Kryeprokurori i shtetit të 'gjykohet' për dështimin e Prokurorisë

Kryeprokurori i shtetit të 'gjykohet' për dështimin e Prokurorisë
Kryeprokurori i shtetit të 'gjykohet' për dështimin e Prokurorisë

Hasan Preteni

  • 11 prill 2021 - 16:55

Shkruan ANalist Hasan Preteni

Numri i rasteve të zgjedhura nuk ka kurrfarë rëndësie. Me rëndësi është se si janë zgjidhur ato raste. Prokuroritë raportojnë për rastet e zgjidhura e ato janë zgjidhur me vjetërsim, me skadim të afateve,  me kalkulime e manipulime te qellimshme të ndryshme me të cilat rastet duhet mbyllur ose maksimumi dënime me kusht. Një nga detyrat e para të Kuvendit duhet të jetë ftesa për raportim në seancë plenare të Kryeprokurorit të shtetit.  Praktikat e mira jo më larg se te shtetet e regjionit është kjo. Kryeprokuror eja në Kuvend dhe raporto për punën.Mos u fsheh.

 

Pavarësia e titullarëve të institucioneve është duke u keqinterpretuar edhe kriminalisht . Jemi të pavarur pohojnë ata, pavarësia nënkupton pavarësinë nga ndikimet nga jashtë, jo pavarësi e të bën kush çka të donë ne shkelje te ligjit . Kuvendi duhet t’i ushtroj së paku dy funksione: miratimi i ligjeve dhe mbikëqyrja parlamentare e te gjithe mekanizmave te pavarur. Të gjithë duhet të vijnë të raportojnë ne Kuvend: Kryeprokurori, Presidenti, Kryeministri, titullarët e të gjithë mekanizmave të pavarur.  Kësaj në botën demokratike i thonë thjeshte llogaridhënie e detueshme ligjor. Nuk ka mandate të përhershme, ushtrimi i mandateve duhet të lidhet me punën dhe rezultatet e punës dhe kjo nuk duhet dhe nuk mund te shmanget. Nëse mandati i një titullari është pesë vite kjo nuk do të thotë se domosdo duhet të jetë pesë vite. Pas vitit të parë nëse nuk ka refleksion, nëse nuk ka rezultate të punës duhet të ju ndërpriten mandatet dhe të zgjidhen të tjerët zevendesues sa me pare. Llogaridhënie dhe transparencë në nxjerrjen e vendimeve dhe në shpenzimin e parasë publike. Nëse nuk instalohen e nuk praktikohen këto dy veprime nuk ja vlen të flasim për numra fiktiv e për përralla tjera, mund te jene manipulime numrash!

 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".