Listat e partive politike kërkohen të spastrohen duke u bazuar në ligj dhe kushtetutë, jo me inate e diskriminime politike

Listat e partive politike kërkohen të spastrohen duke u bazuar në ligj dhe kushtetutë, jo me inate e diskriminime politike
Listat e partive politike kërkohen të spastrohen duke u bazuar në ligj dhe kushtetutë, jo me inate e diskriminime politike

Muhamet Kelmendi

  • 26 January 2021 - 08:04

Shkruan: Muhamet Kelmendi

KQZ-ja duhet të ketë kujdes në zbatimin e normave. Bazë e saj duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës.Aty theksohet në mënyrë taksative dënimi i plotefuqishëm me një a më shumë vjet burgim, për deputetët. Para kësaj norme cdo normë ligjore bije dhe nuk aplikohet.

-KQZ-ja është organi kryesor për certifikimin e listave zgjedhore. Ajo ka marr vendim mbi spastrimin e listave me qëllim që listat e partive të tilla të spastrohen nga kandidatët që KQZ mendon se nuk mundë të futen në listë. Juridikisht nuk mund të mohohet tërësisht lista. Ajo, përvec kur kemi subjekte kriminale , nuk është e lejueshme dhe nuk ka baze juridike.

Listat e VV, AAK, NISMES, ndoshta edhe të ndonjë partie tjetër, kërkohet të certifikohen pas nxerrjes nga lista të kandidatëve që KQZ ka prova për mos certifikim. Unë nuk e njoh Listën Serbe. Nuk e di se cfarë kandidatësh ka. Por mendja ma thotë se ka kandidat që nuk e pranojnë shtetësinë Kosoves. Edhe këtu duhet intervenuar. Intervenimet nuk do të thotë largimi i partisë nga zgjedhjet. Përkundrazi. Nga lista hiqen kandidatët që KQZ mendon se nuk e kanë vendin dhe pjesë tjetër e listës certifikohet për zgjedhje. Ka mundësi që partisë ti ipet afat shtesë për hartimin e listës. Të shohim se cilat rrugë do të merren nga ana e KQZ-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".