Drejtësia shërben për luftimin e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar

Drejtësia shërben për luftimin e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 18 April 2021 - 08:22

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Prokuroria nuk po i përdorë të gjitha mekanizmat ligjore në disponim për hetimin serioz që do të rezultonte me arrestimin e tyre në flagrancë dhe nxjerrjen e tyre para ligjit për tu përballur me drejtësinë, edhe pas ndryshimeve të mëdha politike me qeverinë e re Kurti 2 dhe me Vjosa Osmanin Presidente në Zyrën e Presidencës. Prandaj kjo sjellje e tyre e heshtur është mungesë e guximit nga kapësit e deridjeshëm të shtetit, është pa aftësi dhe mosdije e tyre profesionale, pasi që krimi i organizuar është përkujdesur që në prokuroritë aktuale t’i ketë përzgjedh edhe të paditurit dhe servilet e dëgjueshëm që e mbrojnë̈ vetëm krimin dhe atyre ua bëjnë̈ avokatinë̈ për shumë vite.

Tani në këtë periudhë kohore kur vendin po e qeveris Qeveria Kurti 2, është e kuptueshme se ata të cilët kanë qenë në shërbim të atyre qeverive të kriminalizuara që vendin e kanë sjell në këtë situatë të mjerueshme, e që ishin të dëgjuarit e tyre, sepse me ato kritere kanë arritur aty ku edhe sot gjinden, prandaj tani po vazhdon të heshtë e të sillet me vesh të shurdhër Prokuroria e Kosovës, dhe nuk po vepron me urgjencë për nxjerrjen e dosjeve kriminale të peshqve të mëdhenj të krimit të organizuar. Tani është̈ momenti i fundit e kritik për t’u ri dëshmuar prokurorët aktual dhe gjyqtaret e guximshëm me profesionalizëm dhe integritet profesional, që ti nxjerrin nga terri e pluhuri të gjitha dosjet e mbuluara nga pluhuri për krim të organizuar dhe korrupsion, derisa nuk kanë guxuar në të kaluarën, kurse me ardhjen e Qeverisë së re se paku tani i kanë duart e lira, duke ju premtuar dhe siguruar se kjo qeveri do të jetë dorë e zgjatur dhe në mbështetje të plotë ligjore, institucionale dhe politike për instalimin e drejtë të sistemit të sundimit të Ligjit. Drejtësia, që është shtylla kryesore e funksionimit të shtetit, është në kolaps për 20 vite, që nga kapja nga krimi i organizuar për më shumë se dy dekada dhe tash është momenti i çlirimit të prokurorëve të frikësuar e të sunduar për të vepruar. Tani si kurrë më parë është momenti i duhur që pikërisht Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me kryeministrin, të kërkon në mënyrë zyrtare e ultimative nga KPK-ja përgjegjësi dhe veprim për zbardhjen e të gjitha dosjeve, ose të largohen e të japin dorëheqje prokurorët që ja kanë frikën krimit dhe nëntokës kriminale, të lirojnë pozitat për një staf të ri që kanë guximin, etiken dhe integritetin, sepse fusha e sundimit të Ligjit në Kosovë është në gjendje tepër të rendë dhe koha nuk pret. Duhet ta kemi të qartë se nëse duam që të ndryshohet gjendja inkriminuese e shumë institucioneve e sidomos bash të këtyre të drejtësisë, dhe të fillohet të pastrohet kjo Kosovë, atëherë po këta të përgjegjshëm për situatën në të cilën gjendet Kosova, duhet ta kuptojnë se koha e tyre ka kaluar, duhet ti lirojnë ato vende për njerëzit e pastër që Kosova së paku tani e tutje të eci drejt atyre realizimit të atyre kritereve që ia ka kërkuar BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".