazën edhe Thesarin e Arkivin e Shtetit, për blerjen e votave dhe zhvillimin e fushatave korruptive elektorale!!!?

-Meqenëse votuesit e rinj dhe qytetarët e vetëdijesuar të Republikës së Kosovës, fatmirësisht pritet që në zgjedhjet e reja, me shumicë të votojnë për ndryshime të thella dhe pro frymës reformatore në vend, figurat e kriminalizuara dhe aktet e tyre të korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat për më tepër se 20 vite kanë uzurpuar udhëheqjen e vendit dhe gjithë shtetin e Kosovës, nga forcat alternative, që kanë filluar të shihen si garanci për ndryshime, duhet të ndërmerren masa rrënjësore, për pastrimin e institucioneve të shtetit dhe partive politike nga mbeturinat korruptivo-kriminale të infiltruar në të gjitha strukturat shtetërore.

Madje duke pasur parasysh faktin se iniciator për rrëzimin e qeverisë legjitime dhe formimit të një qeverie kundër kushtetuese ishte pikërisht Isa Mustafa&Hashim Thaqi dhe megjithëse vet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian u bënin thirrje pareshtur Hashim Thaçit e Isa Mustafës që të mos veprojnë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, kuislingu Hashim Thaçi dhe sllavo-komunisti Isa Mustafa, përkundër të gjithave edhe me vota të pavlefshme nga deputet të dënuar me vendime të plotfuqishme gjyqësore, sollën në pushtet një Qeveri minoritare antikushtetuese, duke futur në koalicionin qeverisës edhe dorën e zgjatur të Vuçiqit si Lista serbe, si dhe duke emëruar zëvendëskryeministër të parë Goran Rakiqin, ndaj sidomos LDK-ja e Isa Mustafës duhet të paguaj një çmim tejet të shtrenjtë dhe humbje ekstreme të votave në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.

Për aq më keq, kryeministrin antikushtetues Avdullah Hoti, deklaron pa fije turpi se tema e parave të vjedhura gjatë qeverisjes së tij, nga arkivi i shtetit, është bërë temë e pa dëshiruar me të cilën, ai as që dëshiron të ballafaqohet në fushata elektorale edhe kur kjo i shtrohet atij, vetëm si pyetje e thjeshtë mbi skandalin e hajnisë së Arkivit -Thesarit të shtetit!

Kështu që menjëherë pas zgjedhjeve të reja, Avdullah Hoti dhe ish partnerët e koalicionit kundër kushtetues të qeverisë në ikje, duhet të vihen urgjentisht në bankën e të akuzuarve, veçanërisht për shkak të skandalit të vjedhjes kriminale të thesarit të shtetit, dhe mosveprimit të drejtësisë së kapur nga partitë e kriminalizuara, për t’i kapur "super hajnat" dhe kthyer paratë e vjedhura të qytetarëve të vendit, në arkën e shtetit të Kosovës, të cilat fare lehtë, mund t`iu kenë ofruar Isa Mustafës & CO, për blerjen e votave dhe keqpërdorimin e tyre në fushata elektorale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".