Qeveria Kurti 2 duhet t’i ndezë motorët pa vonesë

Qeveria Kurti 2 duhet t’i ndezë motorët pa vonesë
Qeveria Kurti 2 duhet t’i ndezë motorët pa vonesë

Ragip Guraziu

  • 17 May 2021 - 17:18

Shkruan: ANALISTI: Ragip Guraziu

Agjenda legjislative e Qeveris  Kurti për vitin 2021 ka parapare  një plan ambicioz  për dërgimin e 192 draft-ligjeve nga në Kuvend deri në fund të vitit 2021. Deri më tash Kuvendi është mbledhur në disa seanca jo produktive sa i takon procesit ligjvënës  prandaj është shumë e pritshme që  vonesa e fillimit të punës së Kuvendit në aspektin legjislativ do të ndikon shumë edhe  me vonesën e  përmbushjes së  e planit legjislativ deri në fund të vitit. Kjo gjendje do të vjen si pasojë e vonesës së theksuar të përgatitjes së programit gjithëpërfshirës qeveritar , dhe me këtë edhe të agjendës legjislative për vitin në vazhdim.

Muajt në vijim,  pra duke filluar nga pjesa e dytë e muajit maj dhe tutje, në aspektin e agjendës legjislative do të jenë  test serioz për funksionimin e disiplinuar të mazhorancës e cila  sa i takon numrit të votave  në parlament, nuk e ka problem që ti kalon të gjitha ligjet për të cilat nuk kërkohet  miratimi me  dy të tretat por me shumicën  e  thjeshtë. Tashmë Jemi në muajin Maj, respektivisht deri me 31 dhjetor 2021, kanë mbetur edhe 200 ditë pune  gjë që  me këtë agjendë legjislative  i bije që Kuvendi duhet të jetë shumë aktiv që ta përafron përmbushjen e këtij plani të ekzekutivit. Nëse  përpjesëtohet numri i ligjeve me  ditët e punës deri në fund të vitit, i bije që nga  data 20 maj 2021 deri me 31 dhjetor 2021, Kuvendi i Kosovës duhet të miraton për çdo ditë nga një ligj deri në fund të vitit, ose  së pakur 4-6 ligje për një seancë të rregullt javore,  për tu përmbush agjenda legjislative e përcaktuar nga Qeveria për vitin 2021.

Për të pasur sukses Kryeministri Kurti duhet të bashkëpunojë shumë ngushtë edhe me opozitën, derisa opozita e PDK-së ka një bagazh në  qeverisjes dhe prandaj ata duhet ta marrin përgjegjësinë që ju takon, tek e fundit shteti i Kosovës dhe zhvillimi është përgjegjësi e përbashkët e spektrit politik të Kosovës. Të gjitha ata që  kanë një karrierë politike në ndërtim shtetit,  të gjithë së bashku të angazhohen e të punojnë  që ta  dërgojnë Kosovën aty ku e ka vendin, në mesin e vendeve të zhvilluar sepse  është premtim i dhënë nga të gjithë pa dallim. Pra, angazhimi për shtetin dhe zhvillim në interesin e përgjithshëm qytetar pa dallim mundë të realizohet në rast se në vend të urrejtës,  kasta politike  kultivon  frymën e tolerancës dhe të  bashkëpunimit, respektim të ndërsjellë  në emër të dashurisë  për shtetin e Kosovës.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".