Nga egoja e çmendur vetëm për pushtet, opozita tani e gatshme që të “kallë” krejt shtetin!

Nga egoja e çmendur vetëm për pushtet, opozita tani e gatshme që të “kallë” krejt shtetin!
Nga egoja e çmendur vetëm për pushtet, opozita tani e gatshme që të “kallë” krejt shtetin!

Skender Mulliqi

  • 13 June 2021 - 08:45

Shkruan:ANALISTI: Skënder Mulliqi

Edhe në temën e vazhdimit të bisedimeve më Serbinë, si temë e interesit shtetëror e nacional, opozita  po vepron sikur ka te bëjë më një shtet apo qeveri të një shteti të huaj?!Nuk po kanë turp së Kosovën e kanë pru në kriza të vazhdueshme institucionale , në kriza ekonomike dhe politike. Nuk  po kanë turp fare së shumicën e popullatës e kanë sjellë në gjendjen e lypsarit. E varfëruan popullin dhe shtetin e vet skajshmërisht duke e vjedhur! Krijuan pa perspektivë , krijuan gjendje dërmuese duke i detyruar rininë tanë të largohen masovikisht nga Kosova.

Janë pikërisht këta të zhurmuesit  që sot janë në opozitë, ata që na e  instaluan krim të organizuar dhe korrupsion , duke na lënë të izoluar , duke na lënë të pa inkuadruar në strukturat e BE-së. Në politikat e jashtme ishin edhe më të dobët. Dërguan diplomatë kurrfarë në shtetet të cilat e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Madje ,  disa nga këta diplomatë   shkaktuan skandale tashmë të njohura për opinionin e gjerë publik.  Kur bëhet fjalë për bisedimet më Serbinë , nuk u treguan të përgatitur  të ballafaqohen më palën serbe. Bënë lëshime të mëdha në dëm të Kosovës në shumë marrëveshje të firmosura,  nga Grupi i Unitetit fillimisht, e pastaj lëshimet karshi palës serbe i vazhduan Thaçi dhe Mustafa më Demarkacionin, më Fusnotën dhe më Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe më kompetenca ekzekutive. Dhe , po mos të ishte kancelarja Merkel , dhe po mos të binte Tramp nga pushteti , Kosova më gjasë do të ndahej mbi baza etnike .Të gjitha këto të liga kanë ardhur prej tyre dhe tash kur kemi qeverinë e re , këta si në kor janë orientuar kundër saj, pa marr parasysh së apo punon ajo mirë apo keq. Opozitës po shihet ashiqare së po i intereson kthimi i pushtetit .Në vend që të bashkëpunojnë më qeverinë duke krijuar unitet , së në pyetje është fati i Kosovës , këta po sillën në mënyre nonshallante e në mënyrë jo institucionale. Gjitha këto lëshime i shkaktuan vet, e tash po ja gjuajnë  fajin pushtetit, thua së Kurti ka shkop magjik për të zgjidhur problemet e grumbulluar 20 vjeçare te tyre. Garda e vjetër reaksionare politike, nuk po e pranojnë verdiktin e pushtetit si e drejtë fundamentale e sistemit shumë partiak pluralist.  Mjaftë në këtë shtet ka sunduar mos  përgjegjësia dhe mos llogaridhënia politike. Është koha e funksionimit të shtetit ligjor dhe shtetit demokratik. Është koha që edhe Serbisë hegjemoniste ti tregojmë së Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.  Këtë gjë ishte dashur ta këtë parasysh edhe Opozita e cila në kuvend nuk  po është  konstruktive.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".