Kosova në dialog me Serbinë vetëm për njohje

Kosova në dialog me Serbinë vetëm për njohje
Kosova në dialog me Serbinë vetëm për njohje

Gurakuç Kuçi

  • 16 May 2021 - 08:08

Shkruan:ANALISTI: Gurakuç Kuçi

Kosova për herë të parë po krijon një proces me strategji, agjendë dhe taktizime  përderisa deri më tani procesi  negociator  ka qenë një sharlatanizëm ku Kosova ka qenë temë por jo palë.

 

Deklaratat e ambasadorëve të llojit të tillë nuk qojnë shumë peshë sepse ambasadorët jo gjithmonë e dinë saktë politikën e qeverisë, por dinë vetëm aq sa u jep qeveria të dhëna. Deklarata se Serbia e ka njohur Kosovën jo me këtë akt jo me atë akt janë bërë qindra e mijëra herë deri më tani por nuk qëndrojnë.  Kosova dhe Serbia janë para kërkesave të qarta nga SHBA-ja dhe BE-ja, ndryshimi rrënjësor politik në Kosovë ka ndryshuar edhe gatishmërinë dhe procesion negociator, këto ndryshime janë bërë me ndihmën e SHBA-së dhe i kanë bërë shumë favor Kosovës. Gjithmonë është i mirë uniteti i klasës politike në rrethana të tilla, por realisht tani nga opozita edhe nuk ke me kë të bësh unitet sepse ata nuk do të pranojnë në asnjë moment të jenë pjesë aty ku i sigurohet një vend historik Albin Kurtit, ndoshta pak dallim nga të tjerët po bën dallim vetëm AAK-ja.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".