Oligarku rusofil Behxhet Pacolli ja kalon edhe Listës Serbe, nuk merr pjesë në seancën konstituive të Kuvendit për dhënien e betimit

Oligarku rusofil Behxhet Pacolli ja kalon edhe Listës Serbe, nuk merr pjesë në seancën konstituive të Kuvendit për dhënien e betimit

Hajrullah Tërnava

  • 24 March 2021 - 07:43

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Tërnava

Biznesmenët e në politikë, sikur Pacolli në këtë rast, janë të tillë që mbi të gjitha llogarisin vetëm në përfitime të tyre, dhe për përfitime të tyre e shesin edhe shtetin, prandaj këso praktika deri më tani kemi pasur edhe me të tjerë biznesmenë të mëdhenj që ishin të inkuadruar në politikë në parti të ndryshme, dhe po ata politikaj- biznesmenë gjithnjë ku ta shohin përfitimin-hesapin, kyçen aty dhe se kanë fare hallin që e ndërrojnë partinë. Prandaj ata i shikojnë vetëm interesat e tyre, dhe se qajnë hallin për ndërrim të partive sikur shembulli më i mirë që është Ramiz Kelmendi, i cili i ka ndërruar shumë parti, prandaj është e kuptueshme situata për sjelljet e tyre.

-Me të vërtetë nuk po mundë ta kuptoj pse këta prijësit e partive i pranojnë të tillët në partitë e tyre, apo pse bëjnë koalicione kur edhe më parë e kanë përvojën kur Bexhet Pacolli në koalicion me LDK-në po sa i kryente zgjedhjet ndahej nga ajo parti dhe për interesa të tij i bashkohej partisë fituese dhe futej në qeverisje. Kjo kulturë po e konfirmon këtë që e thash më lartë me këto sjelljet e fundit. Ai është dashur të jetë i pranishëm në Kuvendin e Kosovës si deputet i LDK-së, por ai me sjelljet e tija e tregoj se si mafio oligark dhe politikan mashtrues e rusofil Behxhet Pacolli e shfrytëzon politikën vetëm për interesin e tij personal, për biznesit, madje fare duke mos u interesuar që të jetë prezent në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, por duke vrapuar pas interesave të biznesit të tij për përfitime qoftë edhe në mënyra kriminale.

Me këtë veprim e duke llogaritur se AKR do iu sjell vota të shumta, Isa Mustafa si shumë herë më pare e pranoj në koalicion Bexhetin, edhe pse qe disa herë po kësaj partie, LDK-së i ja ka “lëshua mjekrën” prandaj LDK-ja mori ndëshkim të fortë nga elektorati i zhgënjyer pikërisht edhe për shkak të futjes së Pacollit në listën zgjedhore të LDK-së njeriu më antipatik dhe i urryer nga qytetarët, që ka pasur dhe do ta ketë Kosova si figurë politike e mashtruese, që noton në politikë dhe nëpër institucione të shtetit vetëm për të kapur fijen e krimopolitikës që ja bënë argatin biznesit kriminal.

Matrapazi Pacolli pa fije turpi e ka arsyetuar mungesën e tij në seancën konstituive dhe në dhënien e betimit të deputetëve, që është obligim ligjor e kushtetues, duke thënë se kinse kjo ka ndodhur për arsye tashmë te njohura, nga kufizimet e shkaktuara (sidomos ditëve të fundit) nga pandemia, që edhe për kundër dëshirës së tij për të marr pjesë në seancë nuk mundi ta bëjë atë, por që një gjë të tillë do ta bëjë në seancën e radhës.

Prandaj tipi i Pacollit është pikërisht soji më arrogant dhe turpshëm i deputetit, që s’ka pikë respekti as për Kuvendin e Kosovës, e as për pozitën e deputetit, e më së paku ka respekt për atë çka përfaqëson deputeti, dhe obligimet e kësaj pozite në raport me Kushtetutën dhe ata qe i përfaqëson, atë votë të qytetarëve që e ka marr në llogari të LDK-së, duke u fshehur nën ombrellën e saj, si azilant te Isa Mustafa. Soji i tillë i deputetit është turpi i imazhit të Kosovës i cili dihet botërisht se kur e bënte pazar votën, zhagaz shkonte në Kuvend, e kur s’ka vlerë vota e të njëjtit për ndonjë pazar politik, nuk e lejojnë rrethanat me marr pjese në seancë.

Ka pasur më shumë se 10 ditë që ishte caktuar seanca për konstituimin e kësaj legjislature dhe ai nuk ka gjetur mundësi që të jetë prezent në këtë solemnitet obligativ kushtetues. Këto zgjedhjet e fundit e kanë konfirmuar se kjo do të jetë legjislatura e fundit që i jep hapësirë këtij lloji të matrapazëve që thirren si përfaqësues të popullit, pasi që ndëshkimi ka filluar të bije pa mëshirshëm në secilin subjekt politike që mashtron ose strehon mashtruesit dhe matrapazët të cilët politikën e bëjnë vetëm për biznes, sikur qe është tipi i Pacollit.

Por mbasi Pacollit iu ka rehabilitua e kaluara politike e para luftës, tani e ka te lehte ti beje këto “fizkultura politike” sepse deri sa ishte i gjallë Ibrahim Rugova ai ishte persona non grata-i padëshiruar në politikë, por mbas vdekjes së tij, ai i gjeti matrapazët politikaj të llojit të tij prandaj ai tash sillet kështu dhe ka përfitua shumë dhe tani janë edhe të përafërt me multimilionerët tjerë, prandaj edhe i bëjnë këto lojëra te tilla pa ndëshkime s’paku deri më tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".