Të riaktivizohen hetimet parlamentare, raportet t’i dërgohen Prokurorisë Speciale

Të riaktivizohen hetimet parlamentare, raportet t’i dërgohen Prokurorisë Speciale
Të riaktivizohen hetimet parlamentare, raportet t’i dërgohen Prokurorisë Speciale

Dardan Grapci

  • 04 May 2021 - 17:30

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Komisionet hetimore nga mandati i kaluar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, që janë të rëndësishëm dhe mbetën pa e finalizuar angazhimin e vetë për shkak të kohës, mendoj se duhet të riaktivizohen, të ri themelohen dhe në këtë mandat të ri. Është mbetur pa përfunduar hetimi i procesit të Privatizimit, skandali në Telekomin e Kosovës dhe dhënia e licencave për ndërtimin e hidrocentraleve, një biznes që rrezikon zhdukjen e burimeve natyrore të ujit.

Ndonëse mendoj që Kuvendi duhet të ketë fillimisht rol më aktiv që ti kërkoj qeverisë sigurimin e vaksinës për mbrojtje nga virusi covid-19. Duhet ti bëhet më shumë presion qeverisë, të sigurohet buxheti i mjaftueshëm për sigurimin e vaksinave deri në masën e vaksinimit të 70% të qytetarëve, dhe pastaj të mos lihen anash por ri aktivizohen edhe ato komisione hetimore të mbetura pa përfunduar misionin në mandarin e kaluar. Gjithashtu mos të harrojmë që gjatë punës së tyre i kanë lënë peng shumë procese ku njëra ndër to e cila është edhe kryesore , duhet të hetohet licencimi, operimi dhe aplikimi i hidrocentraleve ku ky lajm është bërë skandal tek qytetarët, duke e ditur që me ndërtimin e këtyre hidrocentraleve mundë të mbesin pa ujë familje të tëra dhe mund të zhduken shumë rrjedha ujore, lumenjtë dhe liqenet, e të boshatisen kanalet e ujit. Me këtë shkatërrim mund të vij deri tek shpërthimi i rrezikshëm i ndonjë epidemie duke e ditur që mundë të mbyllen edhe shumë kanale të ujërave të zeza, ku në fund mundë të ketë një shpërthim epidemik në fund nga erërat e këqija dhe bërlloku. Deputetët e Kuvendit të Kosovës së bashku shoqërinë civile duhet të mendojnë mirë se si do të veprohet në të ardhmen, ndryshe nëse bëhet një gabim, qytetarët e atyre zonave ku do të ndërtohen këto hidrocentrale mund të infektohen nga ujërat e zeza dhe mushkonjat të cilët do jenë aktive gjatë sezoneve verore. Secili komision hetimor duhet ta finalizon punën e filluar, raportet të diskutohen në Kuvend , të miratohen me rekomandimet përkatëse për fillimin e hetimeve nga Prokuroria speciale me prioritet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".