Bllokimi i institutit për krime lufte nga ish pushtetarët është skandal që duhet të ndëshkohet ligjërisht, moralisht dhe politikisht

Bllokimi i institutit për krime lufte nga ish pushtetarët është skandal që duhet të ndëshkohet ligjërisht, moralisht dhe politikisht

Hajrullah Tërnava

  • 11 June 2021 - 19:24

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Ternava

Shteti duhet ta forcoj arsyen e shtetësisë së sajë duke investuar dhe përkrahur institucionet e saja, e sidomos Kosova,  që i ka përjetuar krimet më të rënda që ia ka shkaktua Serbia edhe në shumë lufta të mëparshme, prandaj është skandal i llojit të vetë që e prodhuan dy mandatet e kaluara të qeverisjes, duke injoruar deri në shuarje të plotë Institutin për krimet e luftës, që kishte për mision, mbledhjen dokumentimin dhe dëshmimin e historisë së të gjitha krimeve që Serbia i bëri në Kosovë, për ta mbështetur edhe gjyqësorin institucionet vendore a ndërkombëtare të drejtësisë në ushtrimin e padisë kundër krimeve të Serbisë.

Detyrë e kësaj qeverie është që të arrij tani ta kompenson kohën e humbur në ri ngritjen e këtij instituti dhë bërjen pa vonesë të padisë kundër shtetit serb. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke  marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës deklaroi se instituti për krimet e kryera gjatë luftës do të jetësohet vetëm me përkushtimin e të gjithëve dhe këtu nuk duhet bojkotuar as hezituar për bashkëpunim dhe dokumentim të fakteve. Ai ka thënë se do të jetë e vështirë që t’i adresojnë të gjitha krimet e kryera, andaj duhet një̈ angazhim më i madh në këtë drejtim.

Krijimi i këtij instituti ishte iniciuar në mandatin e kaluar të Qeverisë Kurti që u ndërpre pa mbushur dy muaj, vitin e kaluar, kurse tani në këtë̈ mandate të ri  ai tha se vetëm po vazhdohet me fazën e dytë që do të përgatisë koncept-dokumentin e krimeve të kryera gjatë luftës. Zvarritja shumëvjeçarë  e kësaj çështje,  sipas Kurtit, ka krijuar edhe vështirësi  në  adresimin e të gjitha krimeve të kryera, sepse  familjarët e viktimave kanë humbur besimin dhe ky është një rrezik që po kanoset tani, andaj duhet një angazhim më i madh në këtë drejtim sepse  janë 13 mijë persona të vrarë gjatë luftës, dhe dëmi është edhe më i madh si ekonomik ashtu edhe në aspekte tjera, kështu që padija duhet të jetë komplete dhe shumë përmbajtësore. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka qenë shumë e drejtpërdrejtë duke thënë se deri tani ka munguar vullneti politik në adresimin e këtij problemi, duke shtuar se mbështetja e kësaj ministrie dhe Qeverisë nuk do mungojë asnjëherë, pasi që ka edhe një mobilizim të organizatave që punojnë me qytetarët për ti dëshmuar e argumentuar të gjitha krimet serbe. Ne këto angazhime të përgatitjeve të padisë për krimet e kryera të rënda sikur që është masakra dhe gjenocidi, duhen që të bashkëpunojnë të gjithë përfaqësuesit e partive, sidomos ata që e kanë edhe profesion këtë lëmi, por edhe të angazhohen ekspertë të lëmive të ndryshme që padija të argumentohet me fakte. Janë  në pyetje veprat gjenocidiale që i ka krye Serbia, ndaj një populli të pa përgatitur dhe të pambrojtur i cili as që ka qenë i armatosur e as që e ka sulmua Serbinë, por në të kundërtën Serbia me ushtrinë, policin si dhe me paramilitaret e saja ka bërë krime të rënda duke ua vënë flaken shtëpive të fshatrave dhe qyteteve shqiptare ne Kosove, dhe njëherit duke vra pleq, të rijnë, fëmijë dhe të tjerë të dy gjinive, dhe me ketë ka shkaktua vrasjet ma mizore që nuk mbahen në mëndë veprime të kati lloji. Më e vështira e kësaj është se viktimat e vrara i kanë bartur në shtetin e tyre në Serbi, për të humbur gjurmët e varrimit, prandaj që nga lufta e deri më tani ende nuk ju dihen varret e tyre. Për një përgatitje të aktpadisë ndërkombëtarë për gjenocid duhet të punohet në formë kompakte nga njohës të lëmive të ndryshme, dhe mos të harrohet se regjimet serbe kanë bërë krime  ndaj popullit tonë në shumë raste,  edhe në të kaluarën e qysh nga viti 1877-78 dhe më vonë,  si në vitin 1913 e shume vite tjera të mëvonshme,  e sidomos edhe gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore. Nëse bëhet një përgatitje e tillë voluminoze me fakte dhe argumente të gjitha gjasat janë që gjyqi ndërkombëtarë do ta ndaj drejtësinë ashtu si është e argumentuar, dhe shteti serb do të shpallet shtet gjenocidial dhe do të duhet ti paguaj të gjitha reparacionet-dëmet e luftës për shumë vite, krejt në këtë padi duhet që shteti amë i Shqipërisë ta ngrit aktakuzën në emrin e Kosovës, me që ne ende nuk jemi shtet i pranuar në OKB.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".