Garda e spiunëve të UDB-ës dhe SHIK-ut ilegal, në fushatë kundër Qeverisë Kurti!

Garda e spiunëve të UDB-ës dhe SHIK-ut ilegal, në fushatë kundër Qeverisë Kurti!

Hajrullah Tërnava

  • 15 April 2021 - 07:41

Shkruan: ANALIST-Hajrullah Tërnava

Nga frika që i ka kapluar nga kjo Qeveri, tipat e spiunëve si Baton Haxhiu, persona të rrezikshëm që ishin dikur në qeverisjet e më parme edhe në poste të larta, në instanca që kur bisedohej për Kosovën me Serbinë , nonstop ishin të involvuar në ato bisedime, tash këta janë kundër Kurtit. Kjo na bënë të kuptojmë papastërtinë e tyre dhe të atyre udhëheqësve që e përfaqësonin vendin në bisedime me shtetin Serb, duke bërë plane për falje të territoreve në dëm të Kosovës. Me dekonspirimin e atyre të mëdhenjve që sot janë në Hagë, dhe me fitoren e Kurtit në këto zgjedhje, tani këtyre bashkëpunëtorëve të tipit të Baton Haxhiut dhe të tjerë, nuk ju ka mbetur vend as të jetojnë në Kosovë, dhe jo rastësisht tani disa po jetojnë në shtetet tjera.

-Tani kur LVV-ja me listën e Vjosa Osmanit dhe partnerët minoritar kanë filluar me qeverisjen e vendit, duke vazhduar ti mbajnë premtimet që ja kanë dhënë elektoratit për luftën kundër krimit e korrupsionit, të gjithë të korruptuarit që kanë qeverisur në të kaluarën, po ngritën kundër këtyre. Tani në këtë situatë opozita po mundohet të angazhohet në suaza dhe kompetencat e saja që i ka dhe duhet ta luaj rrolin e sajë që është tepër destruktiv, sepse edhe sukseset nuk po i pranojnë, gjithçka çfarë bënë e vepron pozita kundërshtohet për inat.

Duke e ditur të kaluarën se partia PDK e ka pasur edhe SHIK-un, dhe po ata njerëz kanë pozita të rëndësishme edhe në partin e PDK-së, është e kuptueshme se ata do të riaktivizohen e sidomos kur krejt luftimin e dukurive negative që e ka premtuar Qeveria Kurti, opozitës nuk i shkon në favor se me vite të tëra e kanë qeverisur këtë vend prandaj me zhvatjet që i kanë bërë deri më tani këtij vendi, edhe nuk është për tu habitur se në çfarë gjendje të mjerueshme tani gjendet Kosova.

Riaktivizimi i strukturave ilegale të SHIK-ut përmes spiunëve të tyre dhe agjentëve të UDB-së, e ka qëllimin për ta filluar fushatën e orkestruar kundër kryeministrit Kurti, me akuza tepër të pista për zgjerimin e degëve të LVV-së edhe jashtë̈ Kosovës, në trojet shqiptare, në Shqipëri, Maqedoni, në Mal të Zi e Luginë të Preshevës, madje edhe shumë fuqishëm në diasporë. Fillimisht ishin reagimet e opozitës së prirë nga PDK dhe klani PRONTO, SHIK i pastër, e më pas nga UDBA-shi i dëshmuar i Stanishiqit, Baton Haxhiu, i cili në orkestrim të SHIK-ut ka reaguar kundër mbështetjes së kryeministri Kurti ju ka dhënë kandidatëve të LVV-së për zgjedhjet në Shqipëri, duke e quajtur pjesëmarrjen e VV-së në këto zgjedhje ndërhyrje brutale në zgjedhjet e një̈ vendi tjetër, duke e akuzuar se ai nuk e paska fare interes shtetin e Kosovës, por po e përdorë̈ për trampolinë të kalimit në Shqipëri dhe tutje në trojet tjera shqiptare.

Me që fitorja e Qeveris Kurti ishte absolutë dhe duke e njohur vetë Kurtin si njeri i pastër deri më tani, të gjithë ata që kanë punua për interesa të armiqve të vendit tonë, tani po i frikësohen kësaj qeverie, dhe është e kuptueshme pse po i frikësohet edhe spiuni Baton Haxhiu dhe spiunet tjerë̈ të fshehur nëpër parti politike rritjes së ndikimit dhe autoriteti liderist të Albin Kurtit në nivel kombëtar. Kjo është̈ një tronditje që vjen nga frika e eliminimit të tyre të plotë nga jeta publike e politike, pas zbulimit dhe dekonspirimit të të gjitha lidhjeve të tyre të spiunazhit e kundër interesave shqiptare, SHIK-SHISH dhe UDB-a, që shkuan aq larg duke provuar, derisa bënë̈ edhe pazare me territorin e Kosovës.

Nga frika që i ka kapluar nga kjo Qeveri, tipat e spiunëve si Baton Haxhiu, persona të rrezikshëm që ishin dikur në qeverisjet e më parme edhe në poste të larta, në instanca që kur bisedohej për Kosovën me Serbinë , nonstop ishin të involvuar në ato bisedime, tash këta janë kundër Kurtit. Kjo na bënë të kuptojmë papastërtinë e tyre dhe të atyre udhëheqësve që e përfaqësonin vendin në bisedime me shtetin Serb, duke bërë plane për falje të territoreve në dëm të Kosovës. Me dekonspirimin e atyre të mëdhenjve që sot janë në Hagë, dhe me fitoren e Kurtit në këto zgjedhje, tani këtyre bashkëpunëtorëve të tipit të Baton Haxhiut dhe të tjerë, nuk ju ka mbetur vend as të jetojnë në Kosovë, dhe jo rastësisht tani disa po jetojnë në shtetet tjera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"