Pa SHBA-të Kosova nuk ka dialog me shtetin serb

Pa SHBA-të Kosova nuk ka dialog me shtetin serb
Pa SHBA-të Kosova nuk ka dialog me shtetin serb

Muhamet Kelmendi

  • 26 February 2021 - 09:23

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Beja  ka gabuar rëndë që ka përcaktuar dy armiq të Republikës së Kosovës për udhëheqjen e dialogut Kosovë-Serbi. Vetë ky fakt, pse Borel dhe Lajcak janë kundër shtetit të Kosovës, tregon se dialogimi pa SHBA-të nuk do të ketë kurrë sukses. Miroslav Lajcak vjen nga një shtet, respektivisht nga Sllovakia, që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Në Slovaki ishte ky edhe Ministër punëve të jashtme. Që në atë kohë pati qenë Lajcak kundër Republikës së Kosovës dhe pati deklaruan: "Sllovakia nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës(...).Raportet zgjidhen vetëm me marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës".

Këtë mendim Miroslav Lajçak as tash nuk e ka ndërruar. Jo vetëm harta, por edhe deklaratat e këtij sllavi - ortodoks janë kundër pavarësisë së Kosovës. Në çdo rast kur i jepet mundësia ai deklaron kompromisin që duhet të bëjë Kosova. Shkon me deklarata deri atje sa që kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës për interesat serbe. E keqja e madhe këtu është se tash vepron në emër të BE-së.

Derisa ishte në Sllovaki vepronte vetëm në emër të këtij shteti. Dhe, këtej mbështetej kryesisht në raportet gjoja vëllazërore e ortodokse me shtetin serb. Tash me këto ide po vepron në Bruksel dhe në krah të vetin të forte e ka komisarin e BE-së, Borell. Ky është një tjetër kundërshtar i Republikës. Derisa i pari, Lajçak mbështetet në interesat sllavomëdha, Borell kryesisht mbështetet në interesat e ngushta spanjolle mëdha mbi popullin heroik bask.

Edhe Borell në Spanjë u tregua armik i Republikës. Që të dytë janë shumë të rrezikshëm për Republikën e Kosovës. Këtu mendoj në dy rrugë që duhet ndjekur. Ose,  Qeveria që vjen dhe Kuvendi kërkohet qartë dhe prerë të deklarohen dhe të ndërprejnë dialogimin nën mbikëqyrjen e tandemit Borel -Lajçak.

Nëse kjo nuk zgjidhet si rrugë të kërkon: Te vazhdohet dialogimi po nën mbikëqyrjen e SHBA-ve dhe duke qëndruar të patundur në çështjet që e qojnë përpara Kosovën.

Këtu mendoj:  Në njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës nga Serbia,   në përgjegjësinë  penale të shtetit serb dhe në ndërtimin e një Gjykate Speciale për Serbinë, në dëmshpërblimin e dëmit të krijuar në Kosovë, në  dhënien urgjente vendeve ku gjendet varret masive me shqiptare etj. Këto janë katër çështjet që duhet Kosova ti ketë si prioritet në dialogim me shtetin serb. Fare nuk kanë rëndësi çështjet tjera kundruall këtyre.

Në fund të fundit kjo del edhe nga marrëveshjet e bëra deri më sot të cilat nuk janë zbatuar kurrë nga Serbia. Shteti serb njeh vetëm vendosmërinë në politikë që përcillet me forcë. Kosova s'ka forcë ushtarake por ka dhe duhet të tregoj forcë politike në qëndrime. Me këtë ndalet çdo veprim kundër Kosovës nga Lajcakët e Borelat. Rrugë tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".