Mekanizmat e sigurisë në shtetin e Kosovës, Policia dhe AKI, të zhytur në krim e korrupsion, të ndikuara nga Strukturat e shërbimeve të fshehta serbe!

Mekanizmat e sigurisë në shtetin e Kosovës, Policia dhe AKI, të zhytur në krim e korrupsion, të ndikuara nga Strukturat e shërbimeve të fshehta serbe!
Mekanizmat e sigurisë në shtetin e Kosovës, Policia dhe AKI, të zhytur në krim e korrupsion, të ndikuara nga Strukturat e shërbimeve të fshehta serbe!

Xhevat Meha

  • 08 mars 2021 - 07:49

Shkruan: Prof. Xhevat Meha

Se të gjitha institucionet e Kosovës janë të inkriminuara, dhe atë thellë të inkriminuara, tashmë dihet botërisht. Pikërisht niveli i thellë i inkriminimit ka detyruar që qytetaret me ngulm të kërkojnë zbatim te ligjit në plotni dhe nga të gjithë . Institucionet që pritet të krijohen me votën e qytetarit, kanë shumë punë sigurisht. Shumë punë mundë të kryhen vetëm kur problemi njihet deri në rrënjë, kur përgatitet nje plan me synime të qarta dhe me veprime konkrete hap-pas-hapi, dhe pastaj pashmangshëm bëjme arrijtjen e synimeve deri në fund.

-Nuk po kam siguri të mjaftueshme, ose të paktën nuk po kam informacione të mjaftueshme se prijësit e listave që fituan besimin e qytetarëve për ndryshim i njohin në nivelin e duhur rrënjët e kriminalizimit të institucioneve të Kosovës. Nga analizat dhe hulumtimet që kam bërë deri me sot , mua më del se ky kriminalizim është kryer nga strukturat e fshehta serbe me plan dhe jane të organizuara mirë.

Punë mbi të gjitha punët, detyrë mbi të gjitha detyrat, shoh identifikimin nga AKI të individëve të përfshirë në veprimtarinë e strukturave të fshehta serbe në Kosovë. Veprimtaria e këtyre strukturave është burimi, janë rrënjët që duhet prerë fillimisht.

Tash shtrohet pyetja, po AKI a është e përfshirë nga kjo veprimtari? Për mua është po, eshte e përfshire . AKI nuk ka pasur nderin dhe privilegjin që të jetë e liruar nga kjo përfshirje.

Po çfarë duhet bërë në këtë rast? Duhet që Drejtori i AKI-së të dërgohet individi që është shume i ndershëm , i besueshem dhe profesionist. Si çdo institucion tjetër, për mua edhe AKI përveç që ka pjesëtar të përfshirë në veprimtarinë kriminale te strukturave të fshehta serbe, por aty perveq që ka individë llaskuc e të pandershëm, ka edhe individ që janë të ndershëm e të devotshëm për lirinë e Kosovës, dhe se me numër këta janë shumicë.

Një drejtor i duhur do të punonte me pjesëtarët e ndershëm e të devotshëm për lirinë e Kosovës dhe do të kryente punën e duhur si institucion i besueshem.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".