Hartimi dhe zbatimi i ligjit VETTING, me monitorim nga ekspertët amerikan dhe të BE-së

Hartimi dhe zbatimi i ligjit VETTING, me monitorim nga ekspertët amerikan dhe të BE-së
Hartimi dhe zbatimi i ligjit VETTING, me monitorim nga ekspertët amerikan dhe të BE-së

Nexhat Haziri

  • 09 May 2021 - 16:38

Shkruan:ANALISTI- Nexhat Haziri

Është e domosdoshme përfshirja e ekspertëve amerikan dhe ata të BE-së procesin e fillimit të hartimit , por edhe të zbatimit të Ligjit VETTING, edhe në rolin e monitoruesit për të qenë një proces I besueshëm dhe i drejtë. Mendoj se prezencën e tyre e bënë të domosdoshme edhe fakti i polarizimit të skajshëm jo vetëm të skenës politike, por edhe të shoqërisë tonë, dhe pa prezencën e faktorit ndërkombëtar ky proces mundët lehtë të rrëshqas në një proces politik, hakmarrës për të luftuar kundërshtarët politik apo të tjerët që nuk i binden pushtetit.

Procesi i VETING-ut nuk duhet të jetë i llojit siç po zhvillohet në Shqipëri, e që do të ishte një model i keq për Kosovën që nuk vënë rend dhe ligj dhe nuk prodhon institucione të pavarura dhe kredibile të drejtësisë, por do të jetë një mjet në dorën e pushtetit për të bërë zëvendësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve aktual me të dëgjuarit e tyre. Andaj prezenca e faktorit ndërkombëtar në këtë proces si ekspert dhe monitorues do të jenë garanci që ky proces aq i nevojshëm të mos degradoj. Unë ndaj mendimin me shumë të tjerë që procesi i VETING-ut të mos kufizohet vetëm në sistemin e drejtësisë, por ai të përfshijë edhe politikën dhe institucionet e tjera të sigurisë si policinë dhe AKI-në, dhe kjo të bëhet në çdo periudhë të caktuar në trevjeçarë apo edhe në pesëvjeçarë për të mos lejuar asnjë zbraztësi në zbatim, për infiltrim të figurave më të kaluar të inkriminuar. Krahas procesit të VETING-ut edhe Ligji për Konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme, do të jetë më funksional, i pa anshëm, i cili domosdoshmërisht duhet të zbatohet konform vendimeve të gjykatës, e jo me vendime politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".