Kuvendi duhet t’i thotë STOP monopolit të kompanisë 'Euro-Lab' të Blerim Devollit në monopolin  zhvatës të homologimit të veturave! 

Kuvendi duhet t’i thotë STOP monopolit të kompanisë 'Euro-Lab' të Blerim Devollit në monopolin  zhvatës të homologimit të veturave! 
Kuvendi duhet t’i thotë STOP monopolit të kompanisë 'Euro-Lab' të Blerim Devollit në monopolin  zhvatës të homologimit të veturave! 

Ragip Guraziu

  • 16 May 2021 - 08:00

Shkruan:ANALISTI: Ragip Guraziu

Me miratimin dhe fillimin e zbatimit të këtij ligji, deputetët do të bënin një hap të rëndësishëm për interesin e qytetarëve sepse do i vjen fundi monopolit të kompanisë “Euro-Lab”, që është në pronësi të biznesmenit Blerim Devolli, do të liberalizohet tregu dhe do të zbret edhe çmimi i shërbimit i cili tash është 125 euro. Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Automjetet, me suspendimin e monopolit në homologim, e ka pasur dhe e ka mbështetjen edhe nga BE,, prandaj duhet proceduar sa më shpejtë  për të marr një vlerësim pozitiv edhe nga Bashkimi Evropian për heqjen e këtij monopoli të kundërligjshëm dhe kundër kushtetues.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, grupi parlamentar i VV-së, nuk duhet të harrojnë por  në prioritet duhet ta rivendosin nismën  legjislative të mandatit të kaluar, sa ishin në opozitë, për  plotësim ndryshimit të Ligjit për Automjetet,  që i jep fund monopolit të Devollve në homologimin e veturave, sepse kjo nismë legjislative ishte provuar të kalon në Kuvend, legjislaturën e kaluar për tri seanca radhazi, por ishte bllokuar, pamundësuar nga partitë në pushtet. Derisa thuhet se një ligj i tillë nuk është përfshirë në Programin Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025 i takon shumicës parlamentare të Kuvendit, grupit të deputetëve që ta ri procedojnë dhe ta propozojnë, sipas procedurë së njëjtë që ishte në mandatin e kaluar, pasi që tani  LVV-ja  me partitë e vogla minoritare, pa Listën Serbë e ka shumicën e mjaftueshme për miratimin e ligjeve, dhe kjo nismë legjislative do të kalon pa asnjë problem, nuk mundë të bllokohet nga opozita LDK, PDK dhe AAK, sikur e patën bllokuar në vitin 2020. Çështja vazhdon të jetë shumë serioze dhe aktuale prandaj pa ndonjë vonesë duhet të  futet në kalendarin e punës së Kuvendit kjo nismë parlamentare, që në fakt është e gatshme si materie pasi që  është finalizuar në mandatin e kaluar, dhe vetëm proceduralisht duhet vepruar në përmbushjen e  protokollit procedural deri në votimin në seancë plenare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".