Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mos harroni, ne ju përcjellim se a po i mbani premtimet!

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mos harroni, ne ju përcjellim se a po i mbani premtimet!
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mos harroni, ne ju përcjellim se a po i mbani premtimet!

Skender Kapiti

  • 05 March 2021 - 07:58

Shkruan: Skënder Kapiti

Albini dhe Vjosa urgjentisht duhet të veprojnë per çfarë kanë premtuar.

Drejtësia e pavarur dhe lufta kundër krimit e korrupsionit, janë zotim e premtim kryesor e parësor i VETEVENDSJES dhe Vjosa Osmanit të cilët tashmë duhet të fillojnë parapërgatitjet dhe konsultimet me profesionistë të vertete te drejtësisë për të ndërmarrë VETTING-un në drejtësi, pasi VETING-un e politikës tashmë e bëri referendumi gjthepopullor i 14 Shkurtit 2021. Por Vjosa me Albinin nuk duhet të veprojnë si paraardhësit e tyre, si ata egoistët dhe mosmirënjohësit me te mëdhenj.

-Albini dhe Vjosa duhet të angazhojnë dhe të afrojnë pranë vetes së tyre ata intelektualë, ata opinionistë dhe media të cilët janë përballur me shumë guxim, madje shumë herë më me guxim profesional, patriotik e intelektual se sa shumica e deputetëve të cilët populli i votoi në listën e VETEVENDOSJES. Albini dhe Vjosa mos të harrojnë se ka mbi 10 vite p.sh. gazeta “KOSOVA SOT” dhe pensionistët e gazetarët e saj, janë ata të cilët kanë kritikuar e demaskuar si politikën e vjetër ashtu edhe sistemin kriminal oligarko-mafioz juridiko-politik të Kosovës dhe që pa kontributin e të cilëve nuk do ishte bërë ai ndërgjegjësim shume i madh popullor që coi në ndëshkimin e politikës së vjetër kriminale.

Albini dhe Vjosa të kenë kujdes që të mos tolerojnë dhe të mos bien pre dhe në kurthin e servilizmit të servilëve, injorantëve e të puthadorëve të regjimit të vjetër të ndëshkuar tashmë, ashtu sikurse edhe që nuk duhet të rrezikojnë veten nga euforia dhe rezultati i zgjedhje të 14 Shkurtit.

Nuk mundet që reformimin e drejtësisë ta bëjnë institucionalistët dhe gjyqtarët e prokurorët aktuale të cilët duhet t’i fshijë e t’i dëbojë nga sistemi VETING-u i drejtësisë. Minimalisht së pari duhet t’i nënshtrohen VETING-ut të gjithë gjyqtarët e prokurorët e Kosovës, gjë për të cilën parlamenti i Kosovës duhet të votojë një ligj VETING si ai i Shqipërisë duke kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e plote te SHBA-se, dhe një VETING i tillë do ta mundesonte te kemi edhe Gjykatën Speciale ne Kosove duke ia kthyer kështu Kosovës pavarësinë dhe dinjitetin e sistemit vendor juridik e gjyqesor të shtetit të pavarur të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".