Shteti i cili e shkatërron pasurin kombëtare të maleve të Kosovës

Shteti i cili e shkatërron pasurin kombëtare të maleve të Kosovës
Shteti i cili e shkatërron pasurin kombëtare të maleve të Kosovës

Ismail Muçiqi

  • 13 March 2021 - 10:15

Zoti e ka bekuar Kosovën me të gjitha të mirat për njerëzit që jetojnë në këtë vend. Pozita Gjeografike, klima e butë e gërshetuar me 4 stinë të vitit janë karakteristike për jetën e njerëzve që me shekuj lindën u rritën dhe jetuan në këtë vend. Kosova është e pasur me rezerva të mëdha të xehreve, ndërsa rezervat e Lignitit janë pasuri kombëtare.

Tokat pjellore dhe fushat bashkë me lumenjtë të cilët rrjedhin pa u ndalë e pasqyrojnë simbolikën e florës dhe faunës si mrekulli e natyrës. Një nga pasurit kombëtare të cilat i posedon Kosova ishin edhe rezervat kombëtare të pyjeve – maleve të Kosovës.

Kjo begati kombëtare që nga paslufta nuk u ruajt për nevojat e industrisë së drurit por malet e Kosovës u shkatërruan pa mëshirë nga keqbërësit, të cilët përmes shitblerjes pronën publike e shëndërruan në biznis private. Me qindra mija hektarë sipërfaqe u prenë pa asnjë kriter dhe mbikëqyrje të institucioneve të shtetit të cilat qëndruan pasive dhe indiferente ndaj dukurisë së shëmtuar të shkatërrimit të pyjeve.

Politika shtetërore e qeverive të shkuara jo veq që nuk bëri asgjë në ruajtjen dhe mbrojtjen e pyjeve por duke bërë eksperimente përmes themelimit të Agjencisë të pyjeve e cila as vetë nuk dinë se qfarë janë kompetencat e saj i ndihmojë edhe më shumë dëmtimit dhe kriminalizimit të pyjeve të Kosovës. Mjerisht politikat qeveritare të mbrapshta sektorit të bujqësisë nuk i dhanë asnjëherë prioritet të duhur.

Kështu në krye të Ministrisë së Bujqësisë u emëruan ministrat jo profesionalë por me ngjyrë politike e shumica prej tyre ishin ministra të listës serbe të cilët edhe vet i ndihmuan shkatërrimit të pyjeve.

Pa u mërzitur fare për dëmet dhe pasojat që po i ndodhin vendit. Asnjë qeveri që nga paslufta asnjëherë nuk u muar me ruajtjen dhe menaxhimin të pyjeve të Kosovës. Duke bërë eksperimente më shumë për interesa ekonomike dhe financiare ruajtja dhe menaxhimi i pyjeve të Kosovës lëviz u bart nga kompetencat e agjencisë së pyjeve të Kosovës, tani ka kaluar në kompetencat të Komunave.

Sot kur njeriu normalë i shikon malet e Kosovës të cilat dikur ishin pasuri e pa shterrshme ekonomike dhe kombëtare sot kjo pasuri nuk ekziston më. Fajtor për këtë gjendje të mjerueshme janë pa dyshim institucionet qendrore të Shtetit të Kosovës, pushteti lokal përkatësisht Komunat e më së shumti kësaj situate i ka kontribue Agjencioni i Pyjeve të Kosovës.

Ky Agjencion në vend që ti mbrojë pyjet nga prerja dhe dëmtimi i pa mëshirshëm ky më shumë mirët me menaxhimin e potencialit të {gurëve} dhe të fabrikave të gurthyesve se kujt duhet ti epet leja apo licenca për shfrytëzimin e ndonjë sipërfaqeje me rezervat e gurit.

Pa përgjegjësia totale vite me radhë qëndron edhe tek rojtaret e pyjeve të cilët më shumë kanë kontribua në prerjen dhe shkatërrimit të drurit për nxemje se sa që i kanë ruajtur apo menaxhuar rajonet e caktuara pyjore në të cilat kanë qenë të sistemuar dhe janë të paguar nga arka e shtetit. Janë të rralla rastet apo nuk ka ndodhur fare që një rojtarë i pyllit të akuzohet apo të dënohet për pa përgjegjësin e ti ndaj pronës publike.

Nëse edhe më tutje vazhdon kjo dukuri Kosova do të mbetet pa pyje, pa rezerva të drurit për ngrohje dhe do të jetë shembulli më i keq i shkatërrimit të maleve të cilat përpos që janë pasuri kombëtare shkatërrimi i pyjeve e ka shëmtuar edhe pamjen dhe natyrën e kodrave gjithandej Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".