Gjykatat e kapura nga krimi, luajnë në dekada ping pong me lëndët të pazgjidhura

Gjykatat e kapura nga krimi, luajnë në dekada ping pong me lëndët të pazgjidhura

Hajrullah Tërnava

  • 13 May 2021 - 07:43

Shkruan: ANALIST I- Hajrullah Ternava

Qeveria duhet ti shpejtoj procedurat ndërmarra, të veprimeve të luftimit të këtyre dukurive kriminale sidomos të atyre të mëdhenjve të shtetit që iu kanë vjetërsuar apo janë në vjetërsim e sipër rastet, që përmes Vetting-ut ti spastroj këto dukuri kriminale, dhe popullit me këtë ti dëshmohet se nuk ka të paprekshëm kur është ligji në pyetje. Me veprime të tilla edhe institucioneve e sidomos të drejtësisë do i kthehet reputacioni pozitiv që deri më tani nuk e gëzonin këtë.

Këto lojna që janë luajtur deri më tani nëpër institucionet e drejtësisë dihet se kush i ka bërë, dhe kjo nuk donë koment. Prandaj për ta kuptuar esencën e këtyre manipulimeve në fjalë, shtrohet pyetja se ato lëndë të vjetërsuara deri më tani athua kujt i përkasin, ndonjë të varfëritë apo të mëdhenjve të shtetit që e kanë kapur këtë shtet për fyti tani e sa vite. Prandaj duhet të jemi të qartë se këto manipulime janë vetëm lojëra me kinse efikasitetin e numrit të lëndëve të zgjidhura nëpër gjykata, një “mashtrim i madh ku vidhet e mashtrohet shteti dhe qytetareve u merret drejtësia”, një lojë statistikash manipulative e trafikimit dhe abuzimit të lëndëve që presin nga një nivel tek tjetri vetëm duke ri proceduar me shifra si raste të reja.

Këto çështje bëhen nga urdhëratë e të mëdhenjve që janë kapur në flagrancë, në krim, prandaj sikur mos ti shtynin këto lëndë në këtë mënyrë sikur deri me tani, nuk do të ballafaqoheshim me këto dukuri, prandaj ata të mëdhenjtë e këtij shteti që janë të njohur për gjyqin, moti do të ishin nëpër burgje të burgosur. Këto lojna i luan gjyqësori kosovar me lëndët që presin deri në 8 dhe 10 vite në tavolinat e sirtarët e gjykatave dhe të gjyqtareve “mashtrues e manipulant të drejtësisë” në Kosovë, duke i kthyer të njëjtat nga shkalla e dytë e Apelit në të parën (Gjykate themelore), dhe të njëjtave lëndë që edhe përkundër faktit se janë̈ mbi 8-10 vite duke pritur në gjykata, ua japin numrin e ri dhe te vitit vijues pa ruajtur as numrin dhe as vitin burimor të rastit të lëndës të vitit të fundit, duke i trajtuar si lëndë të reja të këtij viti.

Kur të mëdhenjtë e shtetit kriminalizohen në këtë mase, tani lehtë nënkuptohet se kjo është një super tallje, mashtrim dhe falsifikim e krim formal ndaj të vërtetës me qytetarët kosovare që po ua bëjnë Gjykatat e kontrolluara dhe të kriminalizuara akoma nga “nëntoka e mafio politikës së SHIK-ut ilegal”, gjithmonë dhe vetëm në rastet ku pushtetarët e inkriminuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale kanë interesa për t’i bllokuar këto lëndë pa epilog ligjor-meritor deri në 10 vite. E keqja e kësaj situate nëpër gjykatat kosovare është se pas luftës pushtetin e morën njerëz të pashkolluar që rrihnin gjoks se e kanë çlirua Kosovën, e që si qëllim e kishin vetëm pasurimin e tyre, prandaj me veprimet e tyre kriminale ua futën friken qytetarëve të këtij vendi , prandaj në poste të rëndësishme i emëruan njerëzit e besueshëm të tyre, që do ua kryejnë të gjitha detyrat e sidomos edhe nëse ngritët ndonjë procedure penale ndaj tyre, ata do të dinë si mos të gjykohen ata. Sikur që po shihet vjetërsimi është mënyra më e mirë që mos të përgjigjet për ato vepra qofshin edhe vepër kryesit e tyre.

Prandaj nëse e kemi parasysh këtë, tani do të kemi të qarte se pse po shkelen të drejtat e njeriut nga këto veprime të Gjykatave në Kosovë, respektivisht, të KGJK-së se degraduar e deri edhe e kriminalizuar, ngase edhe qëllimshëm i kthejnë në shkallën e parë dhe i “etiketojnë” me numër të vitit vijues, thuajse çdo gjë ka filluar sot, e jo para me shumë se 8 apo 10 vitesh pritjesh e bllokimesh të porositura nga interferuesit e trafikantet mafio-politikanë e mafio-oligarkë që veprojnë si një “krim i mire strukturuar dhe i organizuar për motive të ulëta korruptimi e bllokimi, duke i bërë që padrejtësisht të vuajnë e maltretohen edhe për 10 vite tjera palët e etiketuara nga krimi i instaluar ne gjyqësorin e Kosovës e në dëm të palëve të dëmtuara. Prandaj duke e pasur parasysh këtë është e kuptueshme se duhet të jetë pikërisht edhe ky element manipulimi, objekt trajtimi e vlerësimi për gjyqtarët e kontrolluar nga krimi i organizuar gjatë procesit të fillimit të zbatimit të ligjit VETING.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".