Ja pse Richard Grenell e ka humbur luftën diplomatike më Kurtin!

Ja pse Richard Grenell e ka humbur luftën diplomatike më Kurtin!
Ja pse Richard Grenell e ka humbur luftën diplomatike më Kurtin!

Skender Mulliqi

  • 03 March 2021 - 09:02

Shkruan: Skënder Mulliqi 

 Prapë  na paraqitet Richard  Grenel, lidhur me Albin Kurtin. Ky është treguar një diplomat i dështuar i SHBA-ve në Gjermani dhe në Ballkan.  Ai ka disa kohë që në mënyre deklarative ka thënë së është homoseksual, i cili kishte zënë një vend të rëndësishëm në ish administratën e presidentit , Donald Trump.

Pa e marrë mirë postin e ambasadorit të Amerikës në Gjermani, i kishte bërë shumë nervoz gjermanet më një intervistë për një portal. Grenel kishte kërcënuar disa herë më leksionet e tija të pa matura Gjermanin dhe kancelaren   Angela Merkel. Kishte kërcënuar Gjermaninë edhe lidhur më gazin rus, sikurse që kishte kërcënuar lidhur më bashkëpunimin e Gjermanisë më Kinën në planin ekonomik etj. 

 Ja lexues të nderuar iu përkujtova disa nga shembujt të një diplomati kontravers i cili kishte ftohur shumë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Amerikës dhe Gjermanisë .Seria e deklaratave kotraverse të Grenelit , kishte bërë që nga disa diplomatë gjerman të kërkohet të largohet nga Gjermania. Edhe kur bëhet fjalë për Kosovën ishte shumë i paqartë dhe shumë të dyshimtë ne veprimet e tija .Si i dërguar special për Kosovën , ai kishte orientimet  pro  serbe .

Edhe pse kamuflohej në opinion më deklarata , ishte vu haptas në planin për ndarjen apo shkëmbimet territoriale më Serbinë së bashku më Vuçiqin dhe Thaçin. Sigurisht së këtë plan djallëzor të cilën e kishte bërë të ditur një tjetër diplomat i rangut të lartë , Bollton, Grenel deshi që të bën realitet , duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës, dhe Ballkanit, më hapjen e Kutisë së Pendores, që do të provokonte zingjirin e luftës në Bosnje , Kosovë , Maqedoninë e Veriut dhe në vendet përreth këtyre shteteve .

Këtyre planeve ju doli para Angela Merkel zonja e çeliktë e politikës evropiane .Këtu duhet përmendur edhe kontributin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj. Kur bëhet  fjalë të Kurti, ai disa herë kishte replikuar  më Grenelin përmes rrjetit social Twitter.

Sigurisht së tash pas këtij harku kohor, shihet së Grenel diplomacia ishte në dëm të Kosovës ,dhe në favor të Serbisë, gjë të cilën e kishte bërë të ditur më kohë lideri i LVV, Albin Kurti. Janë të gjitha gënjeshtra të kulluara të Grenelit për antiamerikanizëm të Kurtit. Kurti nuk e kishte plasuar planin e shkëmbimeve territoriale.  Kurti nuk i kishte thënë Grenelit që ti fus në qorrsokak marrëdhëniet më Gjermaninë .

Paraqitja e tij e fundit dhe akuza kundër kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit, është kamuflim i të vërtetës së kanë eksituar thikat mbi harta për ndarje të Kosovës. Madje, të themi të drejtën edhe Marrëveshja e Uashingtonit për mua e favorizon Serbinë në rajon, duke e bërë atë faktor politik  dominant.

 Shumë do të ishte treguar i sinqertë Grenel sikur të pranonte së është pro serb,  dhe ka punuar nën ndikimin e lobit serb në Amerikë. Këtë e vërtetojnë edhe ahegjenet  me shlivovicë serbe midis Beogradit. Amerika është miku më i madh i shqiptarëve , por ky shtet nuk identifikohet më Grenelin dhe sojin e tij.

Fytyrën e vërtetë Trump , por edhe Grenel e paraqitën kur më forcë deshën të mbajnë pushtetin , duke mos e pranuar fitoren e Bajdenit që rrallë mbahet mend që ka ekzistuar në këtë shtet një tendencë e tillë antidemokratike. Prandaj, kjo deklaratë e tij është një tjetër skandal , është deklaratë provokuese dhe destabilzuese karshi Kosovës . Ai humbi luftën diplomatike ndaj Kurtit.  Grenel duart sa më larg Kosovës, së ajo i ka përfaqësuesit e saj politikë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".