Edhe pas zgjedhjeve në Shqipëri ftoj që t’i mbështesim fuqishëm katër dragojt e Kosovës

Edhe pas zgjedhjeve në Shqipëri ftoj që t’i mbështesim fuqishëm katër dragojt e Kosovës
Edhe pas zgjedhjeve në Shqipëri ftoj që t’i mbështesim fuqishëm katër dragojt e Kosovës

Skender Kapiti

  • 28 April 2021 - 12:47

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Tani edhe pas zgjedhjeve në Shqipëri ftoj që t’i mbështesim fuqishëm katër dragojt e Kosovës, DARDANISË, Znj. Osmani Z. Kurti, Znj. Gërvalla dhe Z. Konjufca

Ish-presidenti Thaçi kërkon nga Rama që të kujdeset për Kosovën, duke vertetuar se Thaçi është në të njëjën linjë antiKosovë me  Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Zaev të Maqedonisë të cilët bënë hapur deklaratën e tyre para zgjedhjeve në Shqipëri që të votohet Edi Rama dhe Partia Socialiste.

Pra Thaçi është në një linjë antikombëtare me planin famëkeq Rama-Vuçiç-Zaev të minishrengenit neojugosllav dhe antiKosovë. Pra, nga burgu Ishpresidenti i Kosovës ia delegon  Edi Ramës dhe ia lë “amanet” atij planin për ndarjen e coptimin e Kosovës. Është fat i madh për Kosovën , që falë votuesve të saj u bë i mundur dëbimi dhe ndëshkimi i politikës së kualicionit të së keqes PLAN me 14 Shkurt 2021 e që bëri të mundur që në krye të institucioneve shtetërore në Kosovë të jenë ata të cilët unë i kam quajtur si KATËR DRAGOJT E KOSOVËS,  DARDANISË, Vjosa Osmanin , Albin Kurtin,  Glauk Konjufcën dhe Donika Gërvallën.

Tashmë në këtë situatë ku gjëndet Kosova jo vetëm përballë Serbisë e Rusisë por fatkeqësisht edhe për faktin se në Shqipëri nuk u bë ndryshimi i duhur politik i cili pritej dhe për të cilin kishte aq shumë nevojë Kosova.

Por urojmë që tani edhe politika e Ramës ta shohë Kosovën nga Prishtina dhe jo nga Beogradi, ta   dëgjojë dhe të mbështesë Kosovën, të mësojë realitetin historik të saj dhe të ndjejë shpirtërisht si shqiptar dhimbje për  vuajtjet dhe sakrificat mbinjerëzopre të popullit martir të Kosovës. Urojmë dhe shpresojmë  që ai dhe qeveria e tij të njohin genocidin serb dhe të bëjnë një rezulutë për ndëshkimin e tij; urojmë  dhe besojmë që Rama të respektojë institucionet e Kosovës dhe vullnetin e tij dhe të kontribuojë për njohjet ndërkombëtare të Kosovës dhe për integrimin e saj në organizma dhe në organizatat ndërkombëtare. Këtë pret Kosova nga Shqipëria.

Dhe  do të ishte mirë që për interesin e madh kombëtar e shtetëror të Kosovës, do të ishte mirë që Kurti të mbështetej edhe nga Z. Abdixhiku dhe LDK-ja e tanishme pas Mustafa.

Ashtu sikuse falë LDK-së që u bë i mundur konstituimi dhe ngritja e institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 ,është mirë që LDK  si opozitë konstruktive dhe kombëtare të vazhdojë kontributin e saj edhe për problemet e mëdha dhe të rëndësishme jetike që ka Kosova Sot.

Me këtë qëndrim të ishPresidentit dhe të Kryetarit në detyrë Hoxhaj, PDK po shkon akoma më tej drejt rrokullisjes politike, pasi qëndrimet e saj janë në anën e kundert të historisë dhe kundër vullnetit të popullit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".