Ambasada e Britanisë së Madhe i jep flakaresh të rëndë Qeverisë në ikje, po instalon militant partiak në Borde të Ndërmarrjeve Publike

Ambasada e Britanisë së Madhe i jep flakaresh të rëndë Qeverisë në ikje, po instalon militant partiak në Borde të Ndërmarrjeve Publike
Ambasada e Britanisë së Madhe i jep flakaresh të rëndë Qeverisë në ikje, po instalon militant partiak në Borde të Ndërmarrjeve Publike

Dardan Grapci

  • 13 March 2021 - 17:01

Shkruan: ANALIST- Dardan Grapci

Nuk është hera parë që po ndodhë kjo lloj fushate që po e shohim edhe tani, që partnerët e koalicionit edhe derisa janë në ikje të bëjnë manovra ilegale me të cilat krijojnë situata për ti nxjerrë një mal problemesh Qeverisë në ardhje. Prandaj këtë praktikë po e zbatojnë tani edhe këta që janë duke u përgatitur për ti mbledhur plaçkat dhe për të ikur nga pushteti i kapur, i kundërligjshëm që e morën me një lloj grusht shteti, por i rrëzoi drejtësia, Gjykata Kushtetuese.

Pra edhe LDK, PDK, AAK, NISMA etj. që ishin në pozita dhe tani thuajse janë në opozitë, sepse dhe në ikje nga kjo Qeveri, do të mbahen në mend për të gjitha gabimet dhe futjen e militantëve të tyre nëpër ministri të ndryshme dhe pozita të larta shtetërore për ti lënë aty si bedel të tyre. Mirëpo një gjë është e sigurt, që me formimin e Qeverisë së re që pritet të ndodhë shumë shpejtë, të gjithë ata që janë të përfshirë në skandale të korrupsionit dhe ryshfetit do të pastrohen nga institucionet. Unë mendoj që edhe nëse ka ndonjë deputet i cili mundohet ta punëson pa meritë, vetëm për interesa personale e kriminale ndonjë militant partiak a të afërm familjar, duhet të ndiqet penalisht dhe të arrestohen.

Kjo duhet të ndodhë kështu dhe të bëhet standard i funksionimit të shtetit të së drejtës sepse këtë po e kërkojnë edhe miqtë tonë ndërkombëtar. Me plot të drejtë ka reaguar së fundi edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që po reagon koj ambasadë e këtij shteti mik kundër politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me mafien e grupet kriminale të interesit. Prandaj edhe ky reagim nga ambasada e Britanisë se Madhe është një alarm ku na tregon se partneret e koalicionit në ikje janë hajna, janë duke bërë plane se si përmes rekrutimit dhe emërimit të njerëzve të tyre për drejtues të Bordeve në Ndërmarrjet Publike, ti fusin hundët edhe njëherë aty duke infiltruar militantët e tyre politik nëpër këto rekrutime që ta vazhdojnë kontrollin në ato ndërmarrje dhe pas largimit nga detyra.

Rekrutimi dhe emërimi i Bordeve të Ndërmarrjeve Publike duhet të bëhet në mënyrë strikte, shumë precize, vetëm në përputhje me ligjin, por pas krijimit të qeverisë së re, dhe deri atëherë këto rekrutime duhet të pushojnë, të pezullohen, pra të shtyhen e jo të vazhdohet me to, sepse me vazhdimin e këtyre rekrutimeve i bie që ligji të shkelet, dhe kushtetuta të mos respektohet, për të ja lënë trashëgim të keq, në gjendje me institucione të kapura nga krimi e korrupsioni, edhe qeverisë në ardhje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".