LDK-ja të vepron arsyeshëm, e kanë votuar Hashim Thaçin president, pse nuk e votojnë zonjën Osmani që ka shërbyer 15 vite në këtë parti?!

Faik Krasniqi

  • 25 March 2021 - 07:36

Shkruan: ANALIST- Faik Krasniqi

Kosova nuk e ka luksin të shkojë përsëri në zgjedhje, sepse jemi në një gjendje të rëndë me pandeminë dhe ekonominë. Por as partitë politike që u ndëshkuan rëndë në zgjedhjet e 14 shkurt nuk e kanë atë luks, sepse shkuarja edhe njëherë në zgjedhje dhe mllefi i popullit ndaj tyre, do të thotë vetëvrasje politike.

-Të gjitha këto "kërcënime“ për çështjen e mos votimit të presidentit ose mos bërjes së kuorumit, janë thjeshtë për konsum të brendshëm politik. Ndoshta shumica e tyre s‘do e votojnë presidenten e ardhshme zonjën Osmani, por kuorumin do e bëjnë për t’u zgjedhur. Në bazë të presionit ndërkombëtar në drejtim të partive të opozitës, shihet që zonja Osmani është e preferuara e tyre për presidente, e sidomos për amerikanët.

Një gjë po me çuditë nga LDK-ja që thirret si parti institucionaliste. E kanë votuar Hashim Thaçin president, dhe nuk e votojnë zonjën Osmani që ka shërbyer për 15 vite në këtë parti. Kjo s‘do koment. Besoj që zotëri Abdixhiku do të vendos me arsye të shëndosh rreth kësaj çështje, sepse në pyetje është Kosova dhe qytetarët e saj. Vlen ta theksojmë që zonja Vjosa Osmani është votuar nga mbi 300 mijë qytetarë të Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".