Çdo shtet ka rregulla të shkruara dhe të parashkruara se si qeveriset

Çdo shtet ka rregulla të shkruara dhe të parashkruara se si qeveriset
Çdo shtet ka rregulla të shkruara dhe të parashkruara se si qeveriset

Ali Hertica

  • 19 February 2021 - 13:45

Shkruan: Ali Hertica

Vitet e fundit,politika dhe problemet kushtetuse në Kosovë kanë zënë një vend qendror në vartësi të ngushta, me linjat e zhvillimit dhe rënies së tyre në këtë periudhë.

Kërkimet dhe debatet e shumta ,akademike brenda kësaj fushe janë ndërdisiplinore,ato përfshijnë juristë,historianë,filozof ,ekonomistë ,politologë, mjek, gjeograf e shum profile më të ndryshme.Më poshtë do të shikojmë disa probleme dhe arsytime të rëndësishme. Në fillim do të bëjmë disa dallime lidhur me ato që kemi përfshirë me fjalët,, problem kushtetus dhe politikë kushtetuse,,.

Çdo shtet ka rregulla të shkruara dhe të parashkruara se si qeveriset. Keto mund të quhen kushtetutë me kuptim matrial.Un do të përqendrohem në konceptin kushtetutë në kuptim formal. Me këtë unë kuptoj një tekst të emrëuar,, kushtetutë,,që përmbush dy kërkesa.

- Është leximi superior d.m.th.mbi ligjet e tjera dhe vendimet politike,a ka kësi leximi në Kosovë....

- Ligjëvënsi i zakonshëm nuk mund ta ndryshojë kushtetutën ....

- Ndryshimet kërkojnë vendime në formë të tjera të veçanta....

Plotësimi i këtyre kushteve ka pasoja të rëndësishme,njëkohësisht duhet parë edhe disa anë të tjera të rregullave kushtetuse.

Disa rregulla janë themelore dhe rregulluse,të tjerat janë eskluzivisht,për shembull,të drejtat individuale,të tjerat janë procedurale. Disa rregulla janë themelore,të tjerat bëjnë përcaktime ose përjashtime.

Për sa u përket funksioneve konstitucionale të rregullave kushtetuse,dallojnë se ligji themelor i një shteti mund të shikohet themelus i atij shteti. Dallojmë më tej se ligji themelor duhet të jetë themelus e jo luhatës siç është në kosovë,për të formën e shtetit,në mënyrë të veçantë ai vendos nëse do të duhet që në nivele parlamentare të vendosen se cilat rregulla janë për nivel parlamentar dhe cilat për shtetin e veçantë.

E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe për rastin ku njësia që do të vendoset nëpërmjet kushtetutës përfshin shumë shtete të krijuar më parë,si në rastin e BE-së.

Funksionimi themelus,që bie më shumë ne sy, i kushtetutës ësht krijimi i pushteteve që parashikon qeverisje e një shteti.Pushteti legjislativ,ndoshta me dy dhoma,,pushteti gjygjësor dhe pushteti ekzekutiv dhe përcaktimi i autoritetit. Hollësitë e shtetit të Kosovës që përmban kushtetuta ndryshojnë shum nga një shtet në tjetrin,dhe kështu Kosova nuk duhet të ketë një kushetut si një shtet tjetër, shembull kushetuta Norvegjeze nuk përmban ndoni nen të veçantë se kush mund të jetë shtetas,dhe shtetas për zgjedhjet parlamentare dhe përgjegjësinë kushtetuse.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".