Me Qeverinë e VV-së dhe Presidenten Vjosa Osmani fillon ndryshimi i dekadës, institucione pa shantazhet dhe kushtëzimin e serbëve të ndikuar nga Beogradi!

Me Qeverinë e VV-së dhe Presidenten Vjosa Osmani fillon ndryshimi i dekadës, institucione pa shantazhet dhe kushtëzimin e serbëve të ndikuar nga Beogradi!
Me Qeverinë e VV-së dhe Presidenten Vjosa Osmani fillon ndryshimi i dekadës, institucione pa shantazhet dhe kushtëzimin e serbëve të ndikuar nga Beogradi!

Dardan Grapci

  • 06 mars 2021 - 17:22

Shkruan: Dardan Grapci

Sovrani vendosi qe Qeveria e Kosovës tani mundë të formohet dhe të funksionoj edhe pa prezencën e kushtezimet deputetëve serb qe urdherohen direkt nga Vuqiqi i Beogradit. Ka ardhur koha që Kosova të udhëhiqet nga shumica shqiptare dhe komunitetet tjera të integruara që e kanë njohur dhe e respektojnë realitetin e ri në shtetin e Kosovës. Është momenti i duhur që shumica e përfaqësimit politik dhe etnik në Kosovë të dëshmojnë para faktorit ndërkombëtar pjekurinë e arritur dhe forcën e cila flet se dimë të udhëheqim një shtet demokratik dhe të pavarur siç e kërkojnë standardet demokratike ndërkombëtarë, të shteteve të zhvilluara ne BE.

-Partitë politike në vend vetëm e kanë pranuar rezultatin për institucionet e reja, dhe derisa e kanë pranuar atë rezultat është e ditur që menjëherë pas 14 shkurtit, pasi të kenë përfunduar të gjitha procedurat ligjore deri në certifikim të rezultatit të zgjedhjeve, duhet të formohen institucionet e saj, duke papasur sjellje korrekte të opozitës e cila në vazhdim duhet ta luan rolin e mbikëqyrësit të ashpër të punës së qeverisë , por jo të bëjë përpjekje për të pamundësuar formimin dhe funksionimin normal të shtetit.

Institucionet duhet të formohen, duhet të votohet në Kuvend, lirshëm nga të gjithë deputetët, sipas shprehjes së vullnetit të tyre moral e personal, krejt demokratik. Me këtë rezultat final të publikuar nga KQZ, I cili vetëm duhet të pritet deri ne certifikim, LVV-ja dhe Vjosa Osmani do ta marrin timonin e drejtimit të Republikës së Kosovës. Madje edhe krejt kjo vonesë nga ana e KQZ-s, kinse për rinumërim të votave ka qenë një lojë e pa nevojshme por tepër e ndyrë, vetëm sa për inat dhe për ta vonuar LVV-në dhe Vjosa Osmanin që ti ndërtojnë dhe fillojnë drejtimin e institucioneve të reja, Qeveri e Presidencë.

Vjosa Osmani tani si e nominuar në fillim të procesit zgjedhor, me votat që I ka fituar, moralisht e ka të garantuar pozitën e Presidentes së shtetit, edhe pse kjo formë e deklarimit të qytetarit Akoma nuk është e rregulluar me Kushtetute dhe me Ligj, por qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre, e kanë dhënë votën për kandidaturën e saj Presidente e shtetit të propozuar nga LVV. Duke befasuar kështu dhe fituar përqindjen më të madhe të votave që ka fituar deri më tash ndonjë lider politik në zgjedhjet e pasluftës në Kosovë.



Prandaj votimi i Qeverisë së re mundë dhe duhet të bëhet për herë të parë pa prezencën e kushtëzuar të partive Serbe. Po ashtu edhe Presidentja mundë të mjaftueshëm pa prezencën e deputetëve të partive Serbe, që do të thotë se me zgjedhjet e 14 shkurtit është zbehur ndikimi që kanë pasur deri më tash serbët në zgjedhjen e institucioneve të reja të shtetit të Kosovës. Nëse partitë politike të shumicës shqiptare dhe ato të komuniteteve të tjera jo serbe sillen me racionalitet dhe seriozitet ndaj shtetit, atëherë mundë të ndërmarrin të gjitha veprimet e mundshme në interes nacional pa u ndikuar fare dhe pa u kushtëzuar sikur në të kaluarën nga vota e Listës Serbe, përkatësisht deputetë e këtij komuniteti, me të cilët është dashur të bëhen pazare, konsultime e bisedime deri edhe me ndërmjetësim të Beogradit.

Politika Kosovare e ka për borxh ta bëjë këtë zgjedhje sepse populli i ka treguar gjithë botës se jemi pro ndryshimit pozitiv, e nuk do të tolerojmë më që të kemi në institucione as njerëz që sillen si kauboj duke shantazhuar por as njerëz të lidhur me krimin që janë deri në maje të kokës të korruptuar. Qytetarët vendosën ta zgjedhin një alternativë të re politike për ta testuar, që të dëshmon nëse ka kapacitete për ta mirë qeverisur vendin, duke e votuar LVV-në për ta qeverisur vendin dhe Vjosa Osmanin për pozitën e Presidentes së shtetit, duke besuar se po e bëjnë zgjidhjen e duhur për ta ndryshuar në të mirë shtetin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".