Injorimi i padive për dëmet e luftës nga ana e Thaçit, tradhti kombëtare!

Injorimi i padive për dëmet e luftës nga ana e Thaçit, tradhti kombëtare!
Injorimi i padive për dëmet e luftës nga ana e Thaçit, tradhti kombëtare!

Skender Kapiti

  • 09 April 2021 - 13:33

Shkruan: ANALIST-Skënder Kapiti

Nuk është kurrë e mundur që gjykata serbe në Serbi të ndëshkojnë dhe ta detyrojnë shtetin serb që të dëmshpërbleje shqiptarët e Kosovës për dëmet e shkaktuar atyre nga pushtuesi serb ,kur Serbia nuk e njeh dhe as nuk e ka pranuar as genocidin, as krimet dhe as dëmet që ajo ka bërë në Kosovë. Atë se çfarë është vepruar deri më sot nga papërgjegjshmëria e propozuesit Hashim Thaqit apo nga indiferenca e institucioneve të Kosovës karshi mosinteresimit për dëmshpërblimin material e monetar të Serbisë fatkeqësisht përbën gjithsesi një pabesi e tradhti të institucioneve dhe të ish krerëve të shtetit të Kosovës qe nga vitet 2013  ndaj shtetasve të vet dhe ndaj Shtetit të Kosovë!

Shqiptarët e Kosovës luftuan për liritë njerëzore dhe ato kombëtare, pra për të pasur shtetin e vet në të cilin  të realizohen të gjitha liritë e të drejtat njerëzore e kombëtare. Lufta u zhvillua në Kosovë dhe që dihet edhe ndërkombëtarisht se çfarë  gjenocidi dhe krimesh barbare ushtruan kolonizatori dhe pushtuesi serb. Është detyrë e shtetit të Kosovës që të mbrojë liritë e të drejtat e qytetarëve të vet; pra që edhe që të bëjë  bilancin e dëmeve materiale e pasurore që pushtuesi barbar serb ka bërë mbi pasuritë e qytetarëve dhe të Kosovës në mënyrë që t’i kërkohet e t'i imponohet Serbisë edhe dëmshpërblimi.

Mirëpo as politika dhe as pushteti në Kosovë deri më sot nuk e kanë bërë e madje as nuk e kanë akuzuar dhe as nuk  kanë kërkuar  nga Serbia dëmshpërblimin, por më keq akoma  dhe përkundrazi më shumë politika e pushteti,  pra qeverive të pas luftës në Kosovë u ka interesuar vetëm interesi e pushteti personal e deri edhe vjedhja e pasurimi në mënyrë korruptive e të paligjshme të pasurive të qytetarëve, të shtetit dhe atë të parasë publike. Qytetarët e Kosovës dhe bizneset kanë ngritur padi penale individualisht për kompensimin e dëmeve materiale të luftës  te cilat i mban peng  Gjykata e Apelit, dhe gjykatat themelore duke mos ju dhënë zgjidhje të drejtë e ligjore , por madje duke i udhëzuar  palët e dëmtuara ndjekjen e procedurës gjyqësore në gjykatat serbe në Serbi?!

Pra sipas logjikës së kësaj Gjykate e pyesim atë se: sipas saj Kosova a është shtet i pavarur apo është akoma nën juridiksionin e Serbisë përderisa kjo Gjykatë e Kosovës deklarohet se shqiptarët e  Kosovës duhet t’i drejtohen Gjykatave serbe në Serbi. E kjo eshte nje tradhti kombetare e shteteror nga te nenshhtruarit e Vuqiqit qe i bie te jene Hashim Thaqi dhe Keshilli gjyqesor i Kosoves (KGJK). Pra sipas tyre, sipas Gjykatës së Apelit  të Kosovës duhet që  dëmet që i ka bërë pushtuesi serb shqiptarëve te Kosovës në territorin sovran të Kosovës duhet t’i drejtohen drejtësisë në Serbi dhe nëse qytetarët e Kosovës kërkojnë drejtësi në Serbi atëherë Kosova nuk e paska fituar pavarësinë juridike e as territoriale sipas Gjykatës së Apelit të Kosovës dhe sipaa edhe te atyre gjykatave themelore ne Kosove . Kjo tregon kulmin e papërgjegjshmërisë dhe pse jo edhe të tradhtisë kombëtare që bëjne Gjykata e Apelit dhe Gjykatat themelore te kapura në Kosovë.

Pra sipas Gjykatës  së Apelit si shkalle e dyte edhe popujt e Evropës për dëmet materiale që patën pësuar nga pushtimi nazist do të duhej që t’u drejtoheshin gjykatave të shtetit gjerman të pas Luftës?! Dhe ajo se çfarë duhet të bëjë qeveria e sotme në Kosovë është pranimi i kërkesave si dhe verifikimi e evidentimi shtetëror i dëmeve të shkaktuara gjatë Luftës nga pushtuesi serb si dhe kërkesa drejtuar shtetit serb që ai të dëmshpërblejë qytetarët e Kosovës dhe shtetin e Kosovës, dhe në rastin tjetër edhe ngritjen edhe të një padie në Gjykatën Ndërkombëtare për ta detyruar Serbinë për dëmshpërblimin për dëmet e luftës shkaktuar prej saj.

Nuk është kurrë e mundur që gjykata serbe në Serbi të ndëshkojnë dhe ta detyrojnë shtetin serb që të dëmshpërbleje shqiptarët e Kosovës për dëmet e shkaktuar atyre po nga pushtuesi serb ,kur Serbia nuk e njeh dhe as nuk e ka pranuar as genocidin, as krimet dhe as dëmet që ajo ka bërë në Kosovë. Atë se çfarë është vepruar deri më sot nga papërgjegjshmëria deri edhe kriminale apo nga indiferenca e institucioneve të Kosovës karshi mosinteresimit për dëmshpërblimin material e monetar të Serbisë fatkeqësisht përbën një pabesi e tradhti të institucioneve gjyqesore te drejtesise dhe të ish krerëve të kriminalizuar te shtetit të Kosovës  ndaj shtetasve të vet dhe ndaj Shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".