Ka nevojë për reformim në të dy nivelet e administratës së shtetit në Prokurori e Gjyqësor

Ka nevojë për reformim në të dy nivelet e administratës së shtetit në Prokurori e Gjyqësor
Ka nevojë për reformim në të dy nivelet e administratës së shtetit në Prokurori e Gjyqësor

Gurakuç Kuçi

  • 14 prill 2021 - 07:18

Shkruan: Dr. Gurakuç Kuçi

Pa funksionimin efektiv në formë të drejtë dhe ligjore të gjyqësorit, prokurorisë dhe administratës shtetërore, plotësim-ndryshimi dhe miratimi i ligjeve të reja është i kotë. Sot qytetarët nuk mund të gjejnë drejtësi në asnjë sektor qeveritar e gjyqësor, janë këta dy sektorë që më së shumti e shkelin kushtetutën dhe ligjet, që ndalin edhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Fuqia politike e tanishme e Qeverisë shpresoj të mos jetë karrem për mos punë për shkak të sigurisë legjislative dhe reformat të jenë në zemrën e problemeve të Kosovës. Pa këto reforma nuk ka as qeveri të suksesshme, as drejtësi dhe as zhvillim të Kosovës.

-SHBA-ja përkrah dhe ka përkrahur plot shtete të ndryshme në botë, ndër to është edhe Kosova. Përkrahjen e SHBA-së disa shtete kanë ditur ta shfrytëzojnë mjaft mirë si Japonia, Koreja Jugore, Singapori, vendet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Izraeli, e vende tjera. Mirëpo, ka edhe plot të cilat përkundër përkrahjes së SHBA-së, e kanë keq shfrytëzuar këtë përkrahje duke e kriminalizuar vendin nga brenda. Pra, kjo i bie që zhvillimi i vendit në rend të parë varet nga vendasit, sepse siç nuk ka pasur “uragan” nga SHBA-ja deri tani për luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin e vendit deri më tani nuk do të ketë as tani e tutje nëse nuk ka vullnet dhe gatishmëri nga vetë klasa politike, gjegjësisht Qeveria. Sigurisht SHBA-ja do japë mbështetjen e plotë nëse ka një gatishmëri për zhvillim të Kosovës në terma të një shteti modern perëndimor.

Takime të tilla të ambasadorve, sikur ky që ishte i ambasadorit të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me Ministrin e Punëve të Brendshme ka pasur edhe në Qeveritë e kaluara, premtime të njëjta janë dhënë gjithmonë, por vendorët asnjëherë nuk e kanë mbajtur fjalën, atëherë si mundeshin të bënin gjë nga SHBA-ja kur nuk gjenin gatishmëri qeveritare për drejtësi, rend dhe ligj. E vetmja zgjidhje deri më tani për SHBA-në ka qenë nëse e merr vetë qeverisjen në tërësi të Kosovës, sepse ndryshe nuk kishte njerëz të punës. Mbetet të shihet gatishmëria dhe realizimi i këtyre deklaratave të forta tani nga Qeveria e re. Akoma nuk kemi parë asnjë strategji apo plan qeveritar dhe legjislativ se çka është prioritet dhe çka jo. Kosova ka plot ligje të cilat duhet të plotësohen e ndryshohen dhe plot ligje që duhen miratuar. Por përveç ligjeve ka një nevojë madhore për reformim në sektorin administrativ dhe në gjyqësi. Pa funksionimin efektiv në formë të drejtë dhe ligjore të gjyqësorit, prokurorisë dhe administratës shtetërore, plotësim-ndryshimi dhe miratimi i ligjeve të reja është i kotë. Sot qytetarët nuk mund të gjejnë drejtësi në asnjë sektor qeveritar e gjyqësor, janë këta dy sektorë që më së shumti e shkelin kushtetutën dhe ligjet, që ndalin edhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Fuqia politike e tanishme e Qeverisë shpresoj të mos jetë karrem për mos punë për shkak të sigurisë legjislative dhe reformat të jenë në zemrën e problemeve të Kosovës. Pa këto reforma nuk ka as qeveri të suksesshme, as drejtësi dhe as zhvillim të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".